Page 43 - Demo
P. 43


                                    Reflektim dhe vlerësim dijesh13. Interpretoni kuptimin e fjalive të shkëputura nga fragmenti: “E ka fajin ky zgjimi i hershëm, – mendoi, – ia mpin trutë fare njeriut të shkretë.” Pa e bërë gjumin e plotë, s’ka kuptim.14. Gregori bën krahasimin me komisionerët e tjerë. Si i përshkruan ata? Si sillen ata? Po ai? Ç’do të ndodhte nëse edhe ai do të sillej si ata?Gregori: ______________________________________________Komisionerët e tjerë: ______________________________________________Nëse Gregori do sillej si ata, ç’do të ndodhte? ______________________________________________15. Përse Gregori ka vijuar të punojë në atë vend pune? Nëse nuk do të ishte ai problem, si do të sillej me shefin? Ç’tregon kjo për gjendjen emocionale dhe psikologjike të Gregorit? 16. Pse Gregori nuk duket i çuditur nga metamorfoza e pësuar? Për çfarë çështjesh reflekton ai?E tashmja E shkuara E ardhmja 17. Autori alternon në fragment tri kohë. Përcaktojini ato dhe shpjegoni si lidhen mes tyre.18. Cili ishte roli i të dërguarit të zyrës? Përse Gregori e quan kështu? Po më parë, çfarë ka menduar për të?19. Kafka komenton: “...sepse Gregori, pavarësisht gjumit të gjatë që kishte bërë dhe një përgjumjeje pa vend, ndihej për bukuri, kishte bile edhe një uri të fortë”. A mund të ishin përgjumja dhe ndjesia pozitive tregues të dëshirës për t’iu larguar realitetit shfrytëzues dhe për të shijuar ato ç’ka nuk kishte mundur më parë? 20. Si reagojnë familjarët e tij teksa konstatojnë vonesën e pazakontë të Gregorit? Përgjigjja të jepet duke u bazuar te mënyra si komunikojnë mes tyre familjarët e Gregorit me të.karakteristika ç’tregonzëri i nënës zëri i Gregoritzëri i babaitzëri i motrësFjala dhe përdorimi i saj21. Çfarë paralajmëron Kafka me grupin emëror “ëndrra të shqetësuara”?22. Përshkruaje Gregorin (duke përdorur detajet nga teksti) pas transformimit.a kurrizi ________________________________________________________________________________________________________________________________________b barku _________________________________________________________________________________________________________________________________________c këmbët ______________________________________________________________________________________________________________________________________d trupi __________________________________________________________________________________________________________________________________________23. Shpjegoni rolin e fjalisë pyetëse: Ç’të ketë ndodhur vallë me mua?24. Identifikoni mjetet stilistike dhe shpjegoni funksionin e tyre në fjalinë: “Oh Perëndi, – mendoi, – ç’profesion të mundimshëm kam zgjedhur.”25. Përcaktoni funksionin e lokucionit pasthirrmor dhe shpjegoni funksionin e përdorimit të tij: Vafshin të gjithë në djall!26. Gjeni një shprehje frazeologjike në pjesën ku Gregori flet për shefin e tij.Detyrë:1. Në letrën e Kafkës drejtuar babait gjeni të dhëna të cilat zbulojnë marrëdhënien e tij me të atin.2. Në veprën “Metamorfoza” paraqiten elemente autobiografike të jetës së Kafkës. Gjeni në fragmentin e dhënë në tekst detaje të cilat zbulojnë marrëdhëniet e Kafkës me babain e tij.3. Krahasoni tekstin me letrën e Kafkës drejtuar babait dhe gjeni elemente që mund të ndihmojnë në kuptimin e situatës së Gregorit. Babai i Gregorit Babai i Kafkës41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47