Page 39 - Demo
P. 39


                                    Një mëngjes, teksa u zgjua në shtratin e tij nga ëndrra të shqetësuara, Gregor Samsa e pa veten të shndërruar në një insekt të stërmadh1. Rrinte i shtrirë mbi kurrizin e tij rrashtëfortë, kur ngrinte pak kokën, shihte një bark të rrumbullt e të kaftë, të ndarë nga harqe të ngurta, mbi të cilin kuverta e krevatit një e dy rrëshqiste. Këmbët e tij të shumta2, fije të holla mjerane në krahasim me pjesën tjetër masive të trupit, valëviteshin pa kuptim para syve të tij.“Ç’të ketë ndodhur vallë me mua?” - mendoi ai3. Nuk ishte në ëndërr4. Dhoma e tij, dhomë e vërtetë njerëzish, edhe pse e vogël, ndodhej si gjithmonë midis atyre katër mureve të mirënjohura. Përmbi tryezë, mbi të cilën ishte shpërhapur një koleksion mostrash të ndryshme, nga ato që tregtonte Samsa si komisioner, rrinte varur portreti që ai kishte prerë para disa kohësh nga një revistë me ngjyra dhe e kishte vendosur në një kornizë të praruar. Ishte portreti i një zonjushe me kapelë dhe shall gëzofi, që rrinte ulur me trupin drejt dhe i dëftente shikuesit një tjetër gëzof për duart5, që i mbështillte thuajse krejt parakrahun6. Pas kësaj vështrimi i Gregorit u drejtua për nga dritarja, aty ku moti i ngrysur – mbi llamarinën e dritares dëgjoheshin pikat e shiut – e bëri shumë melankolik7. “Po sikur të flija edhe pak dhe t’i harroja gjithë këto marrëzira”, – tha ai me vete, mirëpo ishte punë që s’bëhej, sepse ai ishte mësuar që të flinte gjithmonë në anën e djathtë, e kështu siç ishte nuk rrotullohej dot deri në atë pozicion. Sado me vrull të FRAGMENTZgjimi i GregoritZgjimi i GregoritNë faqen e parë të novelës, mësojmë menjëherë se metamorfoza e natës e ka shndërruar Gregorin në një insekt. Gregor Samsa punon prej vitesh për të paguar borxhet e babait. Jeta e tij rrjedh monotone nëpër udhëtimet e tij të mundimshme e të vetmuara në provincë. Në botën anonime dhe të topitur të Gregorit, tjetërsimi i tij ka ndodhur ndër vite: ai e ka mbytur unin e tij në një punë të zymtë për familjen. I torturuar nga koha që kalon me shpejtësi dhe nga ftesat që familjarët i bëjnë që të ngrihet, Gregori gjithsesi nuk arrin të lëvizë. Nga dhomat ngjitur, babai, nëna dhe motra përpiqen të lidhen me të pa rezultat. Gregori e konstaton me natyrshmëri të qartë statusin e tij të ri. I vetmi mendim që e shqetëson është puna dhe pasojat që do të ketë familja e tij nëse atë e pushojnë nga puna për moskorrektësinë e tij. Drama e vërtetë e Gregorit, i cili refuzon të mbrohet në një botë ku njeriu poshtërohet, shtypet, nëpërkëmbet dhe degradon në thelbin e tij më intim, qëndron në natyrshmërinë me të cilën ai e pranon gjendjen e tij të re. 1 nga ëndrra... të stërmadh: Gregori është në shtrat kur kupton shndërrimin e tij të përbindshëm në insekt gjigant. Shndërrimi i pashpjegueshëm duket si pasojë e një makthi, e një procesi patologjik që ka ndodhur natën dhe për të cilin protagonisti bëhet papritur i vetëdijshëm, pas zgjimit të çuditshëm e të menjëhershëm në agim. 2 Këmbët e tij të shumta: fiziku i ndryshuar i Gregorit kryqëzohet me mendimin e tij ende njerëzor. Përshkrimi i insektit nuk është i përpiktë ose “shkencor”. Kafkës i intereson dukuria e shndërrimit dhe jo forma e jashtme e tij. Kafka i shkroi botuesit të tij që dizenjatori duhet krijonte një kopertinë që nuk do të ishte shumë analitike: “...po mendoja se ndoshta ai do të donte të vizatonte p.sh., insektin. Këtë gjë jo, të lutem, këtë gjë jo! [...] Ai nuk mund të shihet as nga larg.”3mendoi ai: fillon monologu i brendshëm i Gregorit, me këndvështrimin e të cilit paraqitet tregimi.4 Nuk ... ëndërr: kur situata paraqet problematikën e saj reale, Gregori uron që gjithçka të jetë produkt i fantazisë. 5 një tjetër ... duart: gruaja mban një cilindër peliçe ku futen duart dhe krahët për t’u mbrojtur nga të ftohtët. 37
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43