Page 26 - Demo
P. 26
në gjuhën çeke. Lidhja me Milenën rishfaqi problemin e marrëdhënies së Kafkës me universin femëror: martesa i prishte vetminë që ishte premisë e domosdoshme për aktivitetin si shkrimtar. Kafka e gjeti qetësinë vetëm në vitin e fundit të jetës së tij me Dora Diamantin, me të cilën kaloi në Berlin muajt e fundit të jetës vetëm duke shkruar. Në vitin 1924 u kthye në Pragë, por shëndeti i tij u përkeqësua. Ai u shtrua në një sanatorium pranë Vjenës (Kierling) ku u nda nga jeta më 3 qershor 1924; u varros në Varrezën e hebrenjve në Pragë. Veprat e KafkësTregimet dhe novela. Krijimtaria e Kafkës është e shkruar e gjitha në gjuhën gjermane. Kafka, përjetësisht i pakënaqur me veprën e tij, botoi pak tregime. Aspektet psikologjike dhe kulturore dalin në tregimet e gjata dhe në disa tregime të shkurtra që ilustrojnë alegorinë boshe. Romanet. Ndonëse të pambaruara, tri romanet e tij [Amerika, Procesi, Kështjella (1910-1924)], të botuara pas vdekjes, e rritën dhe e lartësuan deri në madhështi figurën e Kafkës. Ditarët, Aforizma e Fletore. Në vitin 1910 filloi të shkruajë Ditarët ku zunë vend mendimet, ndjenjat, përsiatjet filozofike, ëndrrat, dëshirat, vegimet e Kafkës për veprat e tij. Pas vdekjes së Kafkës, u botuan 109 Aforizmat e Zyraut me titullin Konsiderata mbi mëkatin, dhimbjen, shpresën dhe udhën e vërtetë, si dhe Fletoret format tetësh. Letra, ese, shkrime pune. Pas vdekjes së Kafkës janë botuar: Letër babait, Letrat Felisës, Letrat Milenës, Letrat Otlës dhe familjes, Letrat 1922-1924, Letrat e fundit prindërve, Një tjetër shkrim, korrespondencë 1904-1924 (me Maks Brodin). Amerika. Adoleshenti gjashtëmbëdhjetëvjeçar, naiv, i butë dhe bujar, Karl Rosman, i dëbuar nga prindërit, niset nga Praga për në Nju Jork. Aty takon xhaxhain senator, i cili e merr në shtëpinë e tij. Meqë shkon pa lejen e xhaxhait në një vilë jashtë qytetit, xhaxhai nuk e pranon më në shtëpi. Ai bie pre e francezit Delamarsh dhe e irlandezit Robinson, prej të cilëve humbet punën në hotelin “Oksidental”. Pas disa peripecish largohet pasi gjen punë si teknik në teatrin e Oklahomës. Romani përshkohet nga motivi i mjedisit Alegorizmi kafkian nuk komunikon një mesazh qartësisht të kuptueshëm apo një tezë të saktë e racionale. Kafka paraqet një ngjarje për “të thënë tjetër gjë”, që mbetet e padeshifrueshme dhe e papërshkrueshme. V. Benzhamin (1892-1940) e quan “alegori boshe”, sepse i ngarkon objektet dhe hollësitë me një vlerë të fortë alegorike, nuk i referohet një sistemi të qëndrueshëm e të pranuar vlerash, por pyet me këmbëngulje për të gjetur kuptimin dhe nuk merr përgjigje.Veprat e Kafkës1905 - Përshkrimi i një beteje1907 - Përgatitje dasme në provincë1908 - Soditje/ Meditim [18 proza]1910 - Fillon të shkruajë Ditarët1912 - I humburi ose Kaldajisti (kapitulli i parë i romanit Amerika); Dënimi/Vendimi1915 - Metamorfoza [në revistë]1916 - Metamorfoza [libër]1919 - Në koloninë ndëshkimore; Letër babait; Një mjek fshati (14 tregime mes të cilëve edhe Përpara ligjit, parabola çelës për interpretimin e romanit Procesi); 1922 - Një artist urie [4 proza]1923 - Strofulla; Një grua e vogël; Jozefina, këngëtarja ose Populli i minjve1924 - Kështjella1926 - Procesi 1927 - Amerika1931 - Gjatë ndërtimit të murit kinez (37 tregime mes të cilëve Strofulla)24

