Page 34 - Demo
P. 34


                                    të bëjnë piknik jashtë qytetit. Tregimi mbyllet me zotin dhe zonjën Samsa që admirojnë vajzën e tyre dhe thurin projekte për të ardhmen e saj.Temat e novelësInati, dhimbja, faji, ndëshkimi, borxhi, sakrifica përbëjnë bërthamën tematike të novelës. Kuptimet e saj të shumta dalin nga jeta e Kafkës: martesa e dështuar me Felisë Bauerin dhe tensioni në familje për shkak të mosinteresimit të tij për fabrikën e kunatit. Fantazia e Kafkës ndezi idenë për t’u shndërruar vërtet në atë parazit që e kalon ekzistencën e tij të kotë në një qoshe të shtëpisë prindërore ashtu si në ata muaj, dukej se e konsideronin, babai, nëna dhe motra. Faji dhe konflikti me babanë. Tema e fajit lidhet me figurën e babait: pamundësia për ta dashur babanë dhe për të qenë në lartësinë e duhur, ngjalli te Kafka një ndjenjë faji të pafund, mbyllje në vetvete, heshtje, mllef, brejtje ndërgjegje. Te Metamorfoza, ndjenja e fajit arrin një dimension absolut dhe metaforik dhe ndëshkimi i fajit nuk ka arsye logjike. Faji i Gregorit është i lidhur me fill të dyfishtë me pafajsinë. Insekti-parazit është fajtor sepse i poshtëron familjarët e tij dhe, me paaftësinë për të vepruar, nuk ua lehtëson turpin. Por ai është i pafajshëm pikërisht nga ky pasivitet dhe sepse figura e babait tiranik e dënon që të mos rritet, por të mbetet në një gjendje fëminore. Asgjësimi i ndjeshmërisë dhe i vetëdijes njerëzore. Gregori nuk është vetëm një person që pëson një transformim tronditës për shkak të konfliktit me babanë, por ai gjatë gjithë tregimit është edhe një natyrë e tjetërsuar, e pështjelluar. Ai i thotë lexuesit që absurdiështë norma e vërtetë, rregulli i zakonshëm i marrëdhënieve njerëzore, sidomos familjare. Pas shndërrimit në insekt, Gregori, deri në asgjësimin e vetvetes, jeton si parazit në familje. Në saje të temës së fajit dhe të asgjësimit, realizohet revolta kundër organizimit tiranik të familjes: Gregori, duke urryer trupin e tij, për të cilin ai provon neveri dhe turp, e degradon lidhjen biologjike në formën e tmerrshme e dëshpëruese të insektit, dhe ua ofron familjarëve të tij si imazh të dashurisë. Natyra egoiste e marrëdhënieve familjare. Metamorfoza e Gregorit nxjerr në pah paradoksin e mundimeve të tij dhe natyrën egoiste të familjes. Episodi i Gretës që i bie violinës, ndërsa e shtyn Gregorin të dalë nga topitja e tij kafshërore dhe të shijojë një emocion të brendshëm, tregon ndryshimin mes tij dhe familjarëve. Për ata, shfaqja e vajzës, për të cilën qiraxhinjtë tregojnë interes, shmang pasojat ekonomike që do të shkaktonte largimi i tyre. Logjika ekonomike i karakterizon ata edhe në momentin e çlirimit, pas vdekjes së Gregorit: braktisja e shtëpisë së maktheve për një apartament më të vogël është një biznes i leverdisshëm. Babai, nëna, motra jetojnë në një univers moral të papajtueshëm me atë të Gregorit. Hapësira dhe kohaDhoma e Gregorit është strehë dhe burg për të. Tregimi, deri në vdekjen e Gregorit, zhvillohet brenda shtëpisë. Dhoma e Gregorit është vendi i kufizuar i “pushtetit” të tij. Gregori gëzohet kur mbyllet me çelës natën dhe shkëput çdo lidhje me botën e jashtme. Në mëngjes, kur dyert ishin mbyllur, të gjithë donin të futeshin tek ai, ndërsa tani që njërën derë e kishte hapur vetë dhe të tjerat ishin hapur me siguri gjatë ditës, nuk vinte më njeri, madje edhe çelësat vareshin nga jashtë derës. Dyert dhe hapja e tyre marrin vlerë simbolike. Element i rëndësishëm është edhe dritarja, e cila shfaqet si mundësi arratisjeje, por edhe si shenjë e pamundësisë për ta realizuar atë. Pas përplasjes së parë me babanë, ndryshon marrëdhënia e Gregorit me familjarët. Gregori nuk e zotëron më lirinë e tij. Kur Gregori i plagosur vërtitet si një plak “Metamorfoza është një parabolë së cilës i është hequr çelësi i interpretimit. Çdo fjali thotë: më interpreto, por asnjëra nuk e toleron interpretimin.” T. U. Adorno“Autobiografia dhe historia përzihen te Kafka dhe ai duket gjithmonë e më shumë si gjyqtar e profet i gjithë pjesës së parë të shekullit XX të Evropës Perëndimore”. F. Fortini32
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38