Page 35 - Demo
P. 35
invalid në dhomën e tij, familja, me neveri, e hap derën e dhomës së ndenjjes në orën e darkës. Tani, ai mund “të marrë pjesë” në ribashkimin familjar dhe ta sodisë atë nga një largësi vetmitare. Koha. Struktura përsëritëse dhe torturuese e pjesës së parë ecën paralel me stabilizimin e gjendjes metamorfike të Gregorit. Ngjarja ndodh në harkun kohor të thuajse tre muajve. Përcaktimet kohore janë të rralla: momenti i vdekjes së Gregorit (“ora 3 e mëngjesit”) dhe specifikimi i muajit pranveror (“Ishte fundi i marsit”). Metamorfozarealizon asgjësimin progresiv të perceptimit hapësirë-kohë. Sistemi i personazheveBabai është figurë qendrore e novelës. Babai përfaqëson parimin e autoritetit, atë që drejton jetën e familjarëve si ushtarak dhe tiran. Aspektet burrërore, shenjat e agresivitetit dhe të komandimit hasen edhe te personazhet e tjera. Përqark Gregorit lëvizin figura që shumëfishojnë dhe riprodhojnë tipare force dhe komandimi. Shtrëngim grushtesh, goditje tavoline, trokitje në derë, përplasje e çizmeve në dysheme, sharje dhe mallkime me tërbim, janë veçori që kalojnë nga babai te Greta, te gratë e shërbimit, te qiraxhinjtë. Nëna qëndron larg kësaj tipologjie. Vetëm ajo arrin të interpretojë mendimin dhe botën e brendshme të djalit. E megjithatë, roli i saj gjatë tregimit është i reduktuar (me përjashtim të faqeve të fundit). E paaftë të shprehet, nuk luan asnjë rol në fatin e Gregorit. Nëna qëndron e mbyllur në heshtjen e saj, në një gjumë prej të sëmure, gjë që e bën të verbër dhe të pafuqishme për t’u përballur me dhimbjen: ajo është emblemë fizike e durimit dhe e nënshtrimit. SPITALIdhoma e ndenjjes dhe e ngrënies (këtu, më vonë, do të flejë Greta)përfaqësuesibabainënatrokitja e parë,e lehtë e babaitTAVOLINAdhoma e prindërve(dhe e qiraxhinjve më vonë)FOTO EGREGORITDIVANITRYEZA E SHKRIMITFOTO E ZONJËSME PELIÇEKREVATIdhoma e GregoritKOMOJA DHE ZILJAmotradhoma e Gretës(dhe e prindërve, më vonë)trokitje të lehta të nënëshyrjedera e hyrjeskorridorshkallë kuzhinashërbëtorjakuzhinierjakorridorRruga SharlotenSkema e apartamentit të familjes Samsa. Ilustrohen skenat e para të novelës, manovrat e “rrethimit” të dhomës së Gregorit nga ana e familjarëve dhe e përfaqësuesit të zyrës.V. Nabokov, Leksione letërsie, 198233

