Page 30 - Demo
P. 30


                                    dëshpëruara, përfundon me humbje: Arëmatësi përjashtohet nga bota e kështjellës emblematike, pa komunikuar me personazhet e saj, ndërsa Jozef K. dënohet pa e mësuar akuzën. Por ai nuk rresht së hetuari kundër një muri heshtjeje: ai persekutohet padrejtësisht, por nga krenaria dhe etja për dituri, ai është i paaftë të vërë në diskutim veten dhe të pranojë ekzistencën e misterit. Ai është i bindur se ka të drejtën e një shpjegimi racional dhe se mjafton të jesh i ndershëm dhe i drejtë. Këmbëngulja e tij e pareshtur për gjetjen e arsyes, e bëjnë atë një Faust modern. Konceptimi humanist. Kafka nuk mban qëndrim të nënshtruar dhe as viktimizues. Kafka e donte jetën. Fakti që ai e ndjente botën ku jetonte si një botë pa dritë, nuk e shoi tek ai dashurinë dhe ankthin për jetën. Rrugët që ai sugjeron për t’u çliruar nga kjo botë pa dritë janë disa: rruga fetare, soditja artistike, shkrimi etj. Veprat e Kafkës shprehin vuajtjen shpirtërore e fizike të njeriut të vetmuar, të tjetërsuar e të pashpresë, i cili shtypet, poshtërohet, nëpërkëmbet nga sistemi dhe nga familja. Por njëkohësisht, në mënyrë të tërthortë dhe shprehëse, ato tregojnë me insistim aspiratën e njeriut për të jetuar në një botë të lirë, të sigurt e humane1, ku gjithkush e gjen diku kuptimin dhe qëllimin më të lartë të jetës. Kafka, i torturuar por jo i shkatërruar, e gjeti rrugën për të çliruar forcat e shpirtit te shkrimi, të cilin ai e konsideronte një “formë lutjeje”. Kafka shkruante që të mos humbiste veten. Shkrimi ishte për Kafkën i vetmi atdhe i mundshëm që i dha kuptim jetës së tij. Për Kafkën shkrimi shërben si terapi shpëtuese, ndërsa arti i jep kuptim jetës. 1 Human: ndjenja të larta e fisnike, dashuri e thellë për njerëzit, kujdes për mirëqenien e njerëzve, qëndrim njerëzor.Dimensioni luftarak i protagonistëve kafkianëProcesi; Kështjella Jozef K. dhe Arëmatësi K. nuk heqin dorë dhe nuk tërhiqen deri në fund nga qëllimi i tyre.Përballë ligjit Fshatari nuk resht së pyeturi për arsyen e gjendjes së tij si i përjashtuar, as në momentin kur ai nuk mund të drejtojë trupin e ngurtësuar dhe nuk i ka mbetur edhe shumë për të jetuar. Metamorfoza Gregori Samsa, edhe nga burgu i trupit të tij kafshëror, aspiron gjithmonë ta prishë gjendjen e tij si i përjashtuar, të nisë një raport komunikimi me familjarët e tij.Vepra e Kafkës mund të shihet si dëshmi e pamëshirshme e vullnetit të njeriut për të mos u mposhtur… Mbetet “jo”-ja e tij ndaj arsyeve që poshtërojnë njeriun në tokë, “jo”-ja e tij më e ankthshme dhe më e vendosur që ka tingëlluar ndonjëherë në botën bashkëkohore pa iluzione, por të pabraktisur nga vetëdija.Xh. Pampaloni28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34