Page 76 - Demo
P. 76
atje, në atë azil ku shuheshin jetë njerëzish, mbrëmja ishte si një prehje e trishtuar. Aq pranë vdekjes, mamaja duhej ta kishte ndier veten të çliruar dhe të gatshme për të rijetuar gjithçka. Askush, askush nuk kishte të drejtë të qante për të. Edhe unë ndihesha i gatshëm të rijetoja gjithçka. Ky zemërim i fortë sikur më kishte spastruar nga e keqja, më kishte shuar shpresat dhe në këtë natë të ngarkuar me shenja e yje, po tregoja interesim për herë të parë ndaj mospërfilljes së ëmbël të botës9. E ndieja kaq pranë meje, kaq vëllazërore sa që kuptova se kisha qenë dhe se vazhdoja të isha i lumtur10. Që të përfitoja nga gjithçka, që të mos ndihesha i vetmuar, nuk më mbetej veçse të uroja që ditën e ekzekutimit tim të kishte sa më shumë njerëz dhe të më prisnin me britma urrejtjeje.11 [Alber Kamy, I huaji, përktheu Rajmonda Vuçini, f. 114-115; 117-118; 132-137]11 Recensioni i Sartrit, 1943. “Si duhet ta kuptojmë personazhin e Mersosë që, të nesërmen e vdekjes së nënës, “bënte banjo, filloi një marrëdhënie të çrregullt dhe shkoi të shohë një film komik”, që vrau një arab “për shkak të diellit” dhe në vigjilje të ekzekutimit të tij kapital, duke deklaruar “se kishte qenë i lumtur dhe se vazhdonte të ishte”, uronte që shumë spektatorë përreth trekëmbëshit “ta presin me ulërima urrejtje”? “Mersoja është një nga ata të pafajshmit e tmerrshëm që janë skandali i një shoqërie, sepse nuk pranojnë rregullat e saj të lojës”. Revolta e Mersosë, në fund të romanit, nuk është aktive, por e vullnetshme dhe oratorike. Ndërgjegjja e protagonistit është regjistrim i thjeshtë i të jetuarit. Momentet e të jetuarit duken të mbyllura secili në vetvete dhe rrjedhin njëri pas tjetrit, si në një film, në një identifikim perfekt të vetëdijes së ekzistencës, pa ndërmjetësim vlerash, pa lidhje, shkaqe, pasoja.74

