Page 60 - Demo
P. 60
StrukturaRomani ndahet në dy pjesë: pjesa e parë ndahet në 6 kapituj, ndërsa pjesa e dytë në 5 kapituj. Pjesa e parë, në formë ditari, është “e mbrapshta” e jetës së protagonistit dhe paraqet përditshmërinë banale që konsumon ekzistencën. Pjesa e dytë, historia e protagonistit Merso që pas një viti analizon të shkuarën, është “e mbara”: Mersoja pranon figurën e rreme të personalitetit të tij që të tjerët − gjyqtarët, dëshmitarët, opinioni publik − kanë krijuar për atë dhe kupton, në burg, dimensionin e tij ekzistencial. Pjesa I: e mbrapshta1Mersò tregon vdekjen e nënës që banonte në një azil pleqsh në Marengo, 80 km larg Algjerit. Drejtori dhe personeli çuditen, ashtu si edhe banorët e tjerë të azilit, ngaqë nuk derdh asnjë lot të vetëm gjatë përgjimit të së ndjerës, ose gjatë funeralit që zhvillohet nën diellin e pamëshirshëm të qershorit. 2 Por jeta vazhdon. Është e shtunë, Merso kthehet në Algjer, në plazh gjen Marie Kardonën, një sekretare me të cilën fillon një marrëdhënie. Shkojnë në kinema ku mban veshjen e zisë. E diela kalon qetësisht. 3Hyjnë në skenë personazhe të tjera, si Rajmond Sintes, komshiu që banon në të njëjtin kat, personazh i njohur i zonës, që i kërkon këshillë Mersosë për mënyrën e hakmarrjes për një “fyerje” që i kanë bërë; dhe Salamano, komshiu tjetër i të njëjtit kat që merret gjithmonë me qenin.4 Marrëdhënia me Marien vazhdon. Rajmondi është në telashe sepse ka ndëshkuar të dashurën e tij. Salamano humbet qenin. 5 Mersoja refuzon propozimin e shefit të zyrës për një vend më të rëndësishëm në Paris, ashtu si refuzon edhe propozimin e Maries për t’u martuar.6Është e diel; Mersò dhe Marie ftohen nga Rajmondi për ta kaluar ditën në plazh. Një grup arabësh, mes të cilëve ndodhet vëllai i ish-të dashurës së Rajmondit, dalin papritur. Rajmondin e plagosin me thikë. Më vonë, Merso me pistoletën që i ka dhënë Rajmondi vret arabin. [kapitulli vendimtar i librit]Pjesa II: e mbara1Tregon marrjet e para në pyetje, kujtimet e para nostalgjike, jo për njerëzit, por për gjërat e humbura. Një funksionar përpiqet më kot ta bëjë të “pendohet”, term që për Mersonë nuk ka asnjë kuptim, sepse ai mendon që nuk ka asnjë arsye pse ta qortojë veten.2 Flet për jetën në burg dhe për përshtatjen progresive të Mersosë me jetën e burgut; jetë e mbushur me imazhe të së shkuarës. Kanë kaluar ndërkohë pesë muaj. 3Vijon procesi. Situata e dëshmitarëve, shumë prej të cilëve e qortojnë Mersonë për indiferencën që ai tregoi ditën e funeralit të nënës, i ngjan sfilatës së kukullave që u binden ligjeve të çuditshme. Mersoja i ndjek me interes, asnjëherë me ankth, duke qenë se për atë procesi është një parodi e përbindshme, e përshkruar me një ton tragjikisht humoristik. 4 Pas akuzës së prokurorit dhe mbrojtjes së avokatit, dënohet me vdekje në gijotinë.5Nuk dihet se sa kohë ka kaluar përpara përshtypjeve që sillen në kapitullin e fundit, që u kushtohet kujtimeve dhe imazheve të tanishme. Në burg Mersoja refuzon këshillat fetare që prifti do të donte t’i jepte; rri indiferent gjatë bisedës kur bashkëbiseduesi i tij i flet për jetën e përjetshme; Mersoja nxehet kur prifti i flet për të mirat e kësaj bote, të vetmet që ekzistojnë. ANALIZË E VEPRËSI huaji RomanAlber KamyI Huaji58

