Page 58 - Demo
P. 58
Studim tekstiKuptim dhe shpjegim teksti1. Cilat janë momentet kryesore të jetës së Kamysë që ndikuan në tematikën e veprës së tij?2. Si ndikoi përvoja e dhimbshme e sëmundjes te Kamyja në të kuptuarit e tij të jetës?3. Ndërtoni një hartë mendimi me temë: “Veprimtaritë letrare dhe joletrare të Kamysë”. 4. Klasifikoni veprat e Kamysë sipas llojit. 5. Krijimtaria e Kamysë kalon në disa faza të zhvillimit të saj. Shkruani së paku nga dy vepra për secilën fazë, si dhe tregoni se cilat janë temat dhe motivet kryesore.Fazat Veprat Temat dhe motivetFaza _____________1.2.Faza _____________1.2.Faza _____________1.2.Faza _____________1.6. Si shfaqet absurdi dhe indiferenca në veprat e fazës së dytë?7. Çfarë kuptoni me letërsi të angazhuar? Ku del ajo në veprën e Kamysë? 8. Çfarë është filozofia ekzistencialiste dhe si shfaqet ajo te Kamyja?realizimin e drejtësisë dhe të lumturisë. Rezultatet më të mëdha, fitoren kundër irracionalitetit dhe absurdit, njeriu i revoltuar i arrin me krijimin artistik, i cili është shndërrim, materializim, përmirësim i botës që unifikohet, e tejkalon irracionalitetin e saj dhe merr kuptim. Larg pasqyrimit pasiv të realitetit, artisti e rimodelon atë, në mënyrë të tillë që të marrë kuptim. Vepra e tij, larg të qenit sterile, është krijuese, madje është krijimi më i lartë, zëvendësimi i Zotit krijues. Ekzistencializmi në artin e Kamysë. Ndjenja e pesimizmit të thellë të filozofisë ekzistencialiste, konceptimi i ekzistencës njerëzore si “brengosje, zbrazëti, hidhërim”, vetëdija e ankthshme e absurdit që rrjedh nga mitizimi i vlerave false, tëhuajzimi i njeriut, gjejnë shprehje në romane, si: Neveria i Sartrit dhe I huaji i Kamysë. Vetmia, refuzimi dhe tëhuajzimi hasen te të dy romanet. Përvoja historike solli versionin e ri “humanist” të ekzistencializmit,i cili gjen shprehje si te Sartri, ashtu edhe te Kamyja. Kamyja i dha ekzistencializmit humanist një shprehje sugjestionuese letrare në romanin e tij Murtaja, rezultati më i lartë artistik i letërsisë së angazhuar mes viteve ’40 e ’50 të shekullit XX që u lëvrua në Evropë. Mersosë, protagonistit të romanit I huaji, mospërfillës përballë vdekjes dhe jetës, refuzimit të tij, Kamyja i kundërvuri një radhë personazhesh - mes të gjithëve del në pah doktor Rië - te të cilët mungesa e sigurive fetare dhe laike, vetëdija që nuk ka kurrë fitore përfundimtare dhe që murtaja, e keqja, negativja mund të ringjallen gjithmonë, zgjidhen në luftën e menjëhershme kundër së keqes e negatives, kundër absurdit të ekzistencës njerëzore. Fati i njeriut, që Kamyja e ka krahasuar me gjendjen e Sizifit të dënuar përjetësisht që të shtyjë një gur që rrokulliset poshtë, çlirohet pikërisht në këtë angazhim. Duke nisur nga romani i Sartrit, Neveria, zhvillimet letrare filozofike ekzistencialiste në Francë morën një rezonancë që e kthyen ekzistencializmin në shprehje të një ndërgjegjeje të përbashkët, thuajse një mënyrë jetese: makina depersonalizuese e luftës dhe rekrutimet ideologjike të pasluftës nuk e shkatërruan veçantinë e përvojës së Rezistencës. Letërsia ekzistencialiste ishte i vetmi shembull për letërsinë e luftës. 56

