Page 50 - Demo
P. 50


                                    në kapitjen e tij të madhe të kaptonte të njëjtën largësi. I përqendruar i gjithi në një zvarritje sa më të shpejtë, as që e vuri re se nuk po e shqetësonte asnjë fjalë, asnjë britmë nga familja e tij. Vetëm kur kishte mbërritur te dera, ktheu kokën, jo plotësisht, sepse po ndjente një ngurtësim të qafës, megjithatë vërejti se prapa tij nuk kishte ndryshuar asgjë, vetëm se motra ishte ngritur në këmbë10. Vështrimi i tij i fundit fshiku nënën, e cila tani po flinte.Sapo që kapërceu ai pragun, dera u mbyll me rrëmbim, iu vu shuli dhe u kyç mirë. Kjo zhurmë e papritur e trembi kaq shumë Gregorin, saqë këmbthat iu përthyen nën trup. Motra e kishte pasur këtë ngut të madh. Siç rrinte duke pritur me trupin drejt, kishte brofur pastaj përpara me hap të lehtë, ndërkohë që Gregori as e kishte ndier që po vinte e pastaj lëshoi një “Më në fund!” drejt prindërve ndërsa rrotullonte çelësin në bravë11. “Po tani?” − tha Gregori dhe vështroi përqark në errësirë. Zbuloi se tani as nuk mund të lëvizte fare. Nuk u habit për këtë gjë, më shumë po i dukej e panatyrshme se si kishte mundur të shtyhej përpara deri tani me ato këmbtha në të gjithë trupin, por i bëhej sikur ato sa vinin e dobësoheshin derisa të zhdukeshin më në fund krejt. Nuk po e ndjente thuajse aspak mollën e kalbur në shpinë dhe vendin e malcuar rrotull saj, mbuluar i tëri nga një pluhur i butë12. Mendonte për familjen i prekur e me dashuri13. Sa për çështjen që duhej të hiqej qafe, ndjente ndoshta më shumë vendosmëri sesa e motra. Mbeti në këtë gjendje të zbrazët e të paqtë meditimi, derisa sahati i kullës shënoi orën tre të mëngjesit. Arriti ta përjetonte edhe dritën e parë të agimit jashtë dritares. Pastaj koka iu rrëzua pavullnetshëm mbi dysheme dhe nga fejzat i doli e dobët fryma e fundit14. Kur erdhi herët në mëngjes shërbyesja15 – me energjinë dhe nxitimin e saj të përhershëm ajo i përplaste dyert aq fort, edhe pse i ishin lutur kushedi sa herë të mos e bënte këtë gjë, saqë askush nuk mund të bënte më gjumë të qetë pas mbërritjes së saj – nuk ndeshi njëherë për njëherë gjatë vizitës së zakonshme te dhoma e Gregorit, asgjë të veçantë. Mendoi se ai po rrinte qëllimisht ashtu i palëvizur gjoja si i fyer; sepse nga ai mund të priste çdo gjë. Ngaqë qëlloi të kishte në dorë fshesën e gjatë, kërkoi ta guduliste me të Gregorin duke qëndruar te dera. Kur nuk arriti asnjë rezultat, u nxeh dhe ia nguli edhe më fshesën Gregorit e vetëm kur pa se ai u shty pa asnjë lloj qëndrese, u bë e vëmendshme16. Tek pa pastaj gjendjen e vërtetë, ajo shqeu sytë, ia pati një fishkëllimë, ama nuk ndenji gjatë aty, por hapi fort derën e dhomës së gjumit dhe thirri me zë të lartë në errësirë: “Pa ejani shikoni pak, cofi; shikoni se si ka cofur i tëri!”17.[Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër, Shndërrimi, shqip nga Ardian Klosi, Fjala 2016, f. 177-179]dhe të martirëve. Edhe Gregori mbas kalimit të udhës së kryqit së ekzistencës (via crucis), vdes si viktimë flijuese, e cila i ka pranuar dhimbjet dhe fajet e familjarëve të tij duke paralajmëruar mirëqenien e tyre të ardhshme.12 Nuk... i butë: karakteristikë e stilit të Kafkës është kalimi nga realja te fantastikja, nga e përditshmja te e pazakonta, përshkrimi i përpiktë i hollësive realiste të futura në një kontekst paradoksal. 13 Mendonte... dashuri: Protagonisti i tregimit Vendimi, Xhorxh Bendeman, hidhet nga ura me fjalët: “Prindër të shtrenjtë, ju kam dashur gjithmonë shumë, - dhe e lëshoi veten përposhtë”. 14 Me protestë pasive, Gregori e dënoi veten me vdekje nga uria. Mungesa e dashurisë së prindërve dhe e motrës, ndjenja e fajit, shkaktoi vdekjen e tij çdo ditë nga pak. Vdekja e shpëtoi nga vuajtjet e jetës. 15 shërbyesja: kjo është gruaja e tretë e shërbimit që shfaqet në tregim. Ajo përshkruhet në faqet e mëparshme si një grua e fortë dhe eksperte, e vetmja që nuk provon asnjë neveri kur shikon insektin. 16 Gregori nuk e kuptoi se ajo “heshtje totale” ishte pritja makabre e zhdukjes së tij. Me të njëjtën paaftësi deshifrimi, shërbëtorja e sulmoi Gregorin për palëvizshmërinë e tij, duke e gjykuar si gjest prej të ofenduari. Ajo mendonte se insekti kishte një “aftësi të plotë të kuptuari” pikërisht në momentin kur ai shtriqet kufomë. 17 Toni melankolik dhe mallëngjyes i episodit tregon përfshirjen e autorit në ngjarjet e fundit të protagonistit të tij. Patetizmi ia lë vendin analizës dhe përshkimit rigoroz. Realizmi i ashpër i gjesteve dhe fjalëve të shërbëtores ia heq shenjtërinë episodit dhe çdo përpjekjeje për shfajësim. Kafka mendon se vdekja është vetëm metamorfoza e fundit biologjike, kthimi në natyrën ciklike të materies.48
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54