Page 71 - Demo
P. 71


                                    mbi revolver. Këmbëza u bind15, preka trupin e lëmuar të qytës dhe pikërisht aty, në zhurmën e thatë e shurdhuese, filloi gjithçka. Shkunda djersën dhe diellin. E kuptova se e kisha prishur ekuilibrin e ditës, qetësinë e jashtëzakonshme të plazhit ku kisha qenë i lumtur. Atëherë qëllova dhe katër herë të tjera mbi një trup të palëvizshëm ku plumbat humbisnin pa u parë. Ishin si katër trokitje të shkurtra mbi portën e fatkeqësisë.16[Alber Kamy, I huaji, përktheu Rajmonda Vuçini, 1991, f. 66-70]12 Po ai diell, ...nuk lëvizte më, ...Dielli... mamanë: Dëshira e ujit dhe e hijes, si dëshirë për t’ia mbathur larg nga mundi i ekzistencës, duket se pengohet, ashtu frenohet orvatja për të ndryshuar krejtësisht: nuk ekziston asnjë tjetërkund, asnjë botë alternative, ku vetëdija hyn në raport pozitiv me gjërat. Mersoja gjendet përpara dhe mbas një plazhi vibrues nga dielli, ndërsa koha nuk sjell asnjë ndryshim, por kufizohet të ndajë etapat e një ekzistence gjithmonë të njëjtë me vetveten. 13 E dija që... Por: Armiqësia e botës merr konotacione negative ku të kundërtat përzihen (palëvizshmëri ose lëvizje, avancim ose kthim mbrapsht, mosveprim ose veprim). 14 shi zjarri: Drita e mesditës e bën kokën të oshëtijë nga dielli dhe nxehtësia e tij e fryn ballin dhe projekton mbi të një dehje të turbullt. Gjatë procesit, Mersoja pyetet për motivet e vrasjes. Përgjigjet se shtiu për shkak të diellit. Paradoksi ngjall të qeshurat e të pranishmëve dhe ngritjen e dëshpëruar të shpatullave të avokatit mbrojtës; vrasja kthehet në emblemë të gjendjes njerëzore që skena e vrasjes shfaq në absurdin e saj. Nga momenti që ishte e njëjta gjë, vrasja bëhet paradigmë e çdo akti njerëzor në botë, ndërsa plazhi zgjerohet dhe kthehet në skenar të një drame më të gjerë ekzistenciale, të frakturës së dhimbshme dhe të pashërueshme mes unit dhe realitetit. 15 këmbëza u bind: Në fakt, vrasja nuk zbulohet si rezultat i zgjedhjes së vetëdijshme, por si rënie rezistence, efekt i një dënimi që e privon protagonistin nga lumturia e mundshme që i lejohet: kënaqësia që i japin ndjesitë fizike.16 Drita... fatkeqësisë: Kjo fjali e zymtë dhe plot kuptim, që i shkon pak stilit të Mersosë, shënon fundin e pjesës së parë, katastrofë personale që përfton një karakter kozmik. Teatri i veprimeve është një hapësirë pa fund, që kontraktohet brenda një horizonti të mbyllur mes detit, rërës dhe diellit, ku njeriu dënohet me palëvizshmëri të detyruar, frenohet në përpjekjet për t’i dhënë një kthesë jetës së tij.S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti1. Autori sjell imazhin e diellit disa herë përgjatë fragmentit. A ka kontroll Mersoja mbi diellin apo dielli mbi Mersonë? Cili është efekti që ka ai? dielli mbi Mersonë_____________________ apoMersoja mbi diellin______________________efekti që ka ____________________________________2. Renditni disa nga efektet që dielli ka mbi Mersonë.________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Analizë përmes shembujve3. Që në fjalinë e parë të fragmentit kemi takimin e Mersosë me diellin “...dielli vezulloi mbi të”. Si mendoni, është i rastësishëm apo i qëllimshëm konstatimi i pranisë së tij në sfond? Pse?4. Duke iu referuar fjalive të shkëputura nga fragmenti, interpretoni përshkallëzimin veprimit dhe gjendjes së brendshme. A ka mundur Kamyja, përmes kësaj teknike, të zbërthejë botën e brendshme të Mersosë? Përse dielli i ngjason me diellin e ditës kur nëna vdiq? Ç’tregon ky fakt?“Ishte shtrirë në kurriz, duart nën zverk, balli nën hijen e shkëmbit, i gjithë trupi në diell.”Po ai diell, po ajo dritë mbi po atë rërë që shtrihej deri këtu.“Por një plazh i tërë që fërgëllonte nga dielli, ngjeshej pas meje.”69
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75