Page 82 - Demo
P. 82


                                    filozofike. Përfaqësuesit më në zë të saj ishin Lasgush Poradeci, por edhe N. Mjedja. Gj. Fishta etj. Lirika e dashurisë u shndërrua në një nga gurët e çmuar të poezisë lirike të gjysmës së parë të shekullit XX. Edhe këtu spikati lirika e “poetit të dashurisë”, siç u mbiquajt L. Poradeci me dy vëllimet e tij poetike, “Vallja e yjve” (1933) dhe “Ylli i zemrës” (1937). Por edhe të tjerë poetë spikatën në lëvrimin e kësaj lloj poezie, si Ali Asllani etj. Poezia e viteve 30-40 shënoi gjithashtu një moment të rëndësishëm, angazhimin e saj në tematika shoqërore. Poezia e Migjenit, ku bën pjesë edhe vëllimi i tij “Vargjet e lira” (1944), ishte një nga shembujt më domethënës të kësaj prirjeje, e cila u vu re, sidomos, në një brez poetësh të rinj, që në historinë tonë letrare janë pagëzuar si “brezi letrar i viteve ‘30” (ku bënin pjesë edhe poetë të tjerë, si: Gaspër Pali, Dhimitër Shuteriqi, Nexhat Hakiu, Petro Marko etj.).Një vepër që mbetet përfaqësuese për letërsinë shqipe të kësaj kohe do të ishte pa dyshim, poema epike “Lahuta e Malcis” (1937) e Gjergj Fishtës. E nisur të botohej qysh në vitin 1905, kjo poemë u punua prej autorit përgjatë më se 30 vitesh, derisa mori atë trajtën e saj përfundimtare, si një poemë epike me 30 këngë e me gati 16 mijë vargje, ku përmasa historike (ngjarje të fundit të shekullit XIX deri në Konferencën e Londrës, 1912) dhe ajo mitike (zanat e orët, kuçedrat e dragonjtë) janë në një harmoni artistike të pazakontë.Proza e shkurtër tregimtare është një nga ato zhanre që mund të shihen si pararojë e zhvillimit letrar të kësaj periudhe. E nisur me disa sprova në shekullin XIX, në vitet 20 të shekullit XX, në prozën tregimtare u shfaqën krijime të rëndësishme, siç ishin prozat e Faik Konicës: “Një ambasadë e zulluve në Paris” (1922) dhe “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit” (1924). Por prozatorët që duket se e futën përfundimisht prozën shqipe në rrugën e modernitetit janë: Ernest Koliqi me novelat e tij (“Hija e maleve”, 1929 dhe “Tregtar flamujsh”, 1935) dhe Mitrush Kuteli me rrëfimet e rrëfenjat e tij (“Netë shqiptare”, 1938; “Ago Jakupi e të tjera rrëfime”, 1943; “Kapllan Aga i Shaban Shpatës”, 1944). Migjeni, me skicat dhe me novelat e tij, e shkroi emrin e vet në faqet më të spikatura edhe të prozës shqipe. Për t’u shënuar është edhe debutimi i një prozatoreje, Musine Kokalarit, me vëllimin e saj të njohur me tregime “Siç më thoshte nënua plakë ...” (1941).Lindja dhe zhvillimi i romanit është konsideruar si shenjë e pjekurisë së një letërsie. Prandaj edhe lindja dhe zhvillimi i romanit shqiptar në vitet 1900-1944 ishte një tregues i rëndësishëm dhe një ngjarje me shumë vlera për letërsinë shqipe. Që nga romanet e para të Dom Ndoc Nikajt (“Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun”, 1913 dhe “Shkodra e rrethueme”, 1913) e deri te romanet e Haki Stërmillit (“Sikur t’isha djalë”, 1936), Sterio Spasses (“Pse?”, 1935 dhe “Afërdita”, 1944), Mustafa Greblleshit (“Gremina e dashurisë”, 1943), është një rrugë e gjatë dhe e  Petro Marko Shtatorja e Mitrush Kutelit, Pogradec80
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86