Page 73 - Demo
P. 73


                                    Këtu prokurori fshiu fytyrën e tij që ndriçonte nga djersa. Së fundi ai tha se detyra e tij ishte e dhimbshme, por ai do ta kryente me vendosmëri. Ai deklaroi se unë s’kisha ç’i duhesha një shoqërie kur nuk vlerësoja as rregullat më thelbësore dhe se unë nuk mund t’i bëja thirrje një zemre njerëzore së cilës nuk i njihja as reagimet më të thjeshta. “Unë ju kërkoj kokën e këtij njeriu, − tha ai, − dhe jua kërkoj me zemër të lehtësuar. Sepse, nëse gjatë karrierës sime shumëvjeçare më ka ndodhur të kërkoj dënime me vdekje, kurrë nuk e kam ndier më shumë se sot se detyra ime e vështirë po shpërblehet, po ndriçohet nga ndërgjegjja e një urdhri të prerë e të shenjtë dhe nga neveria që ndiej përballë një fytyre njeriu ku nuk lexoj veçse tmerr.” Pasi u ul prokurori, pati një heshtje të gjatë. Unë isha i trullosur nga vapa dhe habia. [...]Më në fund më kujtohet vetëm se, ndërsa avokati im vazhdonte të fliste, tingujt e burisë së një akulloreshitësi që vinin nga rruga, përshkonin gjithë hapësirën e korridoreve të sallës së gjyqit dhe arrinin deri tek unë. Më mbërthyen kujtimet e një jete që s’më përkiste më, por ku unë kisha gjetur gëzimet më të vogla e më të forta: aromat e verës, lagjen e dashur, qiellin e veçantë të mbrëmjeve, të qeshurën dhe fustanet e Maries. Mendoja sa e kotë qe prania ime në këtë vend e një lëmsh m’u bë në grykë dhe prisja me ngut të merrte fund e gjitha kjo e të gjeja përsëri qelinë time dhe gjumin. Dëgjova turbullt avokatin tim të çirrej duke përfunduar se gjyqtarët nuk do të donin të dënonin me vdekje një punonjës të ndershëm që gabon në një çast hutimi dhe duke kërkuar rrethana lehtësuese për një FRAGMENTMersoja në burgRealiteti i huajHetimi gjyqësor për vrasjen e arabit zgjati 11 muaj. Mersoja “e pëson” thuajse si i huaj, me ndjesinë që gjithçka është absurde: mendjemadhësia e të gjithëve për të kuptuar dhe për të gjykuar jetën e të tjerëve, formalizmi gjyqësor, bisedat e priftit që përpiqet t’i shpëtojë trupin dhe shpirtin. Ai u dënua me vdekje më shumë për qëndrimin e tij, për refuzimin e besimit në konvencionet e institucioneve dhe të marrëdhënieve njerëzore, sesa për vrasjen. Në fragment (fundi i romanit) Mersoja ka “ndriçimin”, ndërgjegjësimin për gjendjen e tij (d.m.th. për gjendjen e njeriut sipas Kamysë): kupton që njeriu është i vetëm në realitetin tokësor, që është i vetmi që ka rëndësi për njeriun, sepse të vetmet siguri ia jep karakteri fizik i gjërave, natyra tokësore (aromat e natës, të tokës, të kripës, të trupit të Maries); refuzon shpresën; i kundërvë mospërfilljes së botës për njeriun, vetëdijen e tij për karakterin e përkohshëm dhe për absurdin. 71
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77