Page 56 - Demo
P. 56


                                     Temat dhe motivet e veprës së KamysëMiti i diellit, i natyrës, i lumturisë. Në të gjitha veprat e Kamysë ndeshet raporti i privilegjuar mes unit rrëfyes dhe natyrës. Në veprat Dasmë dhe Vdekja e lumtur, Kamyja mendon se lumturia nuk gjendet në raportin mes njerëzve, por te harmonia mes botës, natyrës dhe njeriut. Tek I Huaji, krimi kryhet në momentin kur prishet harmonia mes njeriut dhe botës: trupi nuk reagoi ndaj dritës, dielli e frustroi lëkurën në vend që ta përkëdhelte, drita i verboi sytë dhe ekuilibri ekzistencial u pështjellua nga prishja e harmonisë mes njeriut dhe natyrës. Funksioni katarstik i natyrës del në pah edhe në romanin Murtaja: Rië dhe Tarui e gjejnë forcën për të vazhduar luftën përmes vetisë pastruese të ujit. Miti i njeriut ose i shenjtorit pa perëndi. Meditimi dhe vepra e Kamysë zhvillohen rreth temës së vdekjes. Absurdi qëndron te përgjigjja e pyetjes që njeriu i bën vetes − përse jetoj? − kur ai merr sigurinë që jetohet për të vdekur. E mbrapshta dhe e mbarahapet me historinë e tre pleqve që e përballojnë vdekjen secili në mënyrë të ndryshme; Vdekja e lumtur përshkruan shqetësimin e protagonistit që të mos mbyllë sytë në aktin final; Kaligula pështjellohet nga vdekja e motrës dhe humb arsyen, vret dhe e vrasin, vdes me fjalët: “Jam ende gjallë”; Keqkuptimi zhvillohet në një atmosferë të rëndë si në tragjeditë greke; I huaji, Murtaja, Të drejtët dhe esetë kanë në qendër temën e vdekjes. Kuptimi i absurdit përmban edhe tragjizmin e ekzistencës, ndërsa revolta vë në pikëpyetje rrjedhën efektive; çdo gjë ka të mbrapshtën dhe të mbarën. Kamyja nuk e ka mohuar asnjëherë jetën. Rrugëdaljen e gjeti në zinxhirin ekzistencial hallkat e të cilit ndërtohen çdo ditë, në kërkim të lumturisë që realizohet në njëjtësimin me natyrën. I magjepsur nga hiçi, por duke refuzuar njëkohësisht vetëvrasjen, Kamyja e gjen zgjidhjen në besimin te njeriu dhe te jeta. Rruga e vërtetë e shpëtimit tregohet te romani Murtaja, i cili mbron një moral laik: mjeku lufton kundër vdekjes, d.m.th. kundër Zotit. Mjeku e tejkalon absurdin nëpërmjet solidaritetit njerëzor, besimit te jeta, luftës kundër vdekjes. Te Të drejtët, justifikohet dhuna dhe vrasja politike për të realizuar qëllimin e përmirësimit të njerëzimit; te Njeriu i revoltuar nuk pranohet dhuna. Mesazhi i Kamysë për njerëzimin pas Luftës së Dytë Botërore, por me vlerë universale, është morali laik i shenjtorit pa Zot: zgjedhja ekzistenciale në favor të njeriut, respekti i shenjtë për jetën, tensioni për paqen. Mërgimi dhe vetmia. Mërgimi dhe vetmia janë elemente esenciale të shpirtit njerëzor, të pandashme dhe të lidhura ngushtësisht, kundër të cilave duhet luftuar vazhdimisht. Kamyja zgjodhi rrugën e solidaritetit në absurdin e dhimbjes dhe të vdekjes. Te Rënia, përmbyset miti i diellit (ngjarjet zhvillohen në Amsterdam), mungon komunikimi, avokati vetëm rrëfen. Tek I huaji, Mersoja është i huaj për të tjerët, pra një i mërguar në mes të njerëzimit, është një njeri i vetmuar, edhe kur nuk ishte njeri i izoluar. Ai nuk çuditet që ndodhet në një qeli, i vetmi problem i tij është si të vrasë kohën. Gjendja e lirisë dhe burgimi nuk kanë ndryshime, jeta është njëlloj, me të vetmin problem, kalimin e kohës. Vetmia dhe mërgimi mendor ose real nuk dramatizohen, as traumatizohen. Kamyja trajton edhe temën e vetmisë për shkak të dashurisë dhe të marrëdhënieve erotike. Te Murtaja dhe te Të drejtët hasen çifte të vetmuara, të ndara. Vetmia peshon më shumë, sepse nuk arrihet të llogaritet kohëzgjatja e ndarjes. Sipas Kamysë, dashuria nuk është një ndjenjë e përshtatshme për atë që ka mision, sepse do të ishte Algjeria, vendlindja e Kamysë54
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60