Page 33 - Demo
P. 33


                                    Një mëngjes, komisionieri i shitjeve Gregor Samsa e gjen veten të transformuar në një insekt gjigant që nuk arrin të zbresë nga shtrati për të shkuar në punë. Ai duhet të punojë që të paguajë borxhet e babait të tij. Ndërkohë që pështjellimi i familjarëve të tij – babai, nëna, motër Greta – shtohet me kalimin e kohës, Gregori përpiqet t’i përshtatet në njëfarë mënyre situatës së jashtëzakonshme ku ndodhet duke u ndërgjegjësuar dalëngadalë për trupin e ri. Tregimi përshkruan modifikimin e të gjitha raporteve familjare me Gregorin. Duket sikur Kafkës i interesojnë më shumë këto “metamorfoza të vogla” të përditshme sesa “metamorfoza e madhe” fillestare. Ndërkohë që mirëkuptimi i nënës nuk arrin të konkretizohet në shprehje dashurie, babai dhe motra shprehin qartë gjithnjë e më shumë urrejtje dhe neveri. Tani që Gregori nuk mund të punojë më, e gjithë familja është e detyruar të bëjë sakrifica, të rinisë aktivitetet e mëparshme, ta kthejnë shtëpinë në pension. Me inisiativën e motrës, mbas përplasjes me babanë, Gregorin e mbyllin me çelës në dhomën-burg dhe presin me indiferencë vdekjen e tij. Shërbëtorja që një mëngjes zbulon kufomën e tij, e largon atë me plehrat e tjera. Me një ndjenjë lehtësimi, familjarët vendosin StrukturaMetamorfoza, novela më e famshme dhe më e vlerësuar e Kafkës, është një nga veprat e pakta të tij që autori, në testamentin e tij, e përjashtoi nga djegia. Kafka e krijoi “historinë e shkurtër” të Gregor Samsës për 21 ditë (17.11.1912 - 7.12.1912) dhe e botoi për herë të parë në vitin 1915, në revistë. Novela ndahet në tre kapituj me gjatësi të njëjtë. Protagonisti rrethohet nga raporte treshe: në dhomën e tij hyhet nga tre dyer; tre janë gratë e shërbimit që ndërrohen në çdo kapitull; tre janë qiraxhinjtë që banojnë në shtëpinë e tyre; duket sikur Gregori e prish harmoninë e familjes perfekte të përbërë nga tre vetë: babai-nëna-motra.Kapitulli 1 Zgjimi i Gregorit, “dialogu” me familjarët dhe me punëdhënësin, përplasja e parë me babain që e rifut në dhomën e tijKapitulli 2 Raportet e përditshme me nënën dhe motrën, përplasja e tmerrshme me babanëKapitulli 3 Përgatitja e vdekjes së Gregorit, deri në finalen çliruese ANALIZË E VEPRËSMetamorfoza [Shndërrimi] Situata çuditshme e Gregorit realizohetnë vizatim, nga kontrasti mes pamjes si insekt dhe veshjes si nëpunës.Gregori, i bindur ndaj detyrës, ulet me plogështi në tryezën e shkrimit me shumë sirtarë.Gregori Zhan Mishel Folon, Gregori, Ilustrim për Metamorfozën e Kafkës (1934), akuarel31
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37