Page 27 - Demo
P. 27


                                    armiqësor që i kundërvihet njeriut. Çdo vend i përshkruar ka përmasa thuajse irreale: korridore, labirinte, shkallë pa mbarim. Karli, i pafuqishëm të reagojë ndaj forcave të jashtme që veprojnë kundër vullnetit dhe ndërgjegjes së tij, mbetet një i përjashtuar, një nomad, pa qëllim dhe pa rrënjë. Procesi. Në pensionin e punonjësit të bankës, Jozef K., njeri i mirë dhe i ndershëm, shkojnë dy policë me një urdhër paraqitjeje nga gjykata për një krim të papërcaktuar. Ngjarjet zhvillohen në pension, në bankë, në kafene, në katedrale. Pak personazhe kanë emra; shumica janë personazhe simbolike e konvencionale pa emra (gjyqtari, hetuesi, avokati, komisari, xhaxhai, prifti, piktori, xhelatët, rojet). Jozef K. i drejtohet një avokati, i cili i shpjegon se këto procese zgjidhen me korrupsion dhe intriga. K. nuk resht së provuari rrugët ligjore, edhe pse kontakti me organizatën misterioze dhe gjigante e bën të ndihet gjithmonë e më i brishtë dhe i pambrojtur. Gjyqi është një institucion i plotfuqishëm dhe i kudondodhur (në katet e fundit dhe në papafingot e pallateve). K. e kupton se nuk mund t’i shpëtojë procesit, as të hyjë në mbretërinë superiore të ligjit dhe as ta kuptojë doktrinën e tij. Të dielën në mbrëmje, dy burra me të zeza e marrin dhe e çojnë në periferi. Aty, njëri nga xhelatët, i ngul thikën në zemër. Kështjella. Arëmatësi K. arrin një mbrëmje te Hani i Urës së fshatit ku do të punojë. Ai kërkon që të takojë autoritetet e kështjellës që ndodhet mbi fshat, por rrethohet nga një mur mosbesimi. Kështjella është seli e një burokracie të tmerrshme, e rregulluar nga një hierarki e ndërlikuar, që e drejton fshatin me ligje në kundërshtim me çdo moral dhe logjikë. Atij i caktojnë dy ndihmësa dhe lajmëtari i kështjellës i dorëzon një letër të nënshkruar nga Klam, ku i garantohet mbështetje e plotë. Në hotelin e zotërinjve, të rezervuar për personelin e kështjellës, K. njeh të dashurën e Klamit, Friedën të cilën mendon ta përdorë për të hyrë në kështjellë. Por çdo orvatje rezulton e kotë: Kryetari i Bashkisë i thotë se nuk ka nevojë për arëmatës, Frieda e braktis. K. takon sekretarin e Klamit, i cili i thotë se nuk mund të flasë me Klamin. Arëmatësi nuk mbërrin kurrë në kështjellë: nuk arrin të bëjë gjë tjetër, veçse t’i sillet përqark asaj. Tematika e krijimtarisë letrare të KafkësNë veprat e Kafkës me vlera të larta artistike, hasen tema të larmishme dhe të rëndësishme, të tilla si: moskomunikimi, moskuptimi, papërshtatshmëria me mjedisin rrethues dhe pamundësia për të qenë pjesë aktive e botës; ankthi (për shkak të pasigurisë dhe të Autobiografia dhe historia në veprën e KafkësGjendja e njeriut si transkriptim i autobiografisë Kushtet historike që ndikuan në vepërvetmia e autorit (“...unë jetoj në familje... më i huaj se një i huaj. Me nënën time nuk kam shkëmbyer... më shumë se njëzet fjalë mesatarisht në ditë, me babanë... një përshëndetje”)konflikti me babanë (Letër babait)arratisja nga jeta dhe dashuria (prishja e fejesave)gjendja hebraike e të “çrrënjosurit” (ndjen në vetvete përplasjen mes kulturave të ndryshme)vetëdija e ankthshme e dështimeve (“...një imazh i jetës sime do të ishte ai i një purteke të kotë ...”)perandoria austro-hungareze (kërcënim i kudondodhur mbi kombet dhe minorancat e shtypura)teknologjia (sundimi i saj shkakton tjetërsimin e njeriut)burokracia anormaleshqetësimet që mbart me vete qytetërimi modern(pamundësia e shpëtimit nga çdo shoqëri)Kritika vlerëson që vepra e Kafkës interpreton dhe përçon pa asnjë lloj nënshtrimi: 1. gjendjen tragjike të njeriut; 2. brishtësinë dhe vetminë e njeriut bashkëkohor;3. dëshpërimin për gjendjen e njeriut të hedhur si një gur në një botë armiqësore për të; 4. mosbesimin ndaj jetës; 5. mospranimin dhe refuzimin e vetëdijshëm dhe të ankthshëm të arsyeve që e poshtërojnë njeriun.Njeriu nuk mund të rrojë pa një besim të qëndrueshëm në diçka të pathyeshme. E pathyeshmja dhe besimi qëndrojnë vazhdimisht të fshehur.Kafka25
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31