Page 75 - Demo
P. 75
zemërim. Ai e ndjente veten të sigurt apo jo? E megjithatë, siguria e tij nuk vlente as sa një qime floku gruaje. Ai s’ishte i sigurt nëse jetonte me të vërtetë, sepse jetonte si një i vdekur. Kurse unë jepja përshtypjen se kisha mbetur duarbosh. Por ama isha i sigurt për veten, i sigurt për gjithçka, më i sigurt se ai, i sigurt për jetën time e për vdekjen që po afrohej. Po, vetëm kjo më kishte mbetur. Por të paktën e kisha në dorë këtë të vërtetë, ashtu siç më kishte ajo në dorë. Kisha pasur të drejtë, ende kisha të drejtë, gjithmonë do kisha të drejtë. Kisha jetuar në këtë mënyrë e mund të kisha jetuar edhe në mënyrë tjetër. Kisha bërë këtë e nuk kisha bërë atë gjë. Nuk e kisha bërë as atë gjë, por ama kisha bërë diçka tjetër. E pastaj? Ishte njësoj sikur gjithë kohën kisha pritur këtë minutë e këtë agim për t’u shfajësuar. Asgjë, asgjë nuk kishte rëndësi e unë e dija përse. Edhe ai e dinte përse. Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja. Ç’rëndësi kishin për mua vdekja e të tjerëve, dashuria e një nëne, ç’rëndësi kishin për mua Zoti i tij, jetët, fatet që zgjedh kur unë zgjidhem nga një fat i vetëm dhe bashkë me mua edhe miliarda të privilegjuar që, njësoj si ai vetë, quheshin vëllezërit e mi. A e kuptonte, a e kuptonte ai këtë? Të gjithë ishin të privilegjuar. Kishte vetëm të privilegjuar. Edhe të tjerët do të dënoheshin një ditë prej ditësh. Edhe atë vetë do ta dënonin. Ç’rëndësi kishte nëse i akuzuar për vrasje ekzekutoheshe se nuk ke qarë në varrimin e nënës?4 Qeni i Salamanos vlente po aq sa bashkëshortja e tij. Gruaja e shkurtër automate ishte po aq fajtore sa pariziania që kishte marrë Masoni për grua apo Maria që kishte dëshirë të martohej me mua. Ç’rëndësi kishte që Rajmondi ishte shoku im njësoj si dhe Çeleste që ishte më i mirë se ai? Ç’rëndësi kishte nëse Maria i zgjaste sot buzët një Merso tjetër? A e kuptonte pra ky i dënuar dhe se nga thellësitë e së ardhmes... Po më zihej fryma nga gjithë këto që po thosha duke bërtitur. Por, po ma shkulnin priftin nga duart dhe rojet po më kërcënonin. Megjithatë, ai i qetësoi dhe më vështroi në heshtje për një çast. Sytë i kishte me lot. Ai u kthye nga dera dhe u zhduk.5Sa iku ai, unë rashë në qetësi. Isha rraskapitur dhe u lëshova i tëri mbi shtrat. Më duket se fjeta, sepse u zgjova me yje përmbi fytyrë6. Zhurmat e fushës dëgjoheshin deri tek unë. Aromat e natës, të tokës e të kripës më freskonin tëmthat7. Qetësia e mrekullueshme e kësaj vere të fjetur vërshonte brenda meje. Në këtë çast, kur nata po mbaronte, u dëgjuan ulërimat e sirenave. Ato lajmëronin udhëtimet drejt një bote që tani nuk më interesonte. Për herë të parë, prej një kohe shumë të gjatë, më shkoi mendja te mamaja8. Më duket se po kuptoja përse në fund të jetës ajo kishte gjetur një “të fejuar”, përse ajo kishte dashur ta fillonte përsëri lojën nga e para. Atje tej, edhe 8 Gjatë procesit, gjykatësit, duke manipuluar dëshmitarët dhe dëshmitë, arrijnë të ndërtojnë personalitetin e Mersosë sipas nevojës së tyre. Kanë nevojë të krijojnë personazhin e një vrasësi që të mund ta dënojnë dhe ia dalin mbanë: Mersoja nuk ka dashur të shohë nënën e vdekur; nuk qau në funeralin e saj; ditën pas funeralit shkoi në shtrat me një grua; ishte miku i një protektori prostitutash dhe ka bërë dëshmi false në favor të tij. 9 I dënuar me vdekje në gijotinë për një vrasje që e ka bërë pa arsye, Mersoja i kapur nga terrori i vdekjes, më në fund revoltohet, por revolta dështon: e vetmja fitore është përftimi i mospërfilljes ndaj botës, ku të gjitha gjërat ekuivalentohen, indiferenca ose revolta, sensi ose nonsensi, dyshimi ose siguria. 10 Më duket... meje [...] Ky.... i lumtur: Mersoja e rigjen qetësinë në rikuperimin e kontaktit me natyrën. Pjesa e fundit e romanit përmban të gjithë dinamikën e raportit njerinatyrë: vera hyn te Mersoja si një baticë, imazh që Kamyja e sjell në tekste të tjera të përmbysur në figurën e njeriut që hyn në det derisa zhytet tërësisht; por ndërsa në formulimin e dytë bëhet fjalë për një imazh pamor, konkret, imazhi i parë, ai i verës që hyn te njeriu si një baticë, është paraqitja plastike e një ndjesie, domethënia grafike e një entiteti abstrakt, e lumturisë, që për Kamynë përkon me plotësinë. Mungesa e së keqes përkon me ndjenjën e mospërfilljes së botës, me lumturinë.73

