Page 53 - Demo
P. 53


                                    natyrë politike, vepra e tij u vlerësua me çmimin Nobël për Letërsinë në vitin 1957. Në atë rast, shkrimtari mbajti ligjëratën e tij, e cila u botua një vit më pas, me kushtimin për mësuesin e parë që e ndihmoi të shkollohej dhe i dha shembullin e parë të solidaritetit njerëzor. Jeta e interpretuesit të absurdit të gjendjes së njeriut, u mbyll në mënyrë absurde: u nda nga jeta në një aksident automobilistik në moshën 47-vjeçare, më 14.1.1960. Tri vite më parë, me rastin e marrjes së çmimit Nobel, ai u shpreh se ishte: “...një burrë thuajse i ri, i pasur vetëm me dyshimet e tij dhe me një vepër ende në përpunim”.  Fazat e krijimtarisë së KamysëVeprat letrare të Kamysë nuk janë të shumta, por janë të pasura e të thella për nga idetë. Ai shkroi ese filozofike, tregime, drama, romane etj. Mendimi dhe krijimtaria e Kamysë duhen parë në zhvillim të pandërprerë dhe në ripërtëritje të vazhdueshme. Krijimtaria e tij mund të ndahet në katër faza.Veprat MotiveFaza 11935-19381954\\\Dashuria për jetën, lumturia paganeFaza 2Cikli i absurdit1942-1944\\\Absurdi, indiferencaFaza 3Cikli i revoltës1944-1951\\gjerman\\Shpresa, revolta, solidariteti, dinjiteti i njeriutFaza 41956-1960\\Vetmia dhe solidaritetiFaza 1: dashuria për jetën, lumturia pagane. Tema e dashurisë për jetën, shijimi i thellë e harmonik i natyrës në një dimension “pagan”, në një bashkim me diellin dhe me detin e shndritshëm ndeshet në katër tregime lirike (Dasmë). Tematika e lumturisë pagane dhe e haresë që sjell natyra rikthehet pas disa vitesh në ese, mite e situata (Vera). Faza 2: absurdi, mospërfillja. I huaji përfaqëson veprën në të cilën Kamyja paraqet mendimin e tij në lidhje me fatin e njeriut. Në veprat e kësaj faze, njeriu jeton në një univers irracional dhe absurd, i duhet të përballojë me kthjelltësi një ekzistencë pa shpresë e pa kuptim. Kamyja përqendrohet tek absurdi dhe tek analiza e kthjellët e irracionalitetit të gjendjes njerëzore. Faza 3: shpresa, revolta, solidariteti, dinjiteti i njeriut.Zhvillimi i vizionit të Kamysë për njeriun, zbulimi i solidaritetit njerëzor si e vetmja mundësi rebelimi Në lidhje me konceptimin e krijimtarisë së tij, vetë Kamyja ka shpjeguar: “Fillimisht doja të shprehja mohimin. Nëpërmjet tri formave: romaneske: I huaji; dramatike: Kaligula, Kuqkuptimi; ideologjike: Miti i Sizifit. Pozitiven e parashikoja edhe atë nëpërmjet tri formave: romaneske: Murtaja; dramatike: Shterrethimi dhe Të drejtët; ideologjike: Njeriu i revoltuar. Dhe përfytyroja tashmë një shtresë të tretë rreth temës së dashurisë.”]VepratMetafizika kristiane dhe neoplatonizmi, 1935E mbara dhe e mbrapshta, ese, proza lirike 1937Dasmë, proza lirike 1938I huaji, roman 1942Miti i Sizifit, ese filozofike 1942Kaligula, dramë 1941, Keqkuptimi, dramë 1944Letër një miku gjerman, 1945Murtaja, roman 1947Shtetrrethimi, dramë 1948Aktualet, artikuj të Rezistencës (1950-1953)Njeriu i revoltuar, ese 1951Mendime për gijotinën, 1957Të drejtët, dramë 1950Rënia, roman 1956Mërgimi dhe mbretëria, novela 1957Njeriu i parë (roman i pambaruar), 1959Vdekja e lumtur (roman i pambaruar), 197151
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57