Page 40 - Demo
P. 40
bënte për nga ana e djathtë, kthehej përsëri po mbi shpinë. U përpoq ndoshta njëqind herë, duke mbyllur sytë për të mos i parë këmbët e tij përpëlitëse8, dhe hoqi më në fund dorë vetëm kur ndjeu në ije një dhimbje të lehtë e të mbytur, të cilën, s’e kishte provuar kurrë më parë. “Oh Perëndi, – mendoi, – ç’profesion të mundimshëm kam zgjedhur9! Ditë për ditë në udhëtim. Tensionet lart e poshtë janë shumë më të mëdha se vetë tregtia në qytetin tim, pastaj gjithmonë andrallat e udhëtimeve, frika se nuk kap dot trenat, ushqimi i çrregullt e i keq, komunikimi njerëzor që nuk është asnjëherë i vijueshëm, asnjëherë i ngrohtë. Vafshin të gjithë në djall!”10 Ndjeu përmbi bark një si të kruar të lehtë; u tërhoq shpinazi deri te koka e krevatit për ta ngritur kokën më mirë; e gjeti kësisoj vendin ku i kruhej, i cili ishte i qarkuar me shumë pikla të vogla të bardha, të cilat nuk i kuptonte; provoi ta prekë atë vend me njërën prej këmbthave, mirëpo sapo e çiku e përshkuan mornica të ftohta. Rrëshqiti sërish në pozicionin e mëparshëm. “E ka fajin ky zgjimi i hershëm, – mendoi, – ia mpin trutë fare njeriut të shkretë”. Pa e bërë gjumin e plotë, s’ka kuptim. Komisionerë të tjerë jetojnë si gratë e haremit11. Ja, kur vete unë bie fjala gjatë paradites në ndonjë kafene për t’i rishikuar porositë e kërkuara, i gjej aty ata zotërinj që hanë më nge mëngjesin e tyre. Pa ta provoj njëherë unë ashtu me shefin tim! Do të fluturoja brenda ditës nga puna. Mirëpo, nga ana tjetër, kështu është ndoshta shumë më mirë për mua. Do të kisha ikur prej kohësh nga ajo punë po të mos kisha hallin e prindërve, do të kisha kërkuar takim me shefin e do t’ia kisha thënë në fytyrë të gjitha çka më brejnë në zemër. Nga pulti duhej të rrëzohej ai tip! Zakon i çuditshëm, të hipësh në majë të pultit e të flasësh nga lart poshtë me punonjësit e tu, me ata të gjorë që duhet t’i vijnë fare afër, meqë shefi është i rënduar nga veshët. Megjithatë gjendja nuk është krejt e pashpresë, sepse sapo t’i kem mbledhur të hollat që më duhen dhe t’ia paguaj atij borxhet e prindërve – më shumë se pesëgjashtë vjet nuk ka për të zgjatur, merr fund puna. Pastaj vjen shndërrimi i madh. Mirëpo njëherë për njëherë më duhet të çohem, sepse treni niset në orën pesë12. Vështroi orën me alarm që ndodhej përmbi komo. “O Zot i madh!” – tha me vete. Kishte vajtur gjashtë e gjysmë, akrepat lëviznin të qetë përpara13, madje kishte kaluar edhe gjysma dhe tani po afrohej ora shtatë pa një çerek. Vallë të mos ketë rënë alarmi? Mirëpo nga krevati dukej mirë akrepi tjetër i vendosur në orën katër, patjetër që alarmi kishte rënë. Si mund të mos zgjohej nga ajo rrapëllimë që tundte mobiliet? Vërtet që nuk kishte fjetur i qetë, por ndoshta për këtë shkak kishte rënë në gjumë të thellë. Po tani, ç’të bënte? Treni i radhës nisej në orën shtatë; po të kërkonte ta kapte, do duhej të vraponte si i marrë, pale pa nuk kishte mbledhur ende koleksionin, pos që ndihej i lodhur e si i mpirë. Edhe po ta kapte atë tren, s’u shpëtonte dot dokëndisjeve të shefit, sepse i dërguari i zyrës patjetër që do kishte pritur te treni i orës pesë e pastaj do kishte 6 Përmbi tryezë... parakrahun: imazhi i ruajtur në kornizë, në pamje të parë, duket një hollësi dytësore ose analitike në stilin e tregimit natyralist. Pas përshkrimit të thjeshtë fshihet një temë me sfond seksual: fotografia e gruas përfaqëson dëshirën për t’u futur në dimensionin e të rriturve. 7 Dhoma e tij e beqarit sheh nga një godinë gri e zhytur në një peizazh me mjegull, në shiun e vazhdueshëm ngulmues që shoqëron gjithë tregimin.8 këmbët e tij përpëlitëse: këmbët e vogla që lëviznin pa pushim në boshllëk. 9 ç’profesion të mundimshëm kam zgjedhur! Te novela nuk del hapur autobiografizmi i Kafkës. Gregori refuzon të tregohet i tmerruar ose të ndiejë mëshirë për veten e tij; ai e drejton vëmendjen te vuajtja nga të metat banale të profesionit të tij. Te tragjedia e tij, ai kap vetëm pasojat praktike, në radhë të parë pamundësinë për t’u ngritur. Situata e krijuar ka avantazhet e veta: njeri i përgjegjshëm, punëtor e skrupuloz, e vetmja mbështetje e familjes në nevojë, Gregori bën një punë monotone ku bezdia kryesore është zgjimi herët. Ëndrrat e trazuara nga të cilat zgjohet mund të mendohen si dëshira të pavetëdijshme për t’u strehuar në një gjendje të tillë që i pengon materialisht përmbushjen e të gjitha detyrave që super-uni persekutor – nevoja dhe aspirata e babait – i imponon.10 Vafshin të gjithë në djall: motivi i punës rimerret dhe përpunohet në pjesë të ndryshme të novelës. 11 jetojnë si gratë e haremit: bëjnë jetë të mbushur me kënaqësi, si pashallarë. Gregorin e kanë shfrytëzuar dhe, si pasojë, kanë përfituar nga puna e tij, si kolegët e punës (shefi, përfaqësuesi i posaçëm) ashtu edhe familja e tij. 38

