Page 29 - Demo
P. 29


                                    rrethana dhe situata të veçanta absurde, misterioze, të ankthshme, shqetësuese dhe armiqësore, në të cilat njeriu lëviz ngathtas dhe mërzitshëm. Termi kafkianparashtron kompleksitetin ekstrem të një shkrimtari, i cili paraqet krizën e identitetit të njeriut modern të vetmuar e të paaftë për ta interpretuar realitetin, si dhe nevojën e jashtëzakonshme për raportin me të vërtetën, me të mbinatyrshmen, me ligjin e jetës. Në shkrimin e tij të qartë dhe të saktë, del në pah e mistershmja, ajo që është absurde dhe e frikshme për jetën e individit. Lexuesi futet në situata paradoksale dhe të pashpjegueshme që bien ndesh me çdo arsye e logjikë. Gjuha dhe stili. Kafka krijoi një gjuhë të hirshme dhe elegante: të pastër, rigoroze, “protokollare”. Në veprën e tij bashkekzistojnë paralelisht dimensioni realist dhe ai simbolik. Ai përshkruan me saktësi realitetin (njerëzit, objektet, ambientet) që përmban kuptime simbolike, thuajse metafizike. Ai ndërtoi një gramatikë që i shërbeu për të shprehur një realitet “pa gramatikë”, të dykuptimtë dhe të largët për arsyen e njeriut. Ai e përdori saktësinë e gjuhës dhe të shprehjeve origjinale, me idenë që arti nuk paraqet realitetin, por karakterin iluzor të tij në dritën e një të vërtete superiore. Në veprat e tij ai përdor alegorinë boshe, nëpërmjet së cilës zbulon çarjen mes të veçantës dhe universales, humbjen e sigurive dhe bindjeve të njeriut të shek. XX, i cili është i dënuar që të mos kuptojë edhe pse tek ai mbetet e gjallë dëshira e zjarrtë, në disa aspekte edhe fetare, për të deshifruar misterin e botës. Alegoria boshe te Kafka lind nga arsye psikologjike (konflikti me babanë, që përfaqëson misterin e ligjit, të autoritetit, të kuptimit) dhe nga arsye kulturore (kultura hebraike, bindja e saj mistike ndaj një Ligji misterioz).Problematika fetare. Një vend qendror në shkrimet e Kafkës zë “rreziku i madh i humbjes së rrugës të drejtë”. Individi ndjen vazhdimisht dhimbjen e të qenit i përjashtuar, provon një ndjenjë të fortë faji, ndjen praninë e Hyjnisë që, në vetvete është dashamirëse, por që nuk tregon dashamirësi për njeriun. Mes njeriut të përhumbur, pa identitet dhe Hyjnisë ekziston një humnerë e pakalueshme. Dëshpërimin, tipik hebraik, të njeriut pa atdhe dhe pa identitet, Kafka e shfaq në disa motive: ndjenja e përjashtimit; ndjenja e fajit për shkak të mospërkatësisë në një kontekst social e territorial; kërkimi i vetvetes dhe i një mjedisi ku njeriu mund të integrohet. Kallamishte që e rreh era. Protagonistët e veprave të Kafkës konstatojnë kufizime të përjetshme. Ata nuk mund t’i kapërcejnë pengesat dhe problemet që hasin. Brishtësia e njeriut kafkian rrjedh nga dështimi i pashmangshëm, nga mosgjetja e rrugëdaljes, nga paaftësia e tij për të kuptuar arsyet dhe logjikën e dështimit. Një mekanizëm i errët dhe i pamëshirshëm e shtyp njeriun dhe jeta e tij, një varg përpjekjesh të Xhovani Fatori (1825-1908), Juga e bardhë.Protagonistët e veprave të Kafkës goditen nga fati si “kallamishtet në erë”, ose si kjo pemë e goditur nga Juga e bardhë në bregun e detit Tirren.Si hebre, nuk ishte asimiluar tërësisht nga bota e krishterë, si hebre jobesimtar - sepse i tillë ishte prej natyre - nuk i përkiste tërësisht komunitetit hebraik. Si gjermanisht-folës, nuk u përkiste tërësisht çekëve. Si hebre gjermanishtfolës, nuk u përkiste tërësisht gjermanëve bohemë. Si bohem, nuk i përkiste tërësisht Austrisë. Si nëpunës i një zyre sigurimesh, nuk i përkiste tërësisht borgjezisë. Si bir i borgjezisë, nuk i përkiste tërësisht klasës punëtore. Nuk i përkiste as zyrës së tij, sepse e ndjente veten shkrimtar. Nuk ishte as shkrimtar, sepse i sakrifikonte forcat e tij krijuese për familjen. G. Anders27
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33