Page 52 - Demo
P. 52


                                    Alber KamyJeta dhe vepraKamyja lidh në mënyrë të pazgjidhshme jetën e tij personale me peripecitë kolektive, në emër të njeriut, të jetës së tij absurde në tokë në kërkim të së vërtetës dhe të lumturisë. Vepra e Kamysë nis me problematikat ekzistenciale të absurdit. Ai pohon se njeriu është i vetëm, në një gjendje shtetrrethimi të përjetshëm: varfëria, dhimbja, padrejtësia, dhuna krijojnë përreth tij një shkretëtirë të papërligjur. Për të shmangur dëshpërimin, njeriu duhet të pranojë me kthjelltësi këtë situatë dhe me vetëdije të plotë duhet të luftojë për të mbrojtur vetveten dhe “madhështinë e pamëshirshme të jetës”. Kjo luftë përfshin një “revoltë” të vazhdueshme kundër padrejtësisë dhe kompromisit, kundër luftës dhe diktaturave, në emër të besimit te njerëzimi. Vetëm duke luftuar kundër dhimbjes me etjen e pareshtur për liri, njeriu mund të çlirohet nga dëshpërimi dhe të ecë në rrugën e një humanizmi të ri, që i jep njeriut dinjitetin e domosdoshëm për të jetuar.  JetaFëmijëria dhe studimet. Alber Kamy lindi më 7.11.1913 në Dréan (asokohe Mondovì) të Algjerisë në një familje të varfër, me baba francez dhe mama spanjolle. Babai i tij, të cilin e thirrën për të luftuar në atdhe, u vra në Luftën e Parë Botërore. Mamaja, Katerin Sintès, bashkë me dy djemtë jetimë dhe nënën e saj u transferuan në një lagje popullore në Algjer. Vogëlushi Alber, i lidhur me një dashuri të madhe me nënën, filloi shkollën fillore, në të cilën mësuesi i mahnitur nga inteligjenca e tij, e ndihmoi që të marrë bursë studimi për vazhdimin e liceut. Në lice ai kultivoi pasionin për letërsinë dhe sportin. Ai ka thënë se forcën morale e mori nga fëmijëria e tij e varfër dhe nga dielli, ndërsa mësimet morale të vërteta nga sporti. Sëmundja. Kamyja ishte portieri i një skuadre derisa, në vitin 1930, e preku tuberkulozi dhe hoqi dorë nga futbolli. U diplomua në filozofi, por për shkak të sëmundjes nuk e mori licencën e mësimdhënies. Martesa e parë në moshën njëzetvjeçare (1933) dhe aderimi në Partinë Komuniste (1934) nuk zgjatën shumë. Bëri punë të ndryshme dhe themeloi një kompani teatrale ku punoi edhe si aktor. Sëmundjen e mushkërive e përballoi dhe e mposhti me një forcë të madhe shpirtërore. U kurua në një sanatorium në Savoia të Italisë. Kur u kthye në Algjer, ai vendosi t’i kushtohej me një pasion të madh gazetarisë, letërsisë dhe teatrit si autor dhe aktor. Kamyja gazetar, shkrimtar, luftëtar. Në gazetat ku punoi, në Algjer dhe në Francë, Kamyja shkruante recensione letrare, kronika, artikuj kundër shfrytëzimit të arabëve, si dhe për situatën shpërthyese algjeriane etj. Bëri disa shpërngulje Francë-Algjeri-Francë. Në Lion u njoh dhe u martua me Francine Faure që në shtator të vitit 1945 lindi binjakët, Zhan e Katerin. Në vitin 1942, u vendos në jug të Francës dhe mori pjesë aktive në Rezistencën Franceze. Themeloi gazetën politike të lëvizjes klandestine “Combat” ku botoi artikuj të shumtë. Që nga viti 1937, Kamyja botoi vepra të gjinive të ndryshme. Në vitin 1943 njohu Sartrin dhe hyri në grupin e ekzistencialistëve. Botimi i librit me ese “Njeriu i revoltuar” (1957), ku kritikon diktaturën dhe dhunën, shënoi prishjen e Kamysë me të majtën intelektuale të epokës. Me gjithë kontrastet me Vlerësimi i Kamysë për qëndrimin në anën e të varfërve dhe të viktimave1945: Kundër bombës atomike në Hiroshima.1952: Kundër pranimit të Spanjës së Frankos në UNESCO.1956: Kërkon armëpushim mes Francës dhe Algjerisë.1957: Kundër dënimit me vdekje.1957: Nobel për mbrojtjen e dinjitetit dhe vlerave të njeriut, trajtimin e problemeve që i shtrohen ndërgjegjes së njeriut në ditët tona.50
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56