Page 32 - Demo
P. 32


                                    14. Zbërtheni karakterin humanist të veprës së Kafkës.15. Përse Kafka konsiderohet si një shkrimtar emblematik i shekullit XX? 16. Çfarë rëndësie pati krijimtaria e Kafkës në letërsinë e shekullit XX? 17. A duhet të gjykojmë të tjerët? 18. Si ndiheni kur e dini se çdo veprim juaji gjykohet nga kushdo, kurdoherë, kudo? 19. Mendoni se gjykimi i të tjerëve duhet të shkaktojë ndonjërin nga pohimet e dhëna në tabelë?Gjykimi i të tjerëve shkakton: po jo s’e di1 mbyllje në vetvete2 shkëputje nga njerëzit3 dëshirë për të mos pasur marrëdhënie me askënd4 dëshirë për të shmangur të tjerët5 dëshirë për të mos rënë në sy6 dëshirë për të qenë askushi7 dëshirë për të mos vepruar20. Vetëgjykimi është i dëmshëm apo një lloj katarsisi? Argumentoni përgjigjen tuaj.Fjala dhe përdorimi i saj21. Çfarë parashtron termi kafkian ?22. Me ç’mjete stilistike arrin Kafka të realizojë vërtetësinë e padiskutueshme dhe karakterin përgjithësues të veprës së tij?23. Pse Valter Benzhamin e quan alegorizimin e shkrimtarit “bosh”? Detyrë 1. Studioni fushën leksikore të fjalëve: gjyq, gjykim, vetëgjykim, vetëgjyqësi. Bëni dallimin mes fjalëve “vetëgjykim” dhe “vetëgjyqësi”. Analizoni raportin mes gjyqit dhe vetëgjykimit, si të ndërlidhur në mënyrë të pashmangshme me njëri-tjetrin në funksion të idesë së Kafkës: “Fajësia është gjendje, në të cilën ndodhemi të gjithë pavarësisht fajit”2. Studioni fushën leksikore të fjalëve: human, humanist, humanizëm. Interpretoni konceptimin humanist të Kafkës, i cili duket sikur bie ndesh me idenë e tij të njeriut si “kallamishte në univers”. 3. Sipas njërit prej interpretimeve të parabolës së treguar nga prifti: “...gjykata e papafingove mund të shihet si autoriteti fetar hebraik, ndërsa sistemi gjyqësor si gjyqi universal: procesi kundër Jozef K., është Gjyqi i mbramë, ankthi i Jozef K. është ankthi i njeriut që e di që një ditë do t’i bëhet gjyqi, por nuk e di me saktësi ditën e gjykimit, për cilat nga veprimet e tij mund të gjykohet, nga kush etj.”. Po ju, si mendoni? 30
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36