Page 57 - Demo
P. 57


                                    një barrë shumë e rëndë. Te Murtaja, analizohet situata e të mërguarit. Sipas Kamysë, mërgimi është një boshllëk që secili e mban brenda vetes, një dëshirë për të shtyrë akrepat e orës së kujtimit përpara dhe mbrapa për t’iu shmangur së tashmes, gjendjes prej të burgosuri. Përballë murtajës, d.m.th. përballë absurdit, të keqes, “mërgimit” të rrënjosur në gjendjen e njeriut, personazhe si Rië e Tarui zgjedhin angazhimin solidar në favor të atyre që vuajnë, luftën e guximshme kundër të keqes, çdo ditë me vetëdijen e kufizimeve njerëzore, me vetëdijen e hidhur që nuk ekziston fitore përfundimtare.Një vetëdije e shqetësuar: nga tëhuajtja te solidariteti. Tipar dallues i veprës së Kamysë është bashkekzistenca problematike e motiveve dhe e impulseve të kundërta, si dhe ndikimi i madh i sëmundjes dhe i përvojës së Rezistencës në vepër. Përvoja e dhimbshme e sëmundjes e shtyu Kamynë të trajtojë e të zbulojë pasigurinë e jetës dhe ta shohë jetën si diçka të çmuar. Kamyja transkriptoi në planin letrar ndjenjën e të jetuarit dhe bëri edhe teorizimin e kalimit nga tëhuajtja dhe absurdi (I huaji) te solidariteti dhe angazhimi (Murtaja). Vitet e Luftës së II Botërore, egërsia naziste në Francën e pushtuar, përvoja e Rezistencës, ku ai mori pjesë aktive, ndikuan në ndryshimin e perspektivave të tij artistiko-ideologjike. Shprehje artistike e këtij ndikimi është romani “Murtaja”, njëra nga veprat më të arrira dhe të ashpra të periudhës kur u botua. Romani I huaji u ndoq nga teksti teorik Miti i Sizifit, ndërsa Murtaja u ndoq nga Njeriu i revoltuar si sistemim teorik dhe thellim i tij. Personazhet, te të cilët Kamyja mishëron vizionin e tij të ri etik, bëjnë sakrificën e ndjenjave të tyre dhe përballojnë jetën me dinjitet. Murtaja, romani i solidaritetit dhe i angazhimit, përshkohet nga raporti antonimik mes shijimit egoist të lumturisë personale dhe impulsit altruist. Moralizmi i Kamysë. Moralizmi shumë i pasur i Kamysë është shprehje autentike e sikletit të thellë të njeriut bashkëkohor. Kamyja, nëpërmjet emblemës shekullore morale të murtajës, shpreh bindjen se mund të besohet ende, pavarësisht gjithçkaje, te njeriu dhe tek aftësia e tij për të ndërtuar një botë më të drejtë dhe më të banueshme për veten dhe për njerëzit e tjerë. Revolta. Revolta e teorizuar dhe e analizuar nga Kamyja lind nga nevoja e njeriut për racionalitet në një botë irracionale, të padrejtë dhe të palumtur. Ndjenja e tëhuajtjes dhe e revoltës çojnë në solidaritet, sepse njeriu i revoltuar “e kupton se të gjithë njerëzit ndihen të huaj si ai... Revoltohem, prandaj jemi”. Revolta ka si objektiv Angazhimi: Shkrimtar (ose artist) i angazhuar është quajtur ai që në veprën e vet ka një program ose një prirje të veçantë të trajtojë, të nxjerrë në pah ose të mbrojë mjaft hapur një tezë me karakter ideologjik, politik ose shoqëror. Me fuqinë e artit të vet, shkrimtari (ose artisti) zhvillon njëfarë funksioni provokues në ndërgjegjen e lexuesit (a të shikuesit), duke e shtyrë që të heqë dorë nga qëndrimi asnjanës a thjesht soditës i realitetit ku jeton dhe që të veprojë në drejtimin që sugjeron autori drejtpërdrejt ose tërthorazi me veprën e vet. Shkrimtarë të shquar të angazhuar të shekullit XX janë: B. Shou, B. Breht, Zh. P. Sartri, A. Malro, Gunter Gras. Sipas një formulimi që ka dhënë Sartri për angazhimin, “funksioni i shkrimtarit është të veprojë në mënyrë të atillë që askush të mos qëndrojë pa e njohur botën ose ta quajë veten të pafajshëm [për çka ndodh rreth tij].Njeriu i revoltuar55
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61