Page 63 - Demo
P. 63
me vdekje, e shkund Mersonë nga pasiviteti i tij i zakonshëm, e detyron të ndërgjegjësohet për jetën e tij. Ndjesia e parë e gjallërisë, aftësia për të jetuar i vjen me afrimin e vdekjes. E kupton se është vetëm ashtu si çdo njeri; mbrohet në proces duke treguar deri në fund të vërtetën, edhe pse kështu rrezikon të dënohet dhe e di që kështu nuk do të gjejë shpëtim. Por edhe në këtë përpjekje të kotë, që i vjen nga thellësia e qenies së tij, konsiston dinjiteti i njeriut, “revolta” që i jep kuptim jetës. AbsurdiLibri u botua në kulmin e luftës dhe u prit shumë mirë. Lexuesi i ditur hasi aty jehonat e veprave kryesore të atyre viteve: absurdin e kthjellët të Kafkës, pa metafizikën kafkiane; sintaksën me fraza të izoluara të Heminguejit, pa emocionin jetësor; indiferencën morale të Niçes dhe mbi të gjitha ankthin e filozofëve ekzistencialistë. Prej këtyre të fundit atij i lindi ideja që jetën e individit ta shohë si emblemë të gjendjes njerëzore. Në përplasje me konvencionet sociale qesharake dhe pa kuptim, ose me mungesën e logjikës së dhimbjes dhe të vdekjes, Kamyja zbulon absurdin e realitetit. Në ndarjen mes ndërgjegjes dhe gjithçkaje jashtë saj, njeriu percepton se është i futur në një univers, “papritur pa iluzione dhe drita”, ku nuk ka se si të mos ndihet i huaj. I internuar në një lloj mërgimi, pa të shkuar dhe të ardhme, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbyllet në atë “paqe të helmuar që krijon indiferenca, gjumi i zemrës dhe sakrifica vdekjeprurëse”. Ai nuk struket te vetëvrasja ose te besimi fetar, arratisje që nuk e zgjidhin problemin, por përballet dhe sfidon absurdin me një gjest revolte, i cili është gjithashtu absurd sepse bazohet te siguria në një fat shtypës. Tek eseja filozofike “Miti Sizifit” (1942), e shkruar thuajse si ilustrim i romanit, Kamyja thotë: “Absurdi lind nga vetëdija e kthjellët dhe racionale e armiqësisë kompakte të gjërave [...] zgjimi, tramvaji, katër orë në zyrë, ose në fabrikë, drekë, tramvaji, 4 orë punë, darkë, gjumë, dhe e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte, e premte, e shtunë, me të njëjtin ritëm...”. Mersoja e pranon me vetëdije absurdin e ekzistencës. Ai jeton pa menduar për të nesërmen, duke u përqendruar në të tashmen e ndjeshmërive fizike, pa asnjë lidhje me të shkuarën. Lumturia shfaqet dhe ezaurohet me kënaqësinë e shqisave, të nxitura nga impulset e natyrës që zbulojnë anën pozitive të ekzistencës. Mersoja, i huaj ndaj absurdit të ekzistencës, duket i gjallëruar nga e vërteta negative e të qenit dhe e të ndjerit. Mersoja kufizohet vetëm në regjistrimin e asaj që ndodh në fushën e tij jetësore. Ai është indiferent ndaj: kohës [Sot mami vdiq. Ose mbase dje, nuk e di]; ndjenjave [nuk shpreh emocione për vdekjen e nënës, për propozimin për martesë së të dashurës]; raporteve sociale dhe rregullave institucionale. Ekzistencializmi tek \Kamyja është një protagonist i letërsisë ekzistencialiste franceze të pasluftës. Në veprat e para ai niset nga koncepti se botës i mungon arsyeja dhe se njeriu është i dënuar me dëshpërim, me indiferencën paralizuese. Romani I huaji sundohet nga ndjenja e vetmisë, e vdekjes, e kurajës së zgjedhjeve individuale. Kur Merso, i cili përfaqëson njeriun përballë vetëndërgjegjësimit për absurdin, mbasi u dënua me vdekje në gijotinë, vizitohet nga prifti, të cilin ai e refuzon disa herë. Mes të dyve zhvillohet një dialog tronditës në të cilin Mersoja deklaron se tashmë i ka mbetur pak kohë për të jetuar dhe se nuk ka ndër mend ta shkojë dëm me një Zot tek i cili nuk beson: ai ulëret revoltën e tij dhe shpall karakterin indiferent të veprimeve të njeriut, meqë të gjithë janë të dënuar me vdekje. Mbasi gjen qetësinë, zgjedh t’ia shugurojë çastet e tij të fundit në tokë kujtimeve të së shkuarës. Në esenë “Miti i Sizifit”,ai sheh te heroi mitologjik simbolin e absurdit të ekzistencës njerëzore në çekuilibër mes pafundësisë së aspiratave dhe kufijve të mundësive që kulmojnë në kotësinë e të gjitha përpjekjeve të tij. 61

