Page 45 - Demo
P. 45


                                    në udhëtimet e tij; ai që e gjente në mbrëmje kur kthehej në shtëpi, në robdëshambër, të mbështetur pas ndenjëses së pjerrët, i pazoti për t’u ngritur në këmbë, por që vetëm çonte krahët në shenjë gëzimi, ai që në shëtitjet e rralla të përbashkëta, në nja dy-tri të diela në vit e në ndonjë festë të veçantë, ecte midis Gregorit dhe nënës, që hidhte hapa të ngadaltë, edhe më të ngadalë se ata, i mbështjellë në pallton e tij të vjetër, gjithmonë duke hapur rrugën me kujdes me bastunin e tij, e që, kur donte të thoshte diçka, mbante thuajse përherë këmbët dhe priste sa të mblidheshin rreth tij shoqëruesit? Kurse tani e kishte drejtuar shtatin për bukuri; ishte veshur me një uniformë të hekurosur blu me sumbulla të arta, siç mbajnë shërbyesit në institucionet bankare5; përmbi jakën e ngrirë të setrës dilte mjekra e tij palë-palë; nën vetullat e dendura nisej i freskët e i vëmendshëm vështrimi i syve të zinj; flokët e thinjur që dikur i shihje veç të shpupurisur tani ishin rrasur pas koke me një krehje tepër të përpiktë me vijë në mes6. Flaku me një harkim të lehtë deri te kanapeja përtej kapelën e tij7, ku ishte qëndisur një monogram i praruar, me sa dukej emblema e ndonjë banke, dhe u afrua për nga Gregori, me çipet e setrës së uniformës së hedhura nga pas, me duart në xhepat e pantallonave e me një fytyrë të murrëtyer. Dukej sikur edhe vetë nuk e dinte mirë ç’do të bënte; sidoqoftë i ngrinte këmbët së tepërmi gjatë ecjes e Gregori bëri habi me tabanin e stërmadh të çizmeve të tij. Por nuk ndenji të priste, sepse qysh nga dita e parë e jetës së tij të ndryshuar ai e dinte se ndaj tij babai shikonte si të vetmen punë të arsyeshme përdorimin e rreptësisë më të madhe. Kështu filloi të rendte përpara babait, mbetej në vend kur babai ndalonte, turrej përsëri me ngut kur babai bënte edhe lëvizjen më të vogël. Kështu u sollën ata dy a tri herë rrotull dhomës, pa ndodhur ndonjë gjë e shënueshme, madje, nga tempi i ulët i lëvizjes, pa u dukur e gjitha si përndjekje8. Ndaj Gregori njëherë për njëherë u vërtit mbi dysheme, sidomos ngaqë kishte frikë, se po të merrte arratinë nëpër mure e tavan, babait kjo do t’i dukej si ligësi e madhe9. Sidoqoftë, shpejt Gregori e kuptoi se s’do ta duronte gjatë as këtë lloj vrapi, sepse ndërkohë që babai hidhte vetëm një hap, atij i duhej të bënte një shumësi lëvizjesh. Filloi të ndjente marrje fryme, ai që edhe dikur nuk shquhej për mushkëri të forta. Teksa kalamendej kësisoj, që të mblidhte sa më shumë forca për vrapim, sytë thuajse i mbante mbyllur, nuk mendonte se ishte i mpirë, se mund të kishte ndonjë tjetër shpëtim veç vrapit; deri dhe kishte harruar se përqark muret ishin të lira për të, edhe gjysmë të mbuluara me mobilie të gdhendura me shumë kujdes, plot të dala e thepa10 – kur befas fare pranë tij fluturoi e ra poshtë diçka e hedhur me të lehtë11. Ishte një mollë; menjëherë pas saj fluturoi një e dytë; nga tmerri Gregori mbajti këmbët; nuk kishte kuptim të vraponte më, tani që babai kishte vendosur ta bombardonte. Ai kishte mbushur 6 Përshkrimi i babait në pjesën e dytë të episodit ka rëndësi të madhe. Gregori e kupton se me kalimin e kohës situata ka ndryshuar dhe bashkë me të edhe babai. Kafka në këtë rast përdor teknikën e suspansës: në fillim habia e Gregorit, më pas i drejtohet së shkuarës dhe, më në fund, kalon në përcaktimin e tipareve të reja atërore. Në këtë kapërcim mbrapa në kohë, të shprehur nga dy pyetje të trazuara, babai duket i lodhur nga përgjumja dhe jeta e përvuajtur. Emblemat e tij janë shtrati, paterica, robdëshambri. Urrejtja dhe turpi kanë përmbushur brenda tij një metamorfozë të dëshmuar nga pamja e jashtme: uniforma blu me kopsa të arta dhe kapelja me monogramin e artë që mbajnë punonjësit e bankës të shpien te “shkëlqimi” i autoritetit dhe te largësia e tij e egër. 7 Flaku... e tij: forca e babait i ngjan asaj të një atleti: ai e hedh kapelen e tij si një flakës disku. 8 Kështu u sollën... përndjekje: kjo pjesë mund të krahasohet me një fragment nga Letër babait: “Kisha frikë nga ti edhe kur rendje duke bërtitur përreth tryezës për të më kapur: ndoshta as nuk doje të më kapje, por unë prapë ia mbathja, dhe nëna më në fund bënte sikur më shpëtonte”.9 Ndaj... e madhe: arratisja nuk konsiderohet nga Gregori (i tëhuajtur nga pesha e fajit dhe i shtypur nga plotfuqia e babait) si një mbrojtje e ligjshme, por një element i mëtejshëm i fajit që mund të theksonte hakmarrjen e babait.10 muret... e thepa: dekorimet me majë të mobilieve e rrethojnë Gregorin si teli me gjemba i një burgu. 43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49