Page 241 - Demo
P. 241


                                    Lexim plotësuesNuk është e lehtë ta gjykosh përgjigjen tënde të atëhershme, më njërën anë ajo kishte diçka të hapët që të dërrmon, në një kuptim primitiv, më anën tjetër ajo ishte, për sa i takon pedagogjisë, e shpenguar në një mënyrë mjaft të kohës. Nuk e di se ç’moshë kisha atëherë, me siguri jo më shumë se 16 vjeç. Për një djalosh të tillë ishte megjithatë një përgjigje shumë e çuditshme dhe distanca që kemi ne të dy nga njëri-tjetri e tregon veten edhe në këtë, që ky ishte në të vërtetë mësimi i parë i drejtpërdrejtë jetëpërfshirës që kam marrë unë prej teje. Mirëpo kuptimi i tij i vërtetë, që erdhi e u zhyt qysh atëherë brenda meje, por që m’u shfaq përgjysmë në vetëdije vetëm më vonë, ishte si vijon: ajo për të cilën ti më këshilloje, sipas mendimit tënd e ca më shumë sipas mendimit tim të atëhershëm ishte më e pista gjë që mund të ekzistonte. [...] Këtë pafajësi të ndërsjellë unë mund ta shoh krejt qartë edhe për arsye se midis nesh ndodhi sërish rreth 20 vjet më vonë një përplasje e ngjashme në rrethana krejt të tjera si fakt i tmerrshëm, në vetvete megjithatë shumë më pak i dëmshëm, pasi ku mund të gjeje më tek unë si 36-vjeçar ndonjë vend që edhe mund të dëmtohej. E kam fjalën për një bisedë të shkurtër në njërën nga ato ditë të trazuara pasi që unë njoftova për qëllimin tim të fundit për t’u martuar. Ti më the mua pak a shumë: “Me sa duket, ajo do të ketë veshur ndonjë bluzë të zgjedhur siç dinë të zgjedhin çifutkat e Pragës e ti natyrisht që menjëherë vendose të martohesh me të. Dhe aty për aty e me të shpejtë, për një javë, nesër, sot. Nuk arrij të të kuptoj, je tanimë burrë, je në qytet dhe nuk di të bësh ndonjë gjë më të mirë sesa të martohesh menjëherë me një x njeri çfarëdo. Nuk ka mundësi të tjera? Në qoftë se ti vetë ke frikë, do të shkojmë aty së bashku.” Ti në të vërtetë fole më gjatë e më qartë, por hollësitë nuk më kujtohen më, ndoshta edhe m’u turbulluan pak sytë, po interesohesha tani më shumë për mamanë e cila, edhe pse krejt në një mendje me ty, prapëseprapë hoqi diçka nga tryeza dhe doli me të jashtë dhome. Nuk më ke poshtëruar ndonjëherë më shumë me fjalë e nuk ma ke treguar ndonjëherë më qartë përbuzjen tënde. Kur më fole në mënyrë të ngjashme 20 vjet më parë, në sytë e tu do mund të shihej deri dhe respekt për çunakun e qytetit të pjekur para kohe, i cili sipas mendimit tënd mund të udhëhiqej në jetë drejtpërdrejt e pa spërdredhje. Sot ky lloj respekti vetëm sa mund të rrisë përbuzjen, pasi djaloshi që në atë kohë kishte marrë një vrull, ka ngecur në vend e ty nuk të duket aspak më i pasur në përvojë, por 20 vjet më i mjerë. [...] Tani, për sa u përket përpjekjeve të mia për martesë ti mund të më japësh disa përgjigje dhe e ke bërë këtë: ti s’mund të kishe shumë respekt për vendimin tim, kur unë e prisha dy herë fejesën me F. dhe dy herë e lidha sërish, kur unë ju tërhoqa me vete më kot ty dhe nënën për fejesën time në Berlin etj. Të gjitha këto janë të vërteta, po si erdhi puna deri këtu? Mendimi bazë në të dyja orvatjet për martesë ishte krejt korrekt: të krijoja një vatër timen familjare, të bëhesha i pavarur. Një mendim ky që për ty është simpatik, vetëm se në realitet ai i ngjan pastaj asaj lojës së fëmijës, ku njëri mban dorën e tjetrit, madje e shtrëngon atë, dhe thërret: “ik pra tani, ik, përse nuk ikën?” Çka e ndërlikon edhe më shumë rastin tënd është çështja që ti këtë “po ik pra!” e ke thënë qyshkur sinqerisht dhe qyshkur, pa e ditur, vetëm nëpërmjet qenies tënde më ke mbajtur mua, apo më saktë më ke shtypur. Sado që të dyja vajzat ishin zgjedhur rastësisht, ato prapëseprapë qenë zgjedhur jashtëzakonisht mirë. [... ] Asnjëra nga ato vajza nuk më ka zhgënjyer, vetëm se unë i kam zhgënjyer ato. Gjykimi im për to është sot i njëjti si atëherë kur desha të martohesha me to. [...]. E pse atëherë nuk u martova? Pati pengesa të veçanta si kudo, mirëpo jeta përbëhet nga përballimi i pengesave të tilla. Ajo më kryesorja, pengesë që mjerisht nuk varej nga rastet e veçanta, ishte që unë, me sa duket, shpirtërisht jam i paaftë të martohem. Kjo e gjen shprehjen e vet në faktin që prej çastit kur vendos të martohem, nuk mundem të fle më, më përvëlon koka ditë e natë, ajo nuk është më jetë, endem poshtë e përpjetë i dëshpëruar. Nuk janë shqetësimet ato që e shkaktojnë në të vërtetë të gjithën, sado që zymtësia dhe pedanteria ime sjellin pa dyshim edhe ato një mori shqetësimesh, 239
                                
   235   236   237   238   239   240   241   242   243   244   245