Page 240 - Demo
P. 240


                                    Lexim plotësuestë besoj që një fjalë e ngrohtë, një e kapur për dore, një vështrim me mirësi, nuk do të merrte prej meje atë që dëshironte, kurse ti në thelb je njeri i mirë dhe i butë (kjo që vijon nuk do që ta kundërshtojë këtë, unë flas vetëm për atë shëmbëlltyrë tënden që ka vepruar mbi fëmijën), mirëpo jo çdo fëmijë ka këmbënguljen dhe guximin që të kërkojë aq gjatë sa të vijë mirësia. [...]Mjetet e tua të edukimit në vitet e hershme sot natyrisht që nuk mund t’i përshkruaj drejtpërdrejt, por ato mund t’i përfytyroj duke i nxjerrë me prapavajtje nga vitet e mëpasme dhe nga mënyra se si e trajton ti Feliksin. [...][...] Më kujtohet p.sh. se si shpesh jemi zhveshur së bashku në një kabinë. Unë thatanik, i dobët shpatullngushtë, ndërsa ti i fortë, i gjatë, shpatullgjerë. [...] Të isha mirënjohës që së paku dukeshe sikur nuk e vije re hallin tim të madh, isha gjithashtu krenar për trupin e tim eti. Ky ndryshim mes ne të dyve ekziston në mënyrë të ngjashme edhe sot e kësaj dite. Kësaj i përgjigjej edhe mbisundimi yt shpirtëror. Ti kishe arritur të ngjiteshe aq lart vetëm me forcat e tua, prandaj dhe kishe një besim të pakufi te mendimi yt. Kur isha fëmijë, kjo nuk më verbonte dhe aq shumë sa kur nisa të rritesha e të bëhesha burrë. Mbështetur në poltronin tënd, ti qeverisje botën. Pikëpamja jote ishte e drejtë, gjithë të tjerat ishin të marra, allasoj, të çmendura, jonormale. Vetëbesimi yt ishte aq i madh sa që nuk duhej as të ishe konsekuent e prapseprapë nuk rreshtje së pasuri të drejtë. Mund të ndodhte që për diçka ti të mos kishe ndonjë mendim e për rrjedhim gjithë mendimet e tjera që do të ishin të mundshme për këtë çështje, duhej të ishin pa përjashtim të gabuara. P.sh., ti mund të shaje çekët, pastaj gjermanët, pastaj hebrejtë dhe jo ndonjë përzgjedhje prej tyre por në tërësi, e tek e fundit nuk mbetej askush tjetër përç teje. [...] Guximi, vendosmëria, besimi, gëzimi për këtë ose atë gjë, nuk zgjasnin deri në fund, në rast se ti ishe kundër tyre ose thjesht edhe kur merrej me mend kundërshtimi yt; e ai mund të merrej me mend thuajse për gjithçka që bëja unë. Kjo lidhej si me mendime, ashtu edhe me njerëz. [...][...] bota u nda për mua në tri pjesë, në njërën ku jetoja unë, skllavi, nën ligje që ishin shpikur vetëm për mua e veç kësaj, shkakun nuk e dija pse, asnjëherë nuk mund t’u përgjigjesha, pastaj në një botë të dytë që ishte pafundësisht larg simes, ku jetoje ti, që merreshe me qeverinë, me shpërndarjen e urdhrave dhe me kokëçarjet që sillte mosrespektimi i tyre e së fundi në një botë të tretë, ku jetonin njerëzit e tjerë të lumtur e të lirë prej urdhrave dhe bindjes. [...] Më kujtohet se si po shëtisnim njëherë me ty dhe mamanë, ka qenë te sheshi i Jozefit, në afërsi të bankës së sotme të Landeve, e unë fillova të flas si një budalla mburravec, superior, krenar, i qetë (kjo ishte e pavërtetë), i ftohtë (kjo ishte e vërtetë) e duke belbëzuar, sikurse flas më së shumti me ty, për gjërat interesante, ju qortova ju që nuk më kishit udhëzuar, që më ishte dashur t’i merrja udhëzimet nga shokët nxënës, që kisha qenë në buzë rreziqesh të mëdha (këtu gënjeva siç e kam zakon në mënyrë të pacipë, për të treguar se jam guximtar, pasi për shkak të natyrës së pacipë, për të treguar se jam guximtar, pasi për shkak të natyrës sime të frikur, unë nuk kisha ndonjë përfytyrim të qartë për “rreziqet e mëdha”, hiq mëkatet e zakonshme të shtratit që bëjnë fëmijët e qytetit) dhe në fund dhashë të kuptohej që tani për fat i di të gjitha, që nuk kam më nevojë për këshilla dhe që gjithçka është në rregull. Rëndësi kishte që së paku fillova të flisja për atë gjë, sepse më jepte kënaqësi që të paktën të flisja, pastaj prej kureshtjes e së fundi për t’u hakmarrë disi për diçka ndaj jush. Ti në përputhje me natyrën tënde e more këtë shumë thjeshtë, the pak a shumë që mund të më jepje mua një këshillë se si mund t’i bëja këto gjëra pa rrezik. Ndoshta unë kisha dashur pikërisht ta joshja një përgjigje të tillë, ajo i përgjigjej sensualizmit të fëmijës së dendur mirë me mish dhe me të gjitha gjërat e tjera të mira, turpërisht pasiv, që gjithë kohën merrej me vetveten, megjithatë ndjenja ime e jashtme e turpit m’u lëndua kaq shumë ose unë besova se duhej të isha lënduar aq shumë saqë kundër vullnetit tim nuk fola më me ty për këtë gjë dhe me fodullëk e ndërpreva bisedën aty. 238
                                
   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243   244