Page 61 - Demo
P. 61
Titulli i romanitDeri në momentin e procesit, Mersò e jetonte jetën plotësisht, kishte një marrëdhënie shumë të mirë si me natyrën, ashtu edhe me personat që takonte çdo ditë. Vetëm në momentin kur shoqëria ia hoqi lirinë, ai filloi të ndihej i distancuar dhe më pas i huaj për realitetin e jashtëm. Ai nuk arsyeton për ndjenjat njerëzore, as për marrëdhënien me të tjerët: thjesht i jeton ato. Gruas që e pyet nëse e dashuron, ai i përgjigjet jo. Sjellja e çuditshme e Mersosë bën që të mos jetë aq shumë ai që ndihet i huaj, për faktin që nuk respekton normat e shoqërisë ku jeton, sesa shoqëria (dhe si pasojë lexuesi) që e konsiderojnë të huaj, sepse ai nuk i respekton rregullat e “lojës”. Pikërisht në momentin kur shoqëria e akuzon, gjatë procesit ku ai asiston thuajse si spektator për sjelljen e tij, ai bëhet i vetëdijshëm për statusin e tij të ri. E në atë moment, edhe brenda Mersosë lindi i huaji. Dykuptimësia e personazhit është e qartë dhe del në pah sa herë që kërkohet t’i përcaktohet psikologjia. Mersoja, indiferent, martiri i së vërtetës, i dobëti, vrasësi, fajtori? Pak nga të gjitha këto: personazhi i shmanget çdo përpjekjeje për përcaktim, sidomos kur kërkohet të futet në parametrat etiko-sociale, duke harruar faktin që Merso jeton në universin fantastik të Kamysë, fryt i përsosur i shkrimit të tij. TemaNjeriu që nuk pranon të justifikohet, që nuk përpiqet të ndryshojë idenë që të tjerët kanë krijuar për atë, që dënohet prej idesë së gabuar që të tjerët kanë për të dhe që është i vetmi që i njeh kufijtë e personalitetit të tij. Tema e lumturisë propozohet si bashkim problematik me një ekzistencë monotone, e rregulluar gjithmonë nga të njëjtat detyrime: orari i zyrës, kthimi në shtëpi, e diela me orarin e saj të ndryshëm, plazhi, banjot, deti, aventurat erotike. Tri episodet e romanit (të shoqëruara nga vdekja) dominohen nga dielli (funerali, plazhi, procesi). Fillimi i romanit trajton temën e kapitjes dhe të tëhuajtjes: një soditje indiferente e absurdit. StiliRomani i shkruar në vetë të parë, me një teknikë që qëndron mes ditarit dhe monologut të brendshëm, tregon një copëz të ekzistencës së protagonistit, i cili identifikohet me narratorin. Në roman del lidhja mes pozicionit ideologjik të shkrimtarit dhe stilit: gjuhë e thjeshtë dhe e hapur, sil “i zhveshur”, fjali të shkurtra (telegrafike), të shkëputura, regjistrime të përshtypjeve të menjëhershme, të çasteve të veçanta, mes të cilave nuk del në pah raporti shkak-pasojë, por vetëm ai kronologjik; sintaksa nuk është komplekse. Një strukturë e gjerë dhe komplekse sintaksore do të tejkalonte absurdin. Fjalitë nuk janë të organizuara mes tyre: në veçanti shmangen të gjitha lidhëzat shkakore, që do të fusnin në tregim analizën shkak-pasojë, si dhe renditja sipas rrjedhës së zhvillimit të ngjarjeve. I huaji, rrëfim simbolik, i ndikuar shumë, sidomos në pjesën e parë, nga teknikat e përdorura nga Shtajnbeku ose Hemingueji, paraqitet si një epope anonime e një njeriu të zakonshëm. KohaJeta monotone e Mersosë ritmohet nga orët e zyrës, nga punë mekanike dhe të parëndësishme. Hetimi gjyqësor zgjat 11 muaj. 59

