Page 36 - Demo
P. 36
Greta është personazh i paqartë, dyzim i babait, bashkëpunëtore e tij. Në tërësinë e tekstit, prania e saj është thelbësore dhe komplekse. Ajo brenda vetes është e ashpër dhe e dhunshme. Në faqet përpara “kthesës” së saj, Kafka thekson elementet naive dhe fëminore të Gretës që janë në kontrast me shpërthimin e saj rebel prej të rriture në kapitullin e dytë, ku ajo bëhet forca lëvizëse e vërtetë e veprimit, ajo që ka në dorë jetën e Gregorit, në të mirë e në të keq. Figura e saj nuk paraqitet monolite si ajo e babait, e qiraxhinjve, e përfaqësuesit të zyrës. Ajo është një personazh konfliktual ku autori përmbledh karakteristikat e Felisës dhe të motrës Otla. Një marrëdhënie e përzemërt mes vëllait dhe motrës del nga ngjashmëria mes emrave GREgor dhe GREta. Kur Gregori mbulon me trupin e tij pikturën e zonjës me gëzof, përqafimi erotik metaforik, provokon te Greta një shpërthim të dhunshëm të xhelozisë që nxjerr në pah natyrën e sëmurë të kësaj marrëdhënieje, dëshirën për përjashtim, për posedim reciprok dhe paralajmëron ndëshkimin e vëllait. Kafka përmbys karakterin linear të romanit të edukimit, tek i cili protagonisti rritet në mënyrë graduale derisa fiton një rol prej të rrituri në shoqëri. Historia e Gregorit është relacioni i mosrritjes. Lufta e njeriut-insekt për t’u njohur nga “norma” thyhet menjëherë nga sistemi i jashtëm që refuzon, e lufton, e përpin njeriun “ndryshe”. Me metamorfozën e tij, Gregori kërcënon dhe vë në provë normalitetin e familjarëve të tij egoistë dhe shpirtvegjël; pështjellon, për pak kohë, botën e tyre konvencionale; i çjerr maskën natyrës së tyre anormale dhe perverse. Pas vdekjes së tij, babai, nëna dhe motra, çlirohen nga prania fizike e fajit. Vdekja e Gregorit është rilindje për familjarët e tij, që e fshijnë dhe e harrojnë pa ndjenjë faji. Stili i Kafkës Stili rrëfimtar origjinal i Kafkës krijohet nga kundërvënia formë-përmbajtje, struktura formale që e paraqet kaosin si të rregullt, stili çorientues për shkak të tensionit mes stilit dhe përmbajtjes. Realiteti i shpërbërë, paraqitet me një formë kompakte. Kafka nuk e imiton realitetin: ai paraqet ferrin ekzistencial me një formë të rregullt dhe normale. Këndvështrimet janë të shumëfishta, por asnjëri prej tyre nuk mbisundon mbi të tjerët. Kafka, edhe pse merr shpesh dhe hapur këndvështrimin e Gregorit, bën që ai të mos bëhet kurrë dominant. Zëri rrëfimtar nuk është i gjithëdijshëm. Si trajtë ligjërimi, Kafka përdor rrëfimin në ligjëratën e zhdrejtë të lirë në raportet e Gregorit me babanë dhe me motrën në mënyrë që të përshkruajë e të bëjë komente për ngjarjet, të shprehë mendimet dhe emocionet e tyre. Ai përdor shprehje dhe ndajfolje që të bëjë të duken “të natyrshme” lidhje inekzistente. Në qendër të parashtrimeve ndodhet gjithmonë, të paktën në 8/10 e tregimit, bota psikologjike e pasigurt e Gregorit: mendimet, shqetësimet, emocionet, vlerësimet për botën e jashtme dhe njerëzit. Me optikën e një “fajtori”, vështrimi i një njeriu-insekt nuk ka akses në botën e të rriturve, mbetet i mbërthyer brenda një regresioni fëminor. Këndvështrimi fëminor dhe naiv mund të regjistrojë vetëm një sekuencë të copëzuar ngjarjesh, pa e rindërtuar plotësisht kuptimin. Tipar tjetër i novelës është fragmentarizmi: shkrimi i tij priret të copëzohet e të shpërbëhet. Interpretimet e novelësNovela sugjeron kuptime dhe interpretime të shumta. Ajo konsiderohet si një vepër e hapur për lexime dhe interpretime. Kafka e pështjellon lexuesin me një sërë pyetjesh, prandaj, pasi lexon novelën, ai pyet veten: Kujt i referohet aludimi për fajin? Është një qortim i Gretës për vëllanë? Është ndjenja e zakonshme e fajit që e torturon Gregorin? Është një reflektim i zërit rrëfyes? Stili i \i ngjan një raporti shkencor ose madje një procesverbali gjyqësor.MitnerËshtë e ligjshme të pyesim: Cili është interpretimi korrekt? Nuk dihet dhe, tek e fundit, s’ka rëndësi... Bukuria e historisë qëndron te misteri i saj, dhe vetëm kështu mund të kënaqemi me poetikën e saj shumë të fortë, me mesazhin e saj tronditës njerëzor. I. A. Kiuzano. “Metamorfoza” nuk propozon aq shumë dramën e djalit të shtypur nga babai sesa atë të njeriut të paaftë për të dashur, që refuzon jo vetëm “luftën” (te kjo vepër zhduket edhe lufta me babanë), por çdolloj “aspirate”, “hovi”, qoftë edhe fetar, që përpiqet t’i çlirojë njerëzit nga topitja. V. Maistrelo34

