Page 51 - Demo
P. 51
S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti1. Çfarë marrëdhënie krijohet mes babait dhe bijës? Si mund ta emërtoni këtë aleancë mes tyre ?2. Vihet re shqetësimi për gjykimin e të tjerëve, por mungon shqetësimi për pjesëtarin e familjes. Po babai, si reagon ndaj sjelljes së vajzës? Ç’qëndrim mban nëna ndaj Gregorit?3. Nëse dy personazhet (motra dhe babai) e shprehin me fjalë dhe veprime qëndrimin e tyre ndaj Gregorit, po nëna si e shpreh pozicionin dhe gjendjen e saj? Ç’tregon gjendja e nënës?4. Si e pranon Gregori fundin e pashmangshëm?Analizë përmes shembujve5. Në fjalët e motrës vërejmë se ajo nuk e sheh më Gregorin si vëllanë e saj, madje ajo e quan atë përbindësh: “Unë nuk dua ta shqiptoj para këtij përbindëshi emrin e vëllait tim...” Ky qëndrim paraprin kërkesën e saj “...duhet të përpiqemi ta heqim qafe. Ne bëmë gjithë ç’mund të bëjë njeriu për ta mbajtur e toleruar, ndaj mendoj se askush nuk mund të na qortojë as dhe me një fjalë.”6. Identifikoni në fragment një rast që dëshmon se edhe brenda antarëve të një familjeje ndërtohen marrëdhënie interesash. 7. Ç’tregon fakti se ndërkohë që babai dhe motra janë të alarmuar, nënën e kishte zënë gjumi? “Vështrim i tij i fundit fshiku nënën, e cila tani po flinte.”8. Shpjegoni përse Gregori vdes duke menduar me “mallëngjim dhe dashuri” për familjarët që e kanë dënuar. Reflektim dhe vlerësim dijesh9. Përse motra shprehet si më poshtë? “Por si mund të ishte ky Gregori? Po të ishte vërtet Gregori, ai do ta kishte kuptuar se njeriu e ka të pamundur të jetojë me një kafshë të tillë dhe do të kishte ikur vullnetarisht.”10. Si duhet të ishte Gregori dhe si ishte në sytë e motrës? Çfarë vlere merr insistimi i Gretës në fjalën “kafshë”?Gregori Kafsha 11. Cili është funksioni i motrës në dekretimin e fatit të Gregorit? Cili është gjesti i saj që e sanksionon atë? 12. Përshkruani marrëdhëniet mes: babait - vajzës babait - Gregorit Gregorit - familjarëve13. Përse autori thekson orën tre të mëngjesit? Pse pikërisht në kohën kur vinte pastruesja? A ka rëndësi mënyra e sjelljes së pastrueses së shtëpisë? Fjala dhe përdorimi i saj14. Shpjegoni funksionin e fjalës cofi. (Ajo mbart konotacion negativ). Cila do të ishte fjala e duhur në këtë rast? “Pa ejani shikoni pak, cofi; shikoni se si ka cofur i tëri!”Detyrë:1. Zbuloni në fragment veçori të stilit të Kafkës.49

