Page 42 - Demo
P. 42


                                    Metamorfoza e dyfishtë Ankthi për kohë-punënKafka përdor në hyrje të novelës skemën e përrallës. Në përrallat me kafshë personazhet marrin tipare dhe mendime njerëzore. Kafka e përmbys skemën: njeriu, pa dijeninë e tij, përfton pamje dhe sjellje kafshe, por i mbeten të pandryshuara qëndrimet, ndjenjat dhe dëshirat njerëzore. Metamorfoza e parë (kthimi nga njeri në insekt) jepet si një element i përftuar dhe i pamodifikueshëm. Metamorfoza e dytë, paralele me të parën, lind nga vështrimi i ndryshëm me të cilin sheh Gregori realitetin që e rrethon. Në mënyrë progresive, ai bëhet i vetëdijshëm: zbulon vështirësitë e para të komunikimit, analizon, vlerëson, merr vendime, i bën pyetje vetes, kërkon t’i japë një kuptim botës shtypëse dhe të pashpjegueshme.Reflektimet e para si insekt Gregori ia kushton punës së tij. Ndjenja e fajit për prishjen e rehatisë dhe të gëzimit të familjes së tij e bën Gregorin të identifikojë një kohë të dyfishtë: koha e pushimit dhe koha e punës me ritme mbytëse dhe orare fikse. Tiktaku i ziles së zgjimit bëhet lavjerrësi i shqetësimit mes detyrës dhe kënaqësisë, mes vullnetit për të respektuar rregullat dhe dëshirës për t’i shkelur ato dhe për të rifituar një kohë subjektive. Koha e komisionerit nuk parashikon sëmundje dhe ndërprerje pune. Çdo ndryshim krijon dyshime për dredhi, rrit urrejtjen reciproke të kolegëve. Pushteti i kohë-punës mund të pezullohet, por paguhet me vetminë e natës, në burgun e dhomës së mbyllur pa mëshirë me çelës. S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti1. Përmblidhni përmbajtjen e tekstit në dhjetë rreshta.2. Paragrafi i parë e njeh lexuesin me çfarë ka ndodhur. Në cilën hapësirë zhvillohet metamorfoza tronditëse?3. Ku ndodhet Gregori? ______________________________________________________________________4. Çfarë zanati ka Gregori Samsa? Çfarë raporti ka ai me punën e tij? E ka ndjenjën e detyrës? Ku del ajo në tekst? 5. Si sillej shefi me ata që mungonin në punë me njoftimin se ishin sëmurë? Si i ndante ai njerëzit? Kë përfaqëson shefi? Analizë përmes shembujve6. Në ç’vetë është rrëfimi? Përcaktoni pozicionin e rrëfimtarit. Dalloni pjesët përshkruese nga ato narrative.7. Identifikoni në tekst detaje, të cilat ndërtojnë sfondin e zhvillimit të ngjarjes.8. Interpretoni kuptimin e të dhënave për kushtet atmosferike të ditës kur ndodh ngjarja.9. Paragrafi i dytë përvijon imazhin e dhomës së Gregorit. Nënvizoni në tekst detajet e përdorura për këtë imazh.10. Gjeni detaje në tekst, të cilat na njohin me rutinën e përditshme të Gregorit para shndërrimit. Plotësoni më tej frazat e mëposhtme.ditë për ditë _____________________________________________________________________________________________________________________________________tensionet lart e poshtë _____________________________________________________________________________________________________________________gjithmonë andrallat _________________________________________________________________________________________________________________________frika se ____________________________________________________________________________________________________________________________________________ushqimi ___________________________________________________________________________________________________________________________________________komunikimi _____________________________________________________________________________________________________________________________________11. Gjeni në tekst pjesët ku Gregori flet për ndjenjën e fajit.12. Autori nuk e shpjegon arsyen e metamorfozës së Gregorit. Nga elementet e dhëna në tekst, bëni hipoteza:40
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46