Page 64 - Demo
P. 64
Studim tekstiKuptim dhe shpjegim teksti1. Romanin “I huaji” Kamyja e ka shkruar dhe botuar në vitin 1942. Duke iu referuar vitit të botimit, ndërtoni kontekstin historiko-politik të Francës së viteve ’40. 2. Në sa pjesë është organizuar vepra? Përcaktoni numrin e kapitujve për secilën pjesë. Pjesa 1 Pjesa 2Kapituj Kapituj E veçanta e rrëfimit në pjesën e parë E veçanta e rrëfimit në pjesën e dytë3. Cilët ishin autorët që ndikuan në stilin e ndryshëm që përdori Kamyja në dy pjesët e romanit?4. Ku zhvillohen ngjarjet në vepër? Në ç’kohë zhvillohen ngjarjet? Cilat janë të dhënat, për të na ndihmuar ne si lexues, të kuptojmë se për ç’kohë flitet? 5. Cili është personazhi kryesor i romanit? Cili është statusi i tij shoqëror? Si jeton ai?6. Cili është faji i vërtetë i protagonistit dhe përse gjykohet ai?7. Renditni temat dhe motivet e trajtuara në vepër.8. Cila është filozofia e romanit?9. Ku dhe si del qëndrimi humanist i Kamysë në këtë roman? Analizë përmes shembujve10. Interpretoni titullin e romanit “I huaji”. Analizoni marrëdhënien e Mersosë:me ne _________________________________________________________________________________________________me veten _________________________________________________________________________________________________me mjedisin ku jeton ___________________________________________________________________________________me trupin gjykues ______________________________________________________________________________________me botën algjeriane _________________________________________________________________________________me Zotin _________________________________________________________________________________________________me lirinë _________________________________________________________________________________________________me diellin ________________________________________________________________________________________________me jetën _________________________________________________________________________________________________me krimin ________________________________________________________________________________________________me vdekjen ______________________________________________________________________________________________Reflektim dhe vlerësim dijesh11. Përmblidhni me tri fjali fabulën e romanit.12. Përse konsiderohet një figurë komplekse personazhi kryesor? Kur bëhet e qartë dykuptimësia e tij? 13 Në ç’mënyrë e zbulon Kamyja absurdin te ky roman? Detyrë 1. Kritikë të ndryshëm janë përpjekur të heqin paralele mes Mersosë dhe Zhuljen Sorelit të Stendalit, mes Mersosë dhe Raskolnikovit të Dostojevskit. Bëni një kërkim për dy personazhet dhe shprehni mendimin tuaj në lidhje me këtë. Ku takohen dhe në ç’aspekte ndryshojnë ata? 2. Në lidhje me zgjedhjen e emrit të personazhit, janë bërë shumë hamendësime. Hulumtoni rreth këtij fakti dhe shprehni mendimin tuaj.62

