Page 69 - Demo
P. 69
Kur Rajmondi1 më dha revolverin, dielli vezulloi mbi të. Por vazhdonim të qëndronim pa lëvizur, sikur gjithçka të ishte ngujuar rreth nesh. Shiheshim drejt e në sy e çdo gjë ndalej këtu midis detit, rërës e diellit, qetësisë së dyfishtë të fyellit e të ujit2. Në atë çast mendova se mund të shtinim, por edhe të mos shtinim. Por3 befas arabët u zmbrapsën pa zhurmë e rrëshqitën prapa shkëmbit. Atëherë unë dhe Rajmondi u kthyem nga kishim ardhur. Ai dukej më mirë dhe më zuri në gojë autobusin e kthimit. E shoqërova deri te shtëpia dhe, ndërsa ai ngjiste shkallët prej druri, unë qëndrova në fund të tyre, koka më buçiste nga dielli, mendoja përpjekjen që duhet të bëja për t’u ngjitur, e pastaj dhe gratë që prisnin shpjegime. Por4 në atë vapë ishte e vështirë të rrije pa lëvizur nën shiun verbues që binte nga qielli. Si të rrija, si të ikja ishte e njëjta gjë5. Në çast u drejtova nga plazhi dhe fillova të ec. Po ai vezullim i kuq. Në breg deti rënkonte nën frymëmarrjen e shpejtë e të mbytur të valëve të tij të vogla. Ecja ngadalë drejt shkëmbinjve e ndieja dejet në ballë që fryheshin nën nxehtësinë e diellit. Kjo vapë rëndonte mbi mua dhe më pengonte të ecja. Dhe sa herë ndieja afshin e tij të nxehtë mbi fytyrë, shtrëngoja dhëmbët, mblidhja duart grusht brenda në xhepa, tendosesha i tëri si për të mposhtur diellin dhe këtë dehje të padepërtueshme që ai derdhte mbi mua. Në çdo flakërimë drite që shpërthente nga rëra, nga një guaskë e zbardhur apo cifël xhami, shtrëngoja nofullat6. Vazhdova të ec për njëfarë kohe. Nga larg shihja masën e vogël e të errët të shkëmbit të veshur me një vello verbuese drite e pluhuri që vinte FRAGMENTMerso shëtit në plazh.Porta e fatkeqësisë Është e diel. Rajmondi ka ftuar Mersonë dhe Marien për ta kaluar ditën në një kabinë në plazh. Rreth orës 11.30, gjatë një shëtitjeje në plazh, Rajmondin dhe Mersonë i ndjek një grup arabësh, mes të cilëve ndodhet vëllai i ish-të dashurës së Rajmondit. Rajmondin e plagosin me thikë. Më vonë, kur dielli nxeh fort, Mersò shëtit sërish në plazh dhe mban me vete pistoletën që i ka dhënë Rajmondi. Papritur sheh sërish arabin me thikën në dorë. Skena zhvillohet në plazhin e Algjerit. Në gjithë episodin vihet re përdorimi i lidhëzave kundërshtuese, të cilat sanksionojnë kalimet nga mosveprimi në veprim dhe anasjellas. 1 Rajmondi: komshiu i Mersosë, i deklaruar me profesion magazinier, por në të vërtetë është një shfrytëzues grash. 2 qetësisë... ujit: njëri prej dy arabave papritur e ndërpret melodinë e tij monotone me fyell. Gjendja e njeriut është ajo e mërgimtarit, e të huajit në një botë që e pengon ecjen e tij, por ai është i detyruar ta pranojë si të vetmen mbretëri, pa ndihmën e një zëri të mbinatyrshëm.3 Kur Rajmondi... Por vazhdonim... Por: lidhëza kundërshtuese tregon kalimet nga mosveprimi në veprim dhe anasjellas.4 mendoja përpjekjen... por: armiqësia që bota shfaq përkundrejt çdo objektivi njerëzor shfaqet si privim i lirisë dhe i çdo mundësie veprimi, detyrim për zgjedhje të sforcuara, që për njeriun sidoqoftë marrin një konotacion negativ dhe të kundërtat përzihen. 5 ishte e njëjta gjë: Vetëdija se ishte e njëjta gjë tingëllon si refren që shpjegon çdo lloj gjesti aktiv, në perceptimin e ekuivalencës thelbësore të rinovimit dhe lëvizjes, veprimit dhe pasionit. Nëse asnjë veprim nuk mund ta çlirojë njeriun nga absurdi i ekzistencës, absurdi mund ta trullosë njeriun, ta shtyjë drejt një gjesti që i rëndon gjendjen. 67

