Page 44 - Demo
P. 44
Kaloi kësisoj një copë herë e Gregori rrinte aty i flashkur, ndërsa rreth e përqark nuk pipëtinte asgjë, ndoshta shenjë e mirë1. Kur papritur ra zilja. Shërbyesja sigurisht që ishte kyçur në kuzhinë, ndaj iu desh Gretës ta hapte derën. Kishte ardhur babai. “Çfarë ka ndodhur?” – ishin fjalët e para të tij; me sa duket pamja e Gretës ia kishte treguar gjithçka. Greta iu përgjigj me një zë të mbytur, siç kuptohej me fytyrën e ngjeshur në kraharor të babait2: “Nënës i ra të fikët, por tani është më mirë. Ka dalë Gregori nga dhoma.” “E prisja, – tha babai, – ju pata thënë gjithmonë ju grave, por nuk donit të më dëgjonit.” Për Gregorin u bë e qartë se babai e kishte interpretuar keq njoftimin e shkurtër të Gretës dhe kishte menduar se Gregori do të kishte bërë ndonjë veprim të dhunshëm. Prandaj Gregorit i duhej tani ta merrte me të mirë babanë, sepse për ta sqaruar nuk kishte as kohë, as mundësi. Kështu rendi te dera e dhomës së tij dhe u mbështet fort pas saj, në mënyrë që babai, kur të hynte në paradhomë, ta shikonte menjëherë se Gregori kishte vetëm qëllimin e mirë që të kthehej menjëherë në dhomën e tij dhe se nuk ishte nevoja për ta dëbuar atje me forcë, porse mjaftonte t’ia hapnin derën e ai do të zhdukej sakaq3. Mirëpo babai nuk e kishte aspak atë humor që të vinte re stërhollime të tilla. “Ah!” – briti ai sapo hyri, me një zë ku dëgjohej zemërim e kënaqësi njëherësh4. Gregori e tërhoqi kokën nga dera dhe e ngriti për nga babai. Nuk e kishte përfytyruar babanë kështu siç po e shihte tani; por nga ana tjetër, me gjithë ato tutjetëhura që bënte nëpër mure kohët e fundit nuk kishte pasur më mendjen të ndiqte ndodhitë në pjesën tjetër të banesës, kështu që duhej të ishte i përgatitur shpirtërisht për rrethana të ndryshuara. E prapëseprapë, ishte ky vërtet babai? Ishte ky po ai burrë që rrinte si i groposur nga lodhja në krevat, dikur kur Gregori nisej për FRAGMENTEpisodi i mollësGregori u është shfaqur tashmë të gjithëve me pamjen e tij kafshërore. I futur sërish nga babai në dhomën e tij, të mbyllur tashmë nga jashtë, i kalon ditët nën divan. Situata rrokulliset me shpejtësi kur motra vendos të zhvendosë të gjitha mobiliet dhe Gregori, atëherë, gjen strehë sipër tablosë së zonjës me peliçe të varur në mur. Duke parë këtë skenë, nënës i bie të fikët dhe Greta ngre grushtin mbi vëllanë. Kur babai kthehet në shtëpi, shikon gruan që i ka rënë të fikët dhe vajzën e frikësuar, pa e ditur me saktësi se çfarë ka ndodhur, i mjafton një lojë vështrimesh për të vendosur që Gregori duhet ndëshkuar. Në njërën nga sekuencat më të tmerrshme të librit, babai, imponues dhe kërcënues, e ndjek me vrap Gregorin dhe e godet me mollë të kuqe. Njëra prej tyre futet brenda kurrizit të Gregorit dhe qëndron e ngulur aty derisa ai vdes, si shenjë e qartë e dënimit. Në këtë situatë, babai është mjeti që realizon shtypjen e menduar prej kohësh dhe që “më në fund” gjen pretekstin për të shpërthyer me të gjithë dhunën e tij të egër. Bombardimi me mollë1 ndoshta... e mirë: janë mendimet e Gregorit të shprehura në ligjëratën e zhdrejtë të lirë. 2 me fytyrën... babait: Gregori kupton gjestet dhe pozicionin e njerëzve nga toni i zërit të motrës. 3 Prandaj... sakaq: ndjenja e fajit dikton çdo sjellje të Gregorit: pas përplasjes së parë (në fund të kapitullit të parë), djali përpiqet të mos e ngacmojë ndjeshmërinë e babait. Ai e di që nuk mund të mbrohej dot nga qëndrimi tepër i ashpër i babait, çfarëdolloj gjesti mbrojtjeje të bënte. 4 gëzim e kënaqësi njeherësh: i zemëruar nga shpërthimi i tërbimit, i gëzuar se arriti ta shfaqte atë. Familjarët mendojnë se Gregori është bërë parazit që shfrytëzon energjitë e tyre pa u ofruar asgjë në këmbim.5 siç... bankare: babai ka rinisur punën e mëparshme. 42

