Page 70 - Demo
P. 70
nga deti. Mendoja burimin e freskët prapa shkëmbit. Kisha dëshirë të ndieja përsëri gurgullimën e ujit, t’i vidhesha diellit, përpjekjes, lotëve të grave, dëshirë të gjeja përsëri hijet dhe çlodhjen e tyre. Por7 kur u afrova pashë se tipi i Rajmondit ishte kthyer. Ai ishte vetëm. Ishte shtrirë në kurriz, duart nën zverk, balli nën hijen e shkëmbit, i gjithë trupi në diell. Kominoshet e tij avullonin nga nxehtësia. U befasova. Për mua ishte një çështje e mbyllur dhe kisha ardhur pa e menduar. Sapo më pa, ai u ngrit pak dhe futi dorën në xhep. Unë, natyrisht, shtrëngova revolverin e Rajmondit në xhaketë. Atëherë ai u tërhoq përsëri mbrapsht por pa e hequr dorën nga xhepi. Isha mjaft larg tij, nja dhjetë metra. Herë pas here kapja shikimin e tij midis kapakëve të syve gjysmë të mbyllur. Por8 në të shumtën e herëve, shëmbëlltyra e tij vallëzonte para syve të mi9 në ajrin e ndezur. Zhurma e valëve ishte më e mbytur, më e qetë se në drekë. Po ai diell, po ajo dritë mbi po atë rërë që shtrihej deri këtu. Qysh prej dy orësh dita nuk lëvizte më, qysh prej dy orësh ajo kishte hedhur spirancën në oqeanin e metaltë që vlonte. Në horizont një re avujsh kaloi dhe kapa me cep të syrit njollën e zezë, sepse shikimi im nuk i ishte ndarë për asnjë çast arabit. Mendova se mjaftonte të kthehesha njëqind e tetëdhjetë gradë dhe çdo gjë merrte fund. Por10 një plazh i tërë që fërgëllonte nga dielli, ngjeshej pas meje. Bëra disa hapa drejt burimit. Arabi nuk lëvizi. Megjithatë, ai ishte mjaft larg. Ai dukej sikur qeshte, ndoshta për shkak të hijeve që i binin mbi fytyrë. Prita. Tani, nxehtësia e diellit po më përvëlonte11 edhe faqet dhe ndjeva bulëza djerse të më grumbulloheshin mbi vetulla. Dielli ishte si atë ditë kur varrosa mamanë12 dhe si atëherë, balli më dhimbte e të gjitha venat rrihnin fort nën lëkurë. Nuk mund ta duroja më përvëlimin e diellit dhe bëra një hap përpara. E dija që ishte marrëzi e një hap nuk më shpëtonte dot nga dielli. Por13 bëra një hap, vetëm një hap përpara. Këtë herë arabi, pa luajtur nga vendi, nxori thikën dhe e drejtoi nga dielli. Drita vërshoi mbi çelik sikur të ishte një thikë e madhe e shndritshme që më prekte në ballë. Po në atë çast djersa e mbledhur mbi vetulla rrodhi njëherësh sipër kapakëve dhe i veshi me një perde të ngrohtë e të dendur. Sytë m’u verbuan nga kjo perde lotësh e kripe. Ndieja vetëm goditjet e diellit mbi ballë dhe në mënyrë të turbullt tehun vezullues të thikës para fytyrës sime. Kjo shpatë përvëluese gërryente qerpikët e mi dhe gërmonte sytë që më dhembnin. Atëherë gjithçka u lëkund. Nga deti erdhi një afsh i dendur e përvëlues. M’u duk sikur qielli u hap i tëri e prej tij filloi të bjerë një shi zjarri14. U tendosa i tëri dhe shtrëngova dorën 6Në breg... nofullat:edhe pse romani tregohet në vetë të parë, teatër i veprimit nuk është ndërgjegjja e personazhit. Rrëfimi regjistron ngjarje, që i imponohen protagonistit vetëm sepse kthehen në ndijime fizike. Perceptimet dhe reflektimet e Mersosë, protagonist dhe zë rrëfimtar njëkohësisht, nuk kanë karakter subjektiv; ato paraqiten si ngjarje, reagime të shkaktuara nga bota e jashtme. Si rezultat, bota e jashtme e humbet aspektin objektiv, përshkruhet njëlloj si organizmat e gjallë, dhe sendet e humbasin karakterin e tyre neutral, përftojnë një jetë personale, por që është armiqësore me njerëzit: “Deti gulçonte nën frymëmarrjen e shpejtë dhe të mbytur”, “afshi i nxehtë” i diellit e plagos Mersonë me një “flakërimë drite” që derdh mbi të një “dehje të padepërtueshme”. 7 Kisha dëshirë... Por: armiqësia e botës shfaqet si kundërvënie e realitetit fizik ndaj realizimit të vullnetit dhe dëshirave. 8Herë pas here... Por: armiqësia e botës shfaqet si heqje e çdo sigurie edhe në nivel perceptimi.9 shëmbëlltyra... të mi: Absurdi i ekzistencës e detyron njeriun të rrijë brenda realitetit mbytës, në të cilin perceptimet dridhen, gjërat i humbin konturet dhe ngjarjet zbulojnë mungesën e lidhjeve të sigurta shkak/pasojë. Ndijimet përzihen nëpërmjet figurës së sinestezisë për të gjetur një të përbashkët në perceptimin e armiqësisë së botës, nga ku njeriu nuk mund t’ia mbathë ose të tërhiqet, i dobësuar ose i munduar nga vetë ekzistenca e tij. 10Mendova se... Por: armiqësia e botës shfaqet si rezistencë mes realizimit të impulseve dhe vendimeve. 11 Tani... përvëlonte: Tëhuajtja e njeriut nga bota dhe nga vetë ekzistenca e tij shfaqet te Mersoja me vetëdije të kthjellët. Në nivel gjuhësor kjo del nga detaji i fillimit të fjalisë me ndajfoljen e kohës “tani”, e shoqëruar nga koha e pakryer e rrëfimit: i detyruar të jetojë në një botë që është armiqësore për të, protagonisti distancohet nga ngjarjet që i ndodhin, bëhet i huaj jo vetëm në raport me botën, por edhe me veten e tij. 68

