Page 55 - Demo
P. 55


                                    situatë emergjente sipas karakterit dhe emocioneve personale. Por asnjëri prej tyre nuk dorëzohet, të gjithë luftojnë kundër sëmundjes që pak nga pak prapësohet dhe qytetit i kthehet liria. Personazhe kryesore janë Doktor Rië, gazetari Ramber, prifti Panëlui, ish-ushtaraku Tarui. Tarui dhe Rië i kundërvihen murtajës duke treguar me këmbëngulje solidaritet aktiv dhe të heshtur për të gjithë njerëzit, ndryshe nga prifti Panëlui i cili mbështetet te besimi irracional, te dashuria për atë që nuk kupton. Rië, narratori që paraqet idetë e shkrimtarit, lufton kundër së keqes me ndershmëri dhe me vetëdijen e kufijve njerëzorë. Ai dëshmon atë që mësohet në mes të ndëshkimeve: “...se te njeriu ka më shumë gjëra për t’u admiruar sesa për t’u përçmuar”. Tarui vdes nga murtaja, i vetëdijshëm se kuptimi i jetës qëndron te përgjegjësia e secilit për të ndihmuar të tjerët, duke u bërë një shenjtor laik. E vetmja parzmore kundër së keqes është njohja e komunitetit dhe mbështetja e luftës së tij. Dashuria, e kuptuar si simpati për njerëzit, bëhet e vetmja formë revolte kundër sistemit të caktuar nga Zoti, babai i një krijimi ku fëmijët torturohen. Solidariteti nuk paraqitet si mjet i sigurt për të luftuar absurdin: sepse “bacili i murtajës as vdes dhe as nuk zhduket kurrë”. 2.2. Rënia. Klamos, një avokat parisien, bëhet gjyqtar i gjithë njerëzimit (i bashkuar nga i njëjti faj) por edhe i vetvetes (si përfaqësues i një njerëzimi pa vlerë). Romani në formë monologu aktualizon parabolën biblike mbi gjendjen e njeriut si mëkatar i pandreqshëm. 2.3. Mërgimi dhe mbretëria. Protagonisti, një piktor, shkruan në pëlhurën e bardhë, para se të vdesë, një fjalë që nuk dihet nëse duhet lexuar i vetmuar apo solidar “solitaireo solidaire”.3.1. Kaligula. Perandori romak Kaligula kërkon të afirmojë lirinë e tij pa kufi, me shpresën që konsumimi i absurdit çon në zbulimin e të kundërtës së tij. 3.2. Keqkuptimi. Përqendrohet në temën e pamundësisë për të komunikuar, për të shqiptuar fjalë që ta largojnë njeriun nga palumturia e gjendjes së tij. 3.3. Shtetrrethimi. Drama e shndërroi murtajën nga simbol të padrejtësisë metafizike (siç ishte romani) në emblemë të negativitetit të pushtetit totalitar. 3.4. Të drejtët. Himn i sakrificës për liri: poeti rus Kaliajev sakrifikon dashurinë e tij (Dorën) për lirinë. Në qendër të dramës vendoset problemi moral dhe politik i dhunës. Parabola: tregim i shkurtër dhe i kuptueshëm me lehtësi që përdor alegorinë për të shprehur një të vërtetë jetësore e për të dhënë një mësim, moral. Njihet edhe me termin shëmbëlltyrë.Romani \Kuptimi alegorik: Franca e pushtuar dhe Rezistenca e saj kundër fashizmit.Kuptimi metafizik: 1. kronikë e një epidemie; 2. hendek ideologjik i shoqërisë së shtypur e të burgosur në vetvete; 3. parabolë filozofike ekzistencialistee mërgimit dhe e lirisë së pamundur; 4. diagram global i çmendurisë njerëzore; 5. itinerar i një vokacioni në shërbim të njerëzimit. Kuptimi simbolik: 1. universal: fatkeqësia që persekuton gjithmonë njeriun;2. i veçantë: përhapja e nazizmit në Evropë.Mesazhi: Rrugëdalja nga absurdi: solidariteti mes njerëzve dhe afirmimi i dinjitetit të njeriut. Kamyja pas marrjes së çmimit Nobel53
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59