Page 66 - Demo
P. 66


                                    në rrobat e tyre të ngrira, dhe një vajzë e vogël me një fjongo të madhe të kuqe dhe këpucë të zeza të lustruara. Prapa tyre, një nënë trupmadhe, me fustan mëndafshi kafe, dhe i ati, një burrë i shkurtër mjaft imcak që e njihja si fytyrë. Ai mbante kapele kashte, kollare flutur dhe një bastun në dorë. Kur e pashë me të shoqen, e kuptova përse thuhej në lagje se ai bie në sy. Pak më vonë kaluan djemtë e lagjes me flokë të lëpira dhe kollare të kuqe, xhaketa pas trupit me xhep të vogël të qëndisur dhe këpucë me majë katrore. Më duket se shkonin në kinematë e qendrës. Për këtë arsye, ata niseshin herët dhe nxitonin drejt tramvajit duke qeshur me të madhe. Pas tyre, rruga dalëngadalë mbeti shkretë. Me sa duket shfaqjet kishin filluar. Në rrugë kishin mbetur vetëm dyqanxhinjtë dhe maçokët. Qielli ishte i pastër, por pa shkëlqim sipër drurëve të fikut të radhitur buzë rrugës. Në trotuarin përballë, cigareshitësi nxori një karrige, e vendosi përpara derës dhe u ul mbrapsht duke mbështetur të dy krahët në kurrizin e karriges. Tramvajet, plot e përplot pak më parë, kishin mbetur pothuajse bosh. Në kafenenë e “Pieros” pranë cigareshitësit, çiraku pastronte tallashin në sallën bosh. Ishte vërtet e diel5. E ktheva karrigen dhe e vendosa si cigareshitësi, sepse m’u duk më e rehatshme. Piva dy cigare, hyra mora një copë çokollatë dhe shkova e hëngra pranë dritares. Pas pak qielli u nxi dhe mendova se do të fillonte një shtrëngatë vere. Por pak nga pak ai u hap. Retë që kaluan mbi rrugë sikur i kishin premtuar shi dhe e bënë atë më të zymtë. Qëndrova një kohë të gjatë duke vështruar qiellin. Në orën pesë6 tramvajet arritën me zhurmë. Turma spektatorësh të ulur mbi shkallare e mbi parmakët, vinin nga stadiumi i periferisë së qytetit. Tramvajet që erdhën më pas sollën lojtarët që dalloheshin nga valixhet e tyre të vogla. Ata këndonin e ulërinin me sa fuqi kishin se klubi i tyre s’kishte për të humbur kurrë. Shpesh herë më bënin shenja. Njëri bile klithi: “I mundëm “. Dhe unë ia bëra “Po” me kokë. Nga ky çast makinat filluan të vërshonin. Dita zgjati dhe ca. Përmbi çatitë dielli kuqëlonte dhe, me afrimin e mbrëmjes, rrugët u gjallëruan. Shëtitësit po ktheheshin ca nga ca. Njoha zotërinë që bie në sy midis të tjerëve. Fëmijët qanin ose hiqeshin zvarrë. Thuajse menjëherë kinematë e qytetit zbrazën në rrugë një valë spektatorësh. Midis tyre djemtë bënin gjeste më të vendosura se zakonisht dhe mendova se kishin parë një film aventuresk. Ata që ktheheshin nga kinematë e qytetit arritën pak më vonë. Dukeshin më hijerëndë. Ata 5 e diel: nuk është e diela e kënduar nga post-simbolistët dhe poetë të tjerë si moment i lumturisë fëminore ose si tregues i ndjenjave të thjeshta, të qeta e të sigurta të botës mikroborgjeze; këtu gjestet mekanike, të zakonshme dhe të parashikueshme përcaktojnë një përplasje kundër mureve të absurdit. E diela, e treguar nga Mersoja, është një film monoton ku regjistrohen me besnikëri të gjitha hollësitë, edhe ato minimale, që perceptojnë shqisat e tij, pa ndërhyrje, nga ana e narratorit, e asnjë përpjekje për organizim ose interpretim, përveç shoqërimit të mendimeve elementare. Një botë e ngjashme, ku çdo fragment ka të njëjtën rëndësi si gjithë të tjerëtdhe si të gjithë bashkë, sepse kuptimi i tyre është gjithmonë dhe sidoqoftë fatkeqësisht nul.6 Në orën pesë: në botën e absurdit, personazhi e lë veten “të veprojë” e të jetojë: të gjitha ngjarjet janë ekuivalente dhe lidhjet kronologjike sundojnë mbi ato shkak-pasojë.64
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70