Page 48 - Demo
P. 48
“Të dashur prindër, − tha motra dhe goditi me pëllëmbë mbi tryezë1, − nuk mund të vazhdojë më kështu. Nëse nuk e kuptoni ju, e kuptoj unë. Unë nuk dua ta shqiptoj para këtij përbindëshi emrin e vëllait tim, ndaj po ju them: duhet të përpiqemi ta heqim qafe. Ne bëmë gjithë ç’mund të bëjë njeriu për ta mbajtur e toleruar, ndaj mendoj se askush nuk mund të na qortojë as dhe me një fjalë.”“Ka një mijë herë të drejtë,” − tha babai si duke folur me vete. Nëna, e cila vazhdonte të mos mbushej dot me frymë, ia filloi një kolle të mbytur nën pëllëmbën e dorës, me një vështrim të çakërdisur ndër sy. Motra rendi te nëna dhe i mbajti ballin me dorë. Babanë fjalët e motrës dukej se e kishin yshtur në disa mendime të caktuara, rrinte ulur tani me trupin drejt dhe luante me kapelën e uniformës së tij mbi tryezë, midis pjatave që kishin mbetur qysh prej darkës së qiraxhinjve dhe shihte herë pas herë në drejtim të Gregorit që rrinte i palëvizur. “Duhet të përpiqemi ta heqim qafe, − foli motra, këtë herë duke iu drejtuar vetëm babait, sepse nëna nuk dëgjonte asgjë mes kollitjeve të saj2. − Do të na çojë të gjithë në varr, jam e sigurt. Nuk mund ta durojmë edhe këtë torturë në shtëpi, pasi jemi sfilitur në punë gjithë ditën e ditës. Unë s’mundem më.” E aty u shkreh e pashpresë në vaj, aq sa lotët e saj rrodhën mbi fytyrën e nënës, e cila i fshiu ato me një veprim mekanik të dorës. “Bijëzo, − tha babai me keqardhje, duke e kuptuar atë, për çudi, më së miri, − po ç’të bëjmë?” Motra vetëm sa rrudhi supet, me një hutim që ishte e kundërta e sigurisë që kishte treguar para se të plaste në vaj3. FRAGMENTVdekja e GregoritNë kapitullin e tretë fillon agonia e gjatë e Gregorit, me të cilën lidhet, paralelisht, rënia fizike dhe ekonomike e familjes. Njeriu-insekt me ndjenja njerëzore, i refuzuar nga shoqëria, i braktisur nga familja, ngjall neveri dhe tmerr. Tashmë gjithçka vazhdon në një indiferencë reciproke. Por një mbrëmje, ndërsa motra i bie violinës për nder të miqve që jetojnë në shtëpinë e tyre, ai del nga dhoma e tij dhe, meqë po qëndron mes njerëzve, provon një moment lumturie. Mirëpo, kur njëri nga qiraxhinjtë e kupton praninë e njeriut buburrec, trembet. Gregori provokon një frikë të madhe te tre qiraxhinjtë. Situata del jashtë kontrollit dhe Greta shpall dënimin me vdekje për vëllanë e saj. Gregorin e lënë të vdesë në dhomën e tij. Pastruesja gudulis me fshesë Gregorin1 mbi tryezë: Goditja me grushte ose ngritja e tyre është një privilegj vetëm i babait, të cilin këtu e gëzon Greta. Edhe tema e durimit, që del menjëherë më pas, rrjedh direkt nga fjalët e babait, sipas të cilave “detyra familjare e kërkonte që ta kapërdinte neverinë dhe ta përballonte e të bënte veç durim”. 2 sepse... të saj: figura e nënës fillon të tërhiqet në sfond, pa mundur që të ndërhyjë për atë që po ndodh. 3 Motra... në vaj: Ky është njëri nga momentet e pakta kur urrejtja e Gretës duket sikur fashitet dhe ngurtësia e saj vihet në dyshim. Por pas këtij vaji çlirues, ajo e merr sërish situatën në dorë. 4 Në fragmentin e tretë del qartë mungesa absolute e komunikimit mes Gregorit dhe familjarëve të tij. Komunikimi i vështirë, i deklaruar që nga faqet e para të tregimit, tani shprehet pa mëdyshje. Në zërin e babait tingëllon dy herë fjalia “Sikur të na kuptonte”, e cila kundërpeshohet nga gjestet e Gretës që simbolizojnë mosbesim dhe zhgënjim në lidhje me këtë.5Fatkeqësia... gjatë: motra rimerr motivin e fatkeqësisë, ose të fatit të keq, që del edhe në pjesë të tjera të novelës. Familjarët perceptojnë një 46

