Page 28 - Demo
P. 28
pamundësisë së shpëtimit të njeriut nga çdo shoqëri); konflikti me babanë; sundimi shtypës i teknologjisë mbi njeriun; burokracia anormale e shoqërisë moderne (që thërrmon aspiratat e njeriut); sikleti i qytetërimit; vetmia; absurdi; tjetërsimi; mungesa e autenticitetit; përjashtimi; “i huaji”; brishtësia e njeriut etj. Temat e kanë burimin në kontrastin e thellë mes protagonistëve dhe realitetit që i rrethon, të cilin personazhet e Kafkës janë të paaftë ta pranojnë. Në novelat dhe romanet e tij mbizotëron moskuptimi, makthi, halucinacioni, ankthi i “heshtjes së Zotit”.Burokratizmi. Kafka akuzon në veprat e tij sistemin shoqëror burokratik antinjerëzor dhe kritikon sistemin e drejtësisë. Protagonisti i Procesit është viktimë e sistemit dhe njëkohësisht fajtor si pjesë përbërëse e aparatit burokratik. Procesi kundër tij është një organizim i përsosur veprimesh e njerëzish që arrestojnë njerëz të pafajshëm, sajojnë procese të pakuptimta. Të njëjtin qëndrim mban edhe për burokracinë e përçudnuar te romani Kështjella.Vetëgjykimi, faji, gjyqi. Kafka dominohej nga një “parim autoriteti” shtypës, një lloj nënshtrimi jokritik ndaj një autoriteti të paidentifikuar.1 Nga ana tjetër, ai kishte edhe një ndjenjë të lartë përgjegjësie ndaj babait që duket qartë në Letër babait. Parimi i autoritetit shndërrohet në një vetëgjykim të pamëshirshëm: njeriu pranon një ligj të nevojshëm, të barabartë, superior dhe të paparashikueshëm, me të cilin ai megjithatë nuk përshtatet. Jozef K. i bën gjyqin vetes: ai ndihet fajtor, si pjesë përbërëse e organizimit burokratik, për marrëdhëniet me vartësit dhe me femrat. Ideja e fajësisë së përgjithshme përshkon romanin Procesi. Ndëshkimi, shtypja, ndjenja e fajit bëhen gjendja absolute e njeriut dhe alegori e pakuptimësisë së jetës. Në një shoqëri të pakuptueshme, absurde dhe persekutuese, protagonistët e romaneve i nënshtrohen asaj dhe duhet të shlyejnë një faj, i cili ndonjëherë është i panjohur edhe për ata vetë. Te Kështjella, ligji i zotërinjve të kështjellës duket arbitrar dhe i pakuptueshëm për arëmatësin; te Procesi, sistemi i gjykatësve dhe gjykatave vepron sipas mekanizmave misteriozë, në një atmosferë ëndrre të ankthshme. Për Kafkën gjyqi është drejtësia më e lartë, forca vepruese e ligjit suprem njerëzor, dënimi për veprimet e gabuara të kryera në jetë. Ndjenja e drejtësisë supreme dhe të paparashikueshme shfaqet te Procesi: Jozef K. nuk u bë i vetëdijshëm për pamjaftueshmërinë e tij, nuk pranoi t’i nënshtrohej me përulësi vullnetit të diçkaje “të vërtetë” dhe të “pamatshme” me të, sepse shpresonte që pafajësia nuk mund të ndëshkohet. Kafka përmbys vizionin ideal të drejtësisë që i garanton individit jetën dhe e mbron nga arbitrariteti. Në një sistem me vlera të përmbysura, drejtësia funksionon sipas ligjit të më të fortit, protesta e rëndon fajin: lloji i fajit varet nga ç’mendojnë gjykatësit dhe jo nga çfarë ka bërë i gjykuari. Veçoritë e krijimtarisë letrare të KafkësKafka konsiderohet si një shkrimtar emblematik i shekullit XX për shkak të veçorive letrare, të tilla si: konceptimi universal, misteri, absurdi, problematika fetare, gjuha personale dhe origjinale etj. Misteri në veprën e tij lind nga personazhe të paqarta, vende të zymta dhe të pasigurta, aparate burokratike anonime të papërcaktuara. Figurat e tregimeve dhe temat e letrave të Kafkës, për shkak të imazheve të forta të krijuara nga ai, janë ngulitur në imagjinatën kolektive, janë shndërruar në motive të reja që përfaqësojnë situata universale. Këto situata emblematike bëjnë që mbiemri kafkian të përshkruajë Ti për mua more mbi vete atë gjë enigmatike që kanë të gjithë tiranët, e drejta e të cilëve nuk mbështetet mbi të menduarit po mbi personin e tyre. [...] Përpara teje, kisha humbur besimin në vetvete, në shkëmbim të një vetëdije të pakufishme faji.“Letër babait”Egon Shile, Inspektori i përgjithshëm Benesk dhe djali i tij Oto (1913).Piktura tregon pasojat rrënuese psikologjike që shkakton figura autoritare e babait, që e shtyp djalin me imponimin e modelit të tij jetësor.1Për më tepër shih faqen 237-24126

