Page 62 - Demo
P. 62
VendiMersoja flet për vendin ku zhvillohen ngjarjet e vitit të fundit të jetës së tij. Skenari ku zhvillohet ngjarja është thuajse gjithmonë Algjeri ose periferia e tij, skenar që Kamyja e ka fotografuar në mënyrë të pashlyeshme gjatë fëmijërisë së tij. Funksioni i Mersosë si personazhMersoja nuk i zotëron karakteristikat e heroit tradicional të romanit psikologjiko-realist edhe pse nuk e ka ende të gjithë anonimatin e heronjve të romaneve bashkëkohore, të trashëguar nga shekulli XIX dhe nga Romani i Ri. Personazhi Mersò nuk mund të kuptohet nëse nuk mbahet parasysh elementi etik dhe social: është francez nga Algjeria, një pied noir, fryt i takimit të dy kulturave, asaj franceze dhe asaj arabe, të shkrira së bashku nga një element natyror – dielli dhe klima e Algjerisë – që kanë ndikuar jo pak në zhvillimin e personalitetit të tij. Koncepti filozofik i romanitKamyja mishëroi, në krijimin e ngjarjes dhe të personazhit, konceptimin filozofik të parashtruar në esenë Miti i Sizifit. Mersoja (I huaji) u bë i vetëdijshëm për gjendjen e tij: e di që është vetëm dhe pa shpresë. E di që fati i tij i përket atij, e di që ngritja e vazhdueshme e gurit është vepër e vullnetit të tij: këtu konsiston gëzimi i heshtur, qetësia finale e arritur nga Mersoja. Madhështia e tij duhet kërkuar te qëndrimi besnik deri në fund i “përpjekjes së kotë”, i mbrojtjes të së vërtetës, sepse aty ai shfaq dinjitetin e tij si njeri. Mesazhi i romanitKamyja përshkruan me hollësi në faqet e fundit të pjesës së parë të librit të gjithë mekanizmin dhe rrethanat që e kanë çuar Mersonë të shtypë këmbëzën. Mesazhi i historisë së njeriut “të dënuar padrejtësisht” për një krim që e ka kryer realisht dhe më pas detyrimi moral i të gjithë ideologjisë së Kamysë mund të përmblidhet në fjalinë: “duhet të jemi të sinqertë dhe të mos gjykojmë”. Procesi për vrasjen e arabit, armiqësia e njerëzve, dënimi Mersoja:- jeton në shoqëri si i mërguar;- tregon indiferencë për ndjenjat e të tjerëve;- nuk u nënshtrohet normave dhe ligjeve të shoqërisë;- përfundon i shtypur prej tyre;- autor pa dashje dhe pa vetëdije i një vrasjeje;- i nënshtrohet një procesi të rregullt;- nuk ndihet i përfshirë në ingranazhet e procesit.Djemila, Algjeri\që Djemila hedh mes maleve, qiellit dhe heshtjes ... si një pyll eshtrash, pa shpresë apo dëshpërim\A. Kamy60

