Page 83 - Demo
P. 83


                                    mbushur me një listë të gjatë veprash. Por mes tyre, ka edhe nga ato vepra që nuk mundën t’i rezistojnë kohës. Kjo për shkak të nivelit të ulët të cilësisë artistike të tyre, të stilit përgjithësisht të rrafshët, si dhe për shkaqe të tjera sa letrare, aq edhe joletrare. Edhe romanet e veçuara më sipër vuajnë nga mangësi e nga mosarritje, që dalin më në pah, sidomos, nëse e shohim romanin shqiptar të kësaj periudhe në përqasje me romanin në nivel evropian e më gjerë. Mjaft prej këtyre romaneve bartin shenja të shfaqjeve të notave të theksuara sentimentaliste, duke u prezantuar si histori të “dashurive të pamundura”, si “lëngata e lektisje për shkak të dashurisë së ndaluar”, me vetëvrasje e vdekje. Të gjitha këto shfaqen në një mënyrë anakronike, pasi sentimentalizmit i kishte kaluar koha prej dy shekujsh. Sidoqoftë, është për t’u shënuar si një arritje e letërsisë shqipe të kësaj periudhe lëvrimi i romanit në gjuhën shqipe. Veprat romanore të kësaj kohe, sigurisht që do të kenë ndikimin e vet për zhvillimin e mëtejshëm të këtij zhanri letrar.Teksti dramatik, si një gjini që është fort e lidhur edhe me zhvillimin e teatrit dhe të artit skenik, ishte gjithashtu një zhanër që mori zhvillim gjatë kësaj periudhe. Fan S. Noli e nisi rrugëtimin e tij letrar pikërisht me një dramë, “Izraelitë e Filistinë” (1907). Të tjerë autorë të rëndësishëm e shënuan emrin e tyre në historinë e zhvillimit të dramës shqipe. Gjergj Fishta ishte njëri prej tyre, me një sërë tekstesh dramatike, ku shquajnë tragjedia “Juda Makabé” (1914), drama lirike “Jerina ose mbretnesha e luleve” (1941) etj. Kristo Floqi shkroi dramat “Fe dhe kombësi” (1914), “Karlo Topija” (1923) dhe “Triumfi i lirisë” (1938). Kurse një tjetër autor, Ethem Haxhiademi, e lidhi jetën e tij krijuese me dramën, duke shkruar shtatë tekste dramatike (tragjedi) me subjekte nga historia e lashtë dhe e mesjetës (“Pirroja”, “Aleksandri”, “Skënderbeu”), nga mitologjia antike (“Akili”, “Diomedi”, “Uliksi”) dhe nga bibla (“Abeli dhe Kaini”).  MigjeniKontributi i revistës “Albania” të Konicës në botën shqiptareE çelur së pari nga Faik Konica, rruga e kritikës letrare eci paralelisht me zhvillimet e vetë letërsisë shqipe. Revista “Albania”, e themeluar nga Konica në vitin 1897, u botua për 14 vite me radhë, fillimisht në Bruksel e më pas në Londër dhe u bë tribunë e botimit të shumë shkrimeve, jo vetëm letrare, por edhe politike, historike, kulturore etj. Revista “Albania” u shndërrua në një enciklopedi të shqiptarëve dhe luajti një rol të pazëvendësueshëm në lëvizjen tonë kombëtare. Në këtë revistë, Faik Konica nisi gjithashtu një traditë të botimit të teksteve kritike mbi veprat e letërsisë shqiptare që ishin krijuar deri atëherë apo që u krijuan më pas. Pas Faik Konicës, këtë veprimtari jetike për fatet e një letërsie e zhvilluan edhe kritikë të tjerë letrarë të kësaj periudhe. Më të spikaturit ndër ta qenë edhe Mitrush Kuteli, F. Noli, Ernest Koliqi, Krist Maloki, Arshi Pipa etj.Si përfundim, mund të pohojmë se periudha letrare e gjysmës së parë të shekullit XX, ka qenë një nga periudhat me zhvillimet më të gjalla, më të larmishme, më aktive e më dinamike, por edhe më cilësore të letërsisë shqipe, qoftë në raport me letërsinë pararendëse të Rilindjes Kombëtare (shekulli XIX), qoftë edhe krahasuar me atë pasardhëse, që u zhvillua në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore (1945-1990). 81
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87