Page 25 - Demo
P. 25
Në Evropën Qendrore, në prag të shekullit XX, u zhvillua një traditë kulturore që zuri fill me Floberin dhe Dostojevskin dhe vazhdoi me Prustin, Xhojsin e T. Manin. Në gjurmët e të parëve dhe përkrah grupit të dytë, Kafka konsiderohet si një nga mjeshtrit e mëdhenj të romanit bashkëkohor. Proza evropiane arriti majat e shprehjes artistike në atë masë që mund të konsiderohet “klasike” edhe falë veprës aluzive, simbolike, aktuale dhe sugjestionuese të Kafkës. Në veprën e këtij dëshmitari dhe viktime të perëndimit të perandorisë austro-hungareze, trazira shoqërore u ngërthye me trazirën vetjake: sëmundjen e pashërueshme, tiraninë e babait, punën në institucione burokratike. Kafka, pararendës i ekzistencializmit, nuk bën pjesë në asnjë rrymë letrare specifike: ka disa pika takimi me ekspresionistët, por ndryshon prej tyre për shkak të perspektivës më të gjerë dhe faktit që konsiderohet si pararendës i surrealizmit dhe i realizmit magjik.Franc Kaf kaJeta dhe vepraMuzeu i Franc Kafkës në PragëFranc Kafka në muzeumin Grevin të figurave prej dylli në Pragë.JetaNëpunësi shkrimtar. Franc Kafka1 lindi në Pragë më 3 korrik 1883, në një familje me origjinë hebreje. Ai frekuentoi liceun gjerman dhe, pas mëdyshjes për të studiuar kimi ose gjermanistikë, u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1906. Ai u edukua me etikën e fitimit dhe të suksesit, pasqyrë e së cilës ishte aktiviteti tregtar fatlum i babait Herman. Pas praktikës së detyrueshme pranë gjykatave të Pragës dhe punës në filialin triestin të Sigurimeve të Përgjithshme, ai punoi në vitet 1908-1922 pranë Institutit të Sigurimeve për Aksidentet në Punë. Në Pragë, qendër e kulturës së Evropës Qendrore, Kafka gjeti një ambient kulturor shumë të gjallë ku përplaseshin, në një integrim dhe pasurim reciprok, tri kultura: sllave (çeke), gjermane dhe hebraike. Gjatë ditës ai bënte me përkushtim punën e tij monotone, ndërsa natën shkruante. Në vitet 1910-1913, ai udhëtoi nëpër Evropë me mikun dhe biografin e tij, Maks Brod (1884-1968). Ai studioi gjuhën hebraike dhe tregoi interes për Hasidizmin2. Sëmundja. Në vitin 1917 iu shfaqën shenjat e tuberkulozit dhe pesë vite më pas ai doli në pension të parakohshëm. Kafka qëndroi shpesh në sanatoriume dhe qendra kuruese në Çekosllavaki, Gjermani, Austri etj. Ai e shihte sëmundjen si ndëshkim për fajet ndaj babait dhe të dashurës së tij Felisës, por edhe si çlirim nga çdo detyrim mondan dhe garanci e lirisë së tij. Marrëdhënia me babanë dhe gratë. Kafka pati një marrëdhënie të mundimshme me babanë dhe me vajzat me të cilat nuk mundi të martohet. Lidhja torturuese pesëvjeçare (1912-1917) me berlinezen Felisë Bauer ndikoi në krijimtarinë e tij. Në vitin 1919 Kafka njohu Julia Vohrizekun, por babai nuk e lejoi që të martohej me vajzën që rridhte nga një familje e thjeshtë. Kafka e shprehu mllefin e tij në Letër babait (nëntor 1919), ku përshkruan arsyet e kontradiktave me babanë, si dhe moskuptimin dhe mungesën e komunikimit normal me të. Në vitin 1920, Milena Jesenskája filloi përkthimin e veprës së tij 1 Kavka në gjuhën çeke (forma çeke e mbiemrit Kafka) do të thotë “sorrë”. Kafka ka shkruar: “...dhe sorrat pohojnë se mjafton një sorrë e vetme që të shkatërrojë qiellin”.2 Hasidizmi, një degë e Judaizmit e themeluar në shekullin XVIII në Evropën Perëndimore, kultivon metodat e lidhjes shpirtërore me Zotin përmes lutjes së thelluar, pasi është arritur një gjendje e caktuar shpirtërore.Edhe kultura çeke ushtroi tek ai [...] një ndikim vendimtar [...] prirja për metafizikën, dashuria për aspektet realiste të botës [...] ëndrra, ironia dhe kthjelltësia racionale.Maks Brod23

