Page 74 - Demo
P. 74


                                    krim që do të më rëndonte përjetë në ndërgjegje, e ky do të qe ndëshkimi më i sigurt. Trupi gjykues e pezulloi seancën dhe avokati u ul i rraskapitur. Por kolegët e tij erdhën drejt tij për t’i shtrënguar dorën. Dëgjova: “E shkëlqyeshme, i dashur.” Njëri prej tyre më mori dhe si dëshmitar: “Hë?” − më tha. Unë pohova me kokë, por komplimenti im s’ishte i sinqertë, sepse isha shumë i lodhur. [...]1Prifti2 hodhi sytë rreth e qark vetes dhe u përgjigj me një zë që m’u duk shumë i dobët: “Të gjithë këta gurë kullojnë dhembje, e di. Gjithmonë i kam vështruar me ankth. Por, nga thellësia e zemrës e di se më fatkeqët nga ju kanë parë një fytyrë hyjnore të dalë nga errësira e tyre. Këtë fytyrë do t’u kërkojnë të shihni.” Mora pak zemër. I thashë se i vështroja këto mure prej muajsh. I njihja më mirë se çdo gjë e çdokënd në botë. Ndoshta, shumë më parë, kisha kërkuar të shihja një fytyrë. Por kjo fytyrë kishte ngjyrën e diellit dhe zjarrin e epshit: ishte fytyra e Maries. E kisha kërkuar më kot. Tani kishte marrë fund. Në të gjitha rastet nuk kisha parë asgjë të dilte nga këta gurë që kullojnë. Prifti më vështroi si me trishtim. Qëndroja i mbështetur me të gjithë trupin te muri dhe dita rridhte mbi ballin tim. Ai më tha ca fjalë që nuk i mora vesh dhe më pyeti shumë shpejt nëse e lejoja të më përqafonte: “Jo,” − iu përgjigja. Ai më ktheu kurrizin dhe eci drejt murit, të cilin e preku lehtë me dorë: “Kaq shumë e doni këtë tokë?” − mërmëriti ai. Unë s’thashë asgjë. Ai qëndroi me kurriz për një kohë të gjatë. Prania e tij më lodhte e më nervozonte. Sa do t’i thosha të ikte, të më linte të qetë, kur befas ai klithi me një lloj madhështie duke u kthyer nga unë: “Jo, nuk ju zë besë. Jam i sigurt që do të keni dëshiruar ndonjëherë një jetë tjetër.” Iu përgjigja se sigurisht, por kjo nuk kishte më shumë rëndësi se sa të dëshirosh të jesh i pasur, të notosh shumë shpejt apo të kesh buzë më të bukura. Ishte e njëjta gjë3. Por ai më ndërpreu dhe donte të dinte se si e mendoja unë këtë jetë tjetër. Atëherë bërtita: “Një jetë që të më kujtojë këtë që po jetoj”, − dhe i thashë pa e zgjatur se mjaft më mërziti. Ai donte të më fliste ende për Zotin, por unë iu afrova dhe u përpoqa t’i shpjegoj për herë të fundit se më kishte mbetur pak kohë e nuk doja ta humbisja me Zotin. Ai u mundua të ndërrojë temë duke më pyetur përse e thërrisja “zotni” dhe jo “atë”. Kjo gjë më ngriti nervat dhe iu përgjigja se ai nuk ishte im atë: ai ishte si të tjerët. “Jo, biri im, − tha ai duke më vënë dorën mbi sup. − Unë jam me ju. Por ju nuk mund ta dini sepse keni një zemër të verbër. Do të lutem për ju”. Atëherë, nuk e di përse, diçka plasi brenda meje. Fillova të çirrem me sa fuqi kisha, e shava dhe i thashë të mos lutej për mua. E kisha mbërthyer nga jaka e rasës. Shfryja mbi të gjithë dufin që kisha në zemër e ndieja në të njëjtën kohë gëzim e 1 Në kapitullin e fundit, në qelinë e të dënuarve me vdekje, i burgosuri mediton për ekzekutimin e tij. Tri herë ka refuzuar ta takojë priftin. Mendimi i tij është fiksuar në idenë që mund t’i shpëtohet gijotinës dhe i gjithë narracioni në tërësinë e tij transformohet në një akuzë kundër dënimit me vdekje. 2 Prifti: Pas vendimit me vdekje, ka ardhur të takojë Mersonë në qelinë e burgut. 3 ishte e njëjta gjë: Shprehja, e përdorur edhe në fragmentin e dytë, kthehet në refren.4 Ç’rëndësi ... nënës: Vdekja e nënës është shumë e pranishme simetrikisht në të dyja pjesët e romanit. 5 Akti i fundit publik i Mersosë, është biseda me priftin, e cila përfundon në zënkë. Nuk ka mundësi takimi mes atij që dëshiron të flasë për Zotin dhe një njeriu që nuk beson në Zot. Aq më shumë kur i ka mbetur pak kohë për të jetuar dhe nuk dëshiron që ta “harxhojë me Zotin”. Asnjëra nga siguritë që prifti donte t’i ofronte nuk ishin as sa floku i një gruaje. 6 sepse ... fytyrë: ndriçimi i yjeve që reflektohej në qelinë e burgut tregonte se ishte natë. 7 Aromat... tëmthat: Përpara ekzekutimit të vendimit të tij me vdekje, Mersoja e gjen qetësinë në refuzimin radikal të ngushëllimeve fetare, në vetëdijen për indiferencën e botës ndaj fatit të njeriut, në kujtimin e “sendeve konkrete” si i vetmi dimension i mundshëm i lumturisë së njeriut.72
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78