Page 49 - Demo
P. 49


                                    “Ah, sikur të na kuptonte”, − tha babai me një si gjysmë pyetje, ndërsa motra, siç qante gjithë kohës, tundi dorën për të thënë që kjo as që duhej menduar. “Sikur të na kuptonte, − përsëriti babai, ndërsa mbyllte sytë si për të pranuar pamundësinë që shprehte bindja e motrës, − atëherë do mund të merreshim vesh me të. Por kështu.”4“Duhet hequr, − bërtiti motra, − ky është mjeti i vetëm, baba. Ti duhet vetëm ta largosh mendimin se ky qenkësh Gregori. Fatkeqësia jonë e vërtetë është që e besuam këtë gjë për një kohë të gjatë5. Por si mund të ishte ky Gregori? Po të ishte vërtet Gregori, ai do ta kishte kuptuar se njeriu e ka të pamundur të jetojë me një kafshë të tillë dhe do të kishte ikur vullnetarisht. Atëherë nuk do të kishim më një vëlla, por do mund të jetonim siç është për të jetuar dhe do ta ruanim me nder kujtimin e tij. Ndërsa kështu kjo kafshë na përndjek gjithë kohën, i dëbon qiraxhinjtë, kërkon me sa duket ta ketë gjithë banesën për vete dhe të na nxjerrë ne të flemë në rrugë6. Shiko, baba, − bërtiti ajo papritur, − po ia fillon prapë!” Dhe me një tmerr të pakuptueshëm për Gregorin, motra u largua madje edhe nga nëna, u shkëput me forcë nga kolltuku i saj, si të pranonte më mirë sakrifikimin e nënës se sa të rrinte në këmbë në afërsi të Gregorit, dhe nxitoi të fshihej prapa babait i cili u ngrit në këmbë i trazuar vetëm nga sjellja e saj dhe ngriti përgjysmë krahët që të mbronte motrën. Por Gregori as që e shkonte nëpër mend t’i kallte ndokujt datën, aq më pak së motrës. Ai veç sa kishte filluar të rrotullohej, për t’u kthyer prapë në dhomën e vet, vetëm se kjo punë kërkonte një mundim të madh, pasi nga dhimbjet e shumta që i shkaktonte rrotullimi i vështirë7, ishte i detyruar të vinte edhe kokën në përdorim dhe kjo u ngrit dhe u përplas disa herë mbi dysheme. Ndenji një hop dhe vështroi përreth. Me sa dukej ia kishin kuptuar qëllimin e mirë; kishte qenë vetëm një lebeti e çastit8. Tani të gjithë po e vështronin në heshtje dhe me trishtim. Nëna rrinte në kolltukun e saj me këmbët e shtrira e të ngjeshura pas njëra-tjetrës, ndërsa sytë gati po i mbylleshin nga rraskapitja, motra i kishte hedhur dorën në qafë babait9. ‘Tani ndoshta mund të kthehem”, − tha me vete Gregori dhe ia filloi sërish punës së tij. Nuk mund t’i mbante gulçitjet që i shkaktonte ky stërmundim, bënte ç’bënte dhe qëndronte për t’u çlodhur. Kur e mbaroi rrotullimin, filloi menjëherë të ecte drejt e për te dhoma e tij. Po çuditej nga distanca e madhe që kishte përshkuar që prej pragut, nuk arrinte ta kuptonte se si kishte mundur para pak kohe lloj mallkimi që rëndon në jetët e tyre për shkak të Gregorit; tani Greta është e vendosur ta presë të keqen nga rrënjët. Gregorin nuk e shohin më si djalë ose si vëlla, por si një insekt që i bezdis. 6 kjo kafshë... rrugë: qiraxhinjtë janë mbyllur në dhomë pasi kanë deklaruar se nuk do të paguajnë asgjë dhe se mbase do të kërkojnë një dëmshpërblim. Shuhet shpresa e përmirësimit të gjendjes ekonomike për Samsat. Akuza tjetër e Gretës, sikur Gregori kërkon të zërë gjithë shtëpinë, është e hiperbolizuar. Gregori, i pushtuar nga ndjenja e fajit dhe pa dashurinë e familjes, jeton prej shumë ditësh në dhomën e tij që është kthyer në një kthinë për plehra. 7 pasi... i vështirë: Gregori mban ende të ngulur në trup mollën me të cilën e goditi babai, e cila i ka shkaktuar gangrenë. 8kishte... e çastit: Gregori-insekt e ka humbur shumë shpejt përdorimin e fjalës, e ka kthyer atë në fishkëllimë, mbështetet në semantikën e lëvizjeve, por brenda një ndjeshmërie të alteruar. Në këtë mënyrë hapet hapësira e keqkuptimeve dhe arrihet në një moskomunikim të hapur. Kodi i tij gjuhësor nuk mund të përkojë me atë të babait ose të motrës, sepse flasin gjuhë të ndryshme, u përkasin botëve të ndryshme. Përsiatja obsesive e Gregorit për çdo fjali, për çdo sjellje, në përfundim rezulton e gabuar sepse çelësi i interpretimit nuk është i njëjtë me atë që përdorin të tjerët. Ndërkohë që kthehet në dhomën e tij, palëvizshmërinë e familjarëve të tij, ai e sheh si qetësim.9 Tani... babait: e gjithë skena karakterizohet nga një heshtje shqetësuese pritjeje: ajo e nënës të cilën po e zë gjumi, pa fuqi; ajo e babait dhe e motrës që ngushëllojnë njëri-tjetrin. 10 vetëm... këmbë: fakti që vetëm motra ishte ngritur në këmbë nuk është një hollësi dytësore: Greta po bëhet gati të vërë në zbatim ndëshkimin. 11 Kur motra rrotullon çelësin e bravës, krijohet përshtypja se cikli jetësor i Gregorit po mbyllet përfundimisht. Në një tregim të sunduar nga dyer, çelësa, dhoma, brava, dritare, nuk është rastësi që ndëshkimi i Gregorit të konfigurohet si një lloj varrimi për së gjalli. Dhoma e tij, vendi i jetës së “natës”, bëhet qelia e një të dënuari me vdekje. Përshkrimi i vdekjes së Gregorit të kujton vdekjen e Krishtit 47
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53