Page 81 - Demo
P. 81
Risitë e letërsisë gjatë gjysmës së parë të shekullit XXLetërsia shqipe e zhvilluar në periudhën 1900-1944, është një nga letërsitë me zhvillime mjaft intensive e të një natyre tepër të veçantë, në kuadër të krejt historisë së letërsisë shqipe. Kur flasim për letërsi shqipe të gjysmës së parë të shekullit XX, vëmendjen e përqendrojmë te procesi i zhvillimit të letërsisë. Si një proces me një dinamikë e një trajektore specifike zhvillimi, ai ka disa karakteristika specifike. Këto karakteristika janë të qenësishme e të dallueshme nga periudhat e tjera, qofshin ato pararendëse apo edhe pasardhëse. Ja disa prej tyre:1 – Për sa u takon drejtimeve e rrymave letrare, nëse letërsia shqipe e periudhës pararendëse, ajo e shekullit XIX, ishte një letërsi që u zhvillua kryesisht nën shenjën e romantizmit, kjo që e pasoi u zhvillua nën shenjën e një larmie shumë më të madhe nga pikëpamja e drejtimeve letrare. Kështu, romantizmi vijoi të zinte vend parësor në poezinë shqipe, përmes krijimeve të atyre autorëve që e vijuan krijimtarinë e tyre të nisur që në shekullin XIX, si: Ndre Mjedja, Asdreni, Çajupi etj. Ata vijuan të shkruanin një letërsi të orientuar nga motivet patriotike dhe ato të Rilindjes Kombëtare (gjuha, atdheu, periudha e lavdisë historike etj.). Por, krahas romantizmit, mori udhë edhe letërsia realiste, sidomos me prozat satirike të Faik Konicës, Migjenit etj., sikurse u vunë re edhe shfaqje të neoklasicizmit (poema të N. Mjedjes, por edhe drama të Gj. Fishtës, Ethem Haxhiademit etj.). Madje u vërejtën edhe tipare të sentimentalizmit (romanet e Foqion Postolit, Haki Stërmillit etj.). Kjo pamje shumëformëshe e shumëngjyrëshe e letërsisë shqipe të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë, i detyrohet së tepërmi faktit që shumica e shkrimtarëve që dhanë ndihmesën e tyre në këtë periudhë, u formuan si të tillë jashtë Shqipërisë, në kontakt me shkolla e përvoja letrare të tjera evropiane. Për pasojë, ata sollën në letërsinë shqipe, krahas origjinalitetit të tyre, edhe cilësi të reja që burojnë pikërisht nga ky kontakt e nga kjo marrëdhënie. Në këtë periudhë të zhvillimit të letërsisë shqipe, ajo u pasurua me prirje që e shkëpusin atë, qoftë edhe pjesërisht, nga një letërsi e angazhimit patriotik dhe e drejtojnë te një letërsi më e orientuar ndaj idealeve të pastra estetike dhe formave të reja, duke e çliruar nga detyrimet ideologjike dhe e vendosur në kërkim të shprehive të reja letrare. Këto karakteristika, në të vërtetë, të çojnë te moderniteti letrar. Kjo është arsyeja që, kohët e fundit, kjo periudhë e zhvillimit të letërsisë shqipe është emërtuar nga studiuesit edhe si letërsi moderne shqiptare. 2 - E larmishme nisi të bëhej panorama e zhvillimeve edhe në aspektin e lëvrimit të gjinive letrare dhe të zhanreve të letërsisë. Letërsia pararendëse e shekullit XIX, ishte më së shumti e mbizotëruar nga poezia, në të cilën poetët (De Rada, Skiroi, Naim Frashëri, Çajupi, Asdreni etj.) ishin zërat e parë në kuadër të letërsisë kombëtare. Por kjo situatë nisi të ndryshojë qysh në fillimet e shekullit XX. Poezia lirike vijoi të lëvrohej, por tanimë e pasuruar me tema e motive të reja, shumë më të ndryshme. Kështu, krahas lirikës atdhetare, u lëvrua lirika e mendimit ose lirika Ethem HaxhiademiGuljelm Mosi, \79

