Page 77 - Demo
P. 77


                                    S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti1. Ndani fragmentin në pjesë dhe vendosni nga një titull për secilën sekuencë.2. Mersoja citon në ligjëratë të drejtë fjalët e prokurorit: “Unë ju kërkoj kokën e këtij njeriu, − tha ai, − dhe jua kërkoj me zemër të lehtësuar. .... tmerr.”Përse me zemër të lehtësuar? Përse prokurori mendon se detyra e tij e vështirë po shpërblehej?Përse sot më shumë se kurrë?3. A është përpjekur prokurori të shkojë përtej fytyrës, asaj çka duket së jashtmi?Po  apoJoA rrjedhin pasoja nga kjo formë gjykimi?4. Ndërkohë që prokurori kërkon kokën e tij, ai tërhiqet nga tingujt e burisë së një akulloreshitësi. Ç’tregon kjo?Analizë përmes shembujve5. Shpjegoni kuptimet e frazave:ndriçohet nga ndërgjegjja e një urdhri të prerëndriçohet nga ndërgjegjja e një urdhri të shenjtë6. Përse theksohet ndjesia e prokurorit (neveria që ndiej) përballë një fytyre njeriu? Reflektim dhe vlerësim dijesh7. Cili është mesazhi që do të përcjellë Mersoja nëpërmjet konstatimit që bën? “Më mbërthyen kujtimet e një jete që s’më përkiste më, por ku unë kisha gjetur gëzimet më të vogla e më të forta: aromat e verës, lagjen e dashur, qiellin e veçantë të mbrëmjeve, të qeshurën dhe fustanet e Maries.” 8. Çfarë e ka bërë Mersonë t’i shohë gjërat me sy tjetër?9. Përshkruani raportin e Mersosë me prokurorin, mamanë, priftin, Zotin.10. Përse Mersoja uron që ditën e ekzekutimit të kishte sa më shumë njerëz dhe ta prisnin me britma urrejtjeje?Fjala dhe përdorimi i saj11. “Unë isha i trullosur nga vapa dhe habia.”- thotë Merso. Përse është i habitur ai?12. Zbuloni veçori të gjuhës dhe të stilit të Kamysë:në aspektin gjuhësor: aspekti leksikor:________________________________ aspekti morfologjik:_____________________________ aspekti sintaksor:_______________________________në lidhje me figuracionin:____________________________________në lidhje me teknikën e rrëfimit:_______________________________në lidhje me kuptimet filozofike që përcjell vepra:_________________Detyrë:1. Shkruani një ese me temë: “Njeriu është e vetmja krijesë që refuzon të jetë ajo që është.”75
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81