Page 242 - Demo
P. 242


                                    Lexim plotësuespor nuk janë ato vendimtaret, ato vërtet përfundojnë punën si krimbat mbi një kufomë, por ajo që më jep goditjen vendimtare është diçka tjetër. Është trysnia e përgjithshme e ankthit, e dobësisë e vetëpërçmimit. Po përpiqem ta shpjegoj më nga afër: këtu në përpjekjen për t’u martuar vijnë e bashkohen më fort sa asgjëkund tjetër dy gjëra në dukje të kundërta. Martesa është pa dyshim garancia për vetëçlirimin dhe pavarësinë më të prerë. Unë do të kisha një familje, ajo më e larta që mund të arrijë njeriu sipas mendimit tim, e pra edhe më e larta që ke arritur ti, unë do të isha i barasvlershëm me ty, i gjithë turpi dhe e gjithë tirania e përjetshme do të ishte pas kësaj thjesht histori. Sidoqoftë i gjithi një përfytyrim përrallor, por ja që këtu ndodhet pikëpyetja e madhe. Është shumë, është tepër, kaq shumë nuk mund të arrihet. Është njëlloj sikur të jesh i burgosur dhe të mos kesh vetëm qëllimin për t’u arratisur, çka do mund të arrihej, por njëkohësisht edhe qëllimin që ta transformosh burgun në një kështjellë dëfrimesh për vetveten. Mirëpo në qoftë se arratisesh, nuk mund të transformosh diçka dhe në qoftë se je duke transformuar diçka nuk mund të arratisesh. Në qoftë se unë dëshiroj të bëhem i pavarur në marrëdhënien e veçantë fatkeqe që kam me ty, atëherë duhet të bëj diçka që mundësisht të mos ketë asnjë lidhje me ty; martesa është me të vërtetë gjëja më e madhe dhe të jep pavarësinë më të nderuar, mirëpo është njëkohësisht në lidhje të ngushtë me ty. Prandaj të kërkosh të dalësh së këndejmi ka në vetvete diçka të çmendur e kjo gati dhe e ndëshkon çdo orvatje. Dhe është tamam kjo lidhje e ngushtë që pjesërisht më josh mua për t’u martuar. Mendoj për atë barasvlershmëri që do të lindte midis nesh, të cilën ti do ta kuptoje si askush tjetër, do ta kuptoje aq bukur ngaqë unë atëherë do mund të bëhesha një bir i lirë, mirënjohës, i dhimbsur, i kënaqur. Mirëpo me qëllim që të arrihej kjo, do të duhej të bëhej sikur s’ka ndodhur gjithçka që ka ndodhur, d.m.th. ne do të duhej t’i hiqnim vizën vetvetes. Ndërsa kështu siç jemi, martesa për mua është diçka e mbyllur, pasi ajo është territori yt vetjak. Nganjëherë e përfytyroj të shpalosur hartën e globit dhe ty të shtrirë tërthor mbi të. Atëherë mua më ngjan sikur do të vlenin për jetën time vetëm ato vise që ose ti nuk i mbulon, ose që janë larg kapjes tënde. Dhe këto, në përputhje me përfytyrimin që unë kam për madhësinë tënde, nuk janë vise të shumta dhe as shpresëdhënëse, e sidomos martesa aty nuk gjendet. [...] Por pengesa më e rëndësishme është bindja e patundur që për të mbajtur familjen e aq më shumë për ta drejtuar atë është e domosdoshme ajo çka unë kam parë te ti, bile të gjitha së bashku, të mirat dhe të këqijat, sikurse janë të bashkuara te ti në mënyrë organike, pra forca dhe përqeshja e të tjerëve, shëndeti dhe njëfarë mungese mase, gojëtaria dhe mbyllja ndaj të tjerëve, vetëbesimi dhe pakënaqësia me çdo njeri tjetër, epërsia ndaj botës dhe tirania, njohja e njerëzve dhe mosbesimi ndaj shumicës së tyre, pastaj edhe përparësi pa ndonjë të metë, si: zelli, qëndrueshmëria, syçeltësia, guximi. [...] [...] Natyrisht në realitet gjërat nuk mund të përputhen kështu me njëra-tjetrën sikurse dëshmitë në letrën time, pasi jeta është më shumë si një lojë durimi; megjithatë me korrigjimin që rrjedh prej kësaj ndërhyrjeje, një korrigjim që unë nuk mundem dhe nuk dëshiroj ta shtjelloj në hollësi, është mbërritur sipas mendimit tim diçka kaq e afërt me të vërtetën, saqë mund të na qetësojë pak ne të dy e të na e bëjë më të lehtë jetën dhe vdekjen. FrancFranc Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër, shqip nga Ardian Klosi, Fjala 2016, f. 333-372]• Çfarë tiparesh do të donte djali të shihte te babai? Në tabelë del se cilësitë që Kafka dëshiron t’i ketë babai përkojnë paradoksalisht me imazhin që Kafka ka për veten. 240
                                
   236   237   238   239   240   241   242   243   244   245   246