Page 46 - Demo
P. 46


                                    xhepat nga pjatanca e frutave mbi bufe dhe po gjuante tash mollë pas molle, njëherë për njëherë pa marrë nishan siç duhej. Ato mollë të vogla të kuqe rrokulliseshin mbi dysheme si të elektrizuara dhe godisnin njëra-tjetrën. Një mollë e hedhur si pa fuqi fshiku trupin e Gregorit, por ra më tutje pa shkaktuar ndonjë dëm. Kurse tjetra që fluturoi menjëherë pas saj erdh e iu ngul Gregorit mu në shpinë; ai deshi të zvarrisej më tej, a thua se ajo dhimbje e beftë dhe e padurueshme do t’i kalonte po të ndërronte vend; mirëpo e ndjeu veten si të gozhduar dhe në shastisjen e gjithë shqisave u hap e u nder aty në vend12. Me një vështrim të fundit pa se si u hap me forcë dera e dhomës së tij, prej nga dolën duke bërtitur motra dhe nëna, në këmishë, sepse motra e kishte zhveshur që ajo të merrte sa më mirë frymë në të hollët e saj, se si nëna vrapoi drejt babait ndërsa në rrugë e sipër fundet e lidhura në mes i binin përposhtë njëri pas tjetrit, duke iu penguar nëpër këmbë, derisa në fund e gjeti babanë, iu hodh në qafë13 – dhe këtu forca e shikimit të Gregorit u tret krejt – me duart pas kokës së tij iu lut që t’ia mëshironte jetën Gregorit14.  Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër, Shndërrimi, shqip nga Ardian Klosi, Fjala 2016, f. 166-16810 Fragmenti ndahet në pesë pjesë. Në pjesën e parë, dialogu i shkurtër mes babait dhe Gretës është prelud i ndëshkimit të Gregorit. Pjesa e dytë dhe e tretë, bëjnë një prezantim të babait dhe përgatitin ndeshjen, me gjithë orvatjet e kota të Gregorit, i torturuar nga ndjenja e fajit. Më pas, fillon papritur bombardimi mbi Gregorin. Në tekst, paraqitet grafikisht nga një vizë (–) në mes. 11 Babai merr në sytë e djalit dimensione titanike, shpreh një forcë që është shprehje e shëndetit fizik dhe e shpërthimit jetësor, që i përket një lloj hyjnie. Djali s’ka ç’bën tjetër veçse të përmbushë vullnetin e tij dhe t’i nënshtrohet, tmerrësisht i palëvizshëm, ekzekutimit të dënimit.12 nënën që vrapoi... të birit: ashtu si del nga Letër babait, nëna zhvillon në shtëpinë e Francit rolin e ndërmjetëses. Megjithatë, këtu ajo e shpëton djalin vetëm “në dukje”: në ndërmjetësimin e saj të mëshirshëm, ajo nuk bën gjë tjetër veçse zgjat, pa dashje, agoninë e djalit. 13 Ndëshkimi shpërthen i shpejtë dhe direkt për realizimin e qëllimit, pa lënë mundësi për mbrojtje. Me rritjen e tensionit, ritmi i tregimit i ngjan sekuencës kinematografike. Kjo vihet re në fjalinë përmbyllëse, kur “vështrimi i fundit” i Gregorit shuhet mbi imazhin e nënës që, e zhveshur, kërkon mëshirë për djalin duke u hedhur në krahët e babait. Një skenë e tillë rrit konfliktin edipik mes babait dhe djalit.S T U D I M T E K S T I Analizë përmes shembujve1. “Në shtëpi nuk pipëtinte asgjë , por befas bie zilja”. Çfarë ka ndodhur gjatë kohës që babai nuk ishte në shtëpi? 2. Gregori mendon se tani e tutje duhet të ishte i përgatitur shpirtërisht për rrethana të ndryshuara. Për çfarë e paralajmëron lexuesin ky reflektim i Gregorit? 3. Metamorfoza e Gregorit i ka shërbyer atij për të zbuluar natyrën e vërtetë të familjarëve të tij. Çfarë imazhi përfton babai në sytë e djalit? Cilat janë shenjat e forcës së babait? Si përshkruhet skena e “përballjes” së babait me Gregorin?Nuk e kishte përfytyruar babanë kështu siç po e shihte tani. E prapëseprapë, ishte ky vërtet babai?Por nuk ndenji të priste, sepse qysh nga dita e parë e jetës së tij të ndryshuar ai e dinte se ndaj tij babai shikonte si të vetmen punë të arsyeshme përdorimin e rreptësisë më të madhe.Babai para shndërrimit të GregoritBabai pas shndërrimit të Gregorit44
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50