Page 41 - Demo
P. 41


                                    njoftuar për mosardhjen e tij. Ajo qenie ishte një krijesë e shefit, pa shtyllë kurrizore e pa arsye në kokë. Po sikur të njoftonte se ishte i sëmurë? Vetëm se kjo do të ishte e rëndë dhe e dyshimtë, sepse në pesë vjetët që punonte në atë punë Gregori s’ishte sëmurur as dhe një herë. Shefi do të kërkonte patjetër ekspertizën e mjekut të sigurimeve shëndetësore, do t’u ankohej prindërve për dembelizmin e djalit të tyre e çdo kundërshtimi do t’i binte shkurt me kujtesën për mjekun e sigurimeve shëndetësore, njeri që i mbante të gjithë njerëzit e tjerë për të shëndetshëm, duke dalluar syresh vetëm nga ata që duan t’i bëjnë bisht punës. Në këtë rast do të kishte një çikë të drejtë, sepse Gregori, pavarësisht gjumit të gjatë që kishte bërë dhe një përgjumjeje pa vend, ndihej për bukuri, kishte bile edhe një uri të fortë14.Ndërkohë që i mendonte të gjitha këto me ngut të madh, pa arritur dot të merrte një vendim që të ngrihej nga krevati – në këtë çast ora ra shtatë pa një çerek – dikush trokiti lehtas te dera pranë kokës së krevatit. “Gregor, – u dëgjua zëri i nënës15, – ka shkuar ora shtatë pa një çerek. Nuk deshe të udhëtoje sot?” Sa të butë e kishte zërin nëna! Kurse kur dëgjoi të vetin t’i përgjigjej, Gregori u tmerrua, sepse pa dyshim që ishte zëri i tij i zakonshëm, vetëm disi ishte përzier aty një si fishkëllimë e dhimbshme, e cila i nxirrte njëherë fjalët të plota në trajtën e tyre, i shpërbënte pastaj aq keq sa nuk kuptohej më asgjë e sigurt16. Në të vërtetë, Gregori dëshironte t’i shpjegonte të gjitha, mirëpo në këto rrethana u mjaftua vetëm me: “po po, mama, po çohem”. Dera e drunjtë patjetër që nuk lejoi të diktohej ndryshimi në zërin e tij, sepse nëna u qetësua me këtë shpjegim dhe rrëshqiti tutje. Mirëpo kjo bisedë e shkurtër u kishte tërhequr pjesëtarëve të tjerë të familjes vëmendjen për faktin që Gregori, ndryshe nga ç’pritej, ndodhej ende në shtëpi. E kështu filloi të trokiste në njërën nga dyert anësore i ati, lehtë, por sidoqoftë me grusht17. “Gregor, Gregor, – bërtiti ai, – si është puna?” Pas një grime u dëgjua përsëri zëri i tij paralajmërues: “Gregor! Gregor!” – ndërsa nga dera tjetër anësore u ndje zëri i shqetësuar i motrës: “Gregor, nuk je mirë? Ke nevojë për gjësend?” Edhe nga njëra, edhe nga tjetra anë u nis përgjigjja e Gregorit: “Ja, gati jam”, me një mënyrë që përpiqej, mes pauzash të gjata midis fjalëve, të mos tregonte asgjë të veçantë në zë. Babai u kthye vërtet te mëngjesi i tij, kurse motra pëshpëriti: “Gregor, hape, të lutem.” Gregori as që e çoi nëpër mend që të hapte derën18, përkundrazi iu gëzua zakonit të hershëm prej komisioneri udhëtues që i kyçte gjithmonë dyert para se të flinte19. Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër, Shndërrimi, shqip nga Ardian Klosi, Fjala 2016, f. 140-14212 E ka fajin... pesë: pakënaqësia që ndjen Gregori për shefin rritet, sepse ai punon më shumë se kolegët e tjerë. Lexuesi informohet për një aspekt vendimtar për ngjarjen: Gregori duhet të punojë për të shlyer një borxh të prindërve të tij. 13 akrepat... përpara: protagonisti i shqetësuar e percepton kohën në mënyrë relative. 14 Edhe po... të fortë: Gregori radhit të gjitha pasojat e mundshme të vonesës së tij. Aspekti justifikues i argumentimit të tij nxjerr në pah një ndjenjë të pazgjidhshme faji ndaj prindërve dhe eprorit. 15 zëri i nënës: Paraqitja e personazheve zhvillohet si në teatër: kur nëna, babai, motra, përfaqësuesi i posaçëm dhe pak të tjerë “hyjnë në skenë”, lexuesi nuk di ende asgjë për ata. Lexuesi i njeh fillimisht vetëm në bazë të rolit të tyre, dhe asgjë më shumë, prandaj duhet t’i vëzhgojë lëvizjet e tyre me shumë kujdes, për të kuptuar funksionin që secili prej tyre merr në raport me Gregorin dhe në tërësinë e veprës. 16Kur dëgjoi...mirë: zëri i protagonistit fillon të modifikohet derisa në fund bëhet tërësisht i pakuptueshëm. 17 por sidoqoftë me grusht: është një gjest që, nëpërmjet cilësimit të forcës së babait, tregon pushtet dhe siguri. 18Gregori... derën: Narratori e shoqëron Gregorin në çdo lëvizje, na tregon vështrimet, ndjenjat, gjendjen shpirtërore, mendimet e protagonistit në mënyrë direkte dhe indirekte. 19 iu gëzua... flinte: nga dhomat ngjitur, familjarët bëjnë përpjekje të kotë për të komunikuar me të nëpërmjet dyerve, por dhoma e Gregorit duket si një lloj fortese e pamposhtur. Nuk do të vonojë që të kthehet në burgun e tij.39
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45