Page 54 - Demo
P. 54
kundër absurdit shfaqet si: revoltë kundër botës absurde, afirmim i vlerës së botës njerëzore, luftë e dëshpëruar dhe e kthjellët kundër vuajtjes, pjesëmarrje aktive në ngjarjet e njeriut me shpresën e përmbushjes. Faza 4. Vetmia dhe solidariteti. Përkufizimin më efikas të bashkekzistencës mes “të mbrapshtës dhe të mbarës”, të “mërgimit dhe mbretërimit” e ka dhënë vetë Kamyja kur deklaron: “...nuk ka dashuri për jetën pa dëshpërim për jetën”. Pozicionet e tij, Kamyja i ka shprehur në ese, romane, novela, drama: Ese Romane, novela 3. Drama1. E mbrapshta dhe e mbara, 19372. Dasmë (4 tregime lirike) 19383. Miti i Sizifit, 19424. Njeriu i revoltuar, 19515. Vera (ese, mite, situata) 19546. Reflektime mbi dënimin me vdekje, 1957 etj.1. I huaji, roman 19422. Murtaja, roman, 19473. Rënia, roman, 19564. Mërgimi dhe mbretëria, novela, 19575. Njeriu i parë, roman i pambaruar, 19596. Vdekja e lumtur, 19711. Kaligula, dramë, 1944 2. Keqkuptimi, dramë, 1944 3. Shtetrrethimi, 1948 4. Të drejtët, 1950 5. Demonët, 1959 (dramatizim i romanit të Dostojevskit)“E mbrapshta dhe e mbara” trajton temat themelore të vepre së Kamysë: absurdi i ekzistencës dhe pakuptimësia e jetës për shkak të pranisë së pashmangshme të vdekjes. Njeriu mund t’i përgjigjet tmerrit të vdekjes dhe absurdit të saj me mospërfillje ose me revoltë. E vetmja shkëndijë që arrin t’i japë origjinalitet jetës është dashuria për natyrën. Bota zbulon anën e mbarë dhe anën e mbrapshtë, ndaj njeriu nuk mund ta shmangë këtë strukturë të dyfishtë me dritë dhe errësirë, me pozitivitet dhe negativitet, me jetë dhe vdekje. Miti i Sizifit. Njeriu duhet të ndërgjegjësohet për absurdin dhe për moskuptimin e universit, për humbjen e pashmangshme të tij në kërkimin që ai bën për kuptimin e ekzistencës. Ndërgjegjësimi tragjik është i vetmi që mund të sigurojë një dëshpërim të qetë. Në Mitin e Sizifitqë nuk heq dorë nga shtyrja e një guri që bie poshtë, Kamyja sheh emblemën e gjendjes së njeriut, sfidën krenare të njeriut ndaj absurdit (universit të dhunës e të pakuptimësisë). 1.3. Njeriu i revoltuar. Kamyja dënon vrasjen, terrorin, dhunën e njeriut ndaj njeriut. I vetmi qëndrim pozitiv është revolta e njeriut që pranon të vdesë për të tjerët, që nuk është më rebelim ndaj absurdit, por një luftë për mbrojtjen e vlerave mbi vetë individualitetin. 1.4. Letra një miku gjerman. Solidariteti i kuptuar si lidhje mes shokëve që marrin pjesë në rezistencë, zbulohet si i vetmi mjet për t’ia kundërvënë irracionalitetit të botës, ashtu si drejtësia njerëzore duket si e vetmja kështjellë kundër padrejtësisë metafizike. 2.1. Murtaja. Emblemë e së keqes që e burgos njeriun, bëhet skena dhe pasqyra e një njerëzimi në udhëkryq mes terrorit, shpërbërjes dhe solidaritetit. Banorët e qytetit algjerian të Oranit përballen me epideminë e murtajës. Qyteti izolohet për të penguar infektimin dhe qytetarët e jetojnë dramën të ndarë nga pjesa tjetër e botës. Secili reagon në këtë Kjo botë në vetvete nuk është e arsyeshme: kjo është e gjitha që mund të thuhet. Por absurd është ballafaqimi i irracionales me dëshirën e paepur për qartësi, thirrja e së cilës tingëllon në thellësinë e njeriut. Absurdi varet sa nga njeriu, aq edhe nga bota, dhe është, për momentin, e vetmja lidhje mes e tyre. [...] Absurdi është një pasion nga më të dhembshmit.\Revolta kundër absurdit të jetës: Sizifi i lumtur i Kamysë52

